Të dhëna mbi projektin
-
Studio
LSN Architects
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Ekipi
LSN architects
Përshkrimi
Rezidenca XK 03 IA është një ndërhyrje në një zonë të re të banimit kolektiv me mundësi të shumta të zhvillimit të një kualiteti të mirëfilltë të të jetuarit. Është i rrethuar me parkun e qytetit dhe me një infrastrukturë mjaft të kompletuar duke shfrytëzuar planifikimin urban i cili ka ndodhur në Gjakovë qysh në vitet e 80-ta.
Është një vepër e cila lidhet dhe me origjinën e autorit dhe njëkohësisht reflekton më së miri gjuhën me të cilën ai komunikon me masën. Krijimi i një simbioze mes banimit kolektiv dhe individual i cili e rrethon zonën, ka qenë një pikënisje e cila më vonë është transformuar në një mundësi të zhvillimit të një kualiteti të mirëfilltë të të jetuarit.
Konteksti urban ka qenë një pikë e fortë e trajtimit të këtij projekti. Meqënëse kjo zonë është mikse në kuptimin e përmbatjeve që ka, planet të cilat janë miratuar e kthejnë në zonë të banimit të mesëm meqë ne jemi të detyruar të ndërhyjmë në të kundër rregullave akutale të miratuara. Materialet e përdorura si dhe gjuha arkitektonike e cila barte me vete këtë projekt tentojne që të rrespektojnë në masë të madhe zhvillimet tradicionale që kanë ndodhur në kuadër të një qyteti industrial siç është dhe Gjakova. Projekti në vetvete ka mision që të jetë referencë e zhvillimeve të reja të qytetit dhe jo vetëm. Objekti duhet të 'flasë' me përdoruesit në aspektin e kualitet të të jetuarit në këto prototipe të konteksteve urbane.
Vendndodhja
Gjakova, Kosovo