Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Pse unë zgjedh arkitekturën si profesionin tim të së ardhmes

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Pse unë zgjedh arkitekturën si profesionin tim të së ardhmes

     

    Unë jam një adoleshente që së shpejti do të jem studente në njërin prej fakulteteve të Republikës së Shqipërisë. Siç e dimë ky është një nga vendimet më themelorë sa i përket jetës sonë, prandaj duhet shumë kujdes kur të vendosim cili do të jetë profesioni ynë i së ardhmes.

    Unë i kam idetë e qarta se cili do jetë ai, prandaj do kisha dëshirë të ndaja arsyet me ju. Dega ime e preferuar për universitet është arkitektura, më poshtë do të listoj arsyet se pse unë kam zgjedhur që të bëhem një arkitekte.

     Disa arsye janë:

    -Më pëlqen arti dhe e bukura

    Gjithmonë kam qenë një fëmijë që jam tërhequr nga ndërtesat e bukura, veprat e artit, piktura të ndryshme, me pak fjalë gjithçka që përkufizohet art.

     

    -Më pëlqen të jem në kontakt me njerëz të ndryshëm

    Ku ka më mire se sa të njohësh njerëz të rinj e të kesh mundësinë të punosh me ta. Arkitektura të mundëson një bashkëveprim të vazhdueshëm me klientë të ndryshëm që në fund ëndrra e tyre të bëhet realitet.

     

    -Më pëlqejnë sfidat

    Arkitektura si profesion ka vështirësitë dhe sfidat e veta, sepse të arrish të realizosh një punë sa më të mire, inovative dhe të kënaqësh klientin kërkon shumë punë dhe përkushtim, duke pasur parasysh që çdo klient ka kërkesa të veçanta dhe buxheti mund të jetë I kufizuar.

     

    -Risitë më të fundit të të gjitha fushave janë te disponueshme për mua, që në fund të ditës të realizoj një projekt sa më perfekt

    Sado e mire të jetë idea jote pa pasur materialet, objektet dhe teknologjinë  më të fundit, projekti yt mund të dështojë duke lënë një klient të pakënaqur.

     

    -E shoh si një profesion me shumë premisa për të ardhmen

    Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria është akoma një vend në zhvillim e sipër    më jep  sigurinë e një profesioni që do të ketë treg pune dhe pas disa vitesh.

     

    -Profesion jo monoton

    Duke qenë se do të merresh gjithmonë me projekte të ndryshme dhe klientë të rinj, të largon pjesën e të qenurit një profesion monoton dhe I “lodhshëm’’.

     

    -Një rrugë shumë e mirë për të realizuar ëndrrën time

    Ashtu si çdo fëmijë dhe unë ëndërroja se si do të ishte shtëpia ime kur të rritesha, duke u bërë arkitekte do mund të realizoj jo vetëm ëndrrën time por dhe atë të shumë njerëzve të tjerë.

     

    -Më pëlqen fakti që do të realizoj dhe skicoj projekte të ndryshme, sepse e shoh si një formë të mirë antistresi

    Gjithmonë kur ndihem e stresuar, skicoj diçka nderkohë që po dëgjoj një muzikë të mirë, gjë që më bën të ndihem me të vërtetë mire.

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link