Rino Levi lindi më 31 dhjetor 1901, nga dy prindër italo-hebrenj në San Paolo, Brazil. Ai ndoqi Kolegjin Dante Alighieri në San Paolo dhe më pas vendosi të kthehej në Itali për të studiuar në qytetin e Milanos, në vitin 1921. Pas tre vitesh studimi atje u zhvendos në qytetin e Romës (1924) dhe u regjistrua në Shkollën e Arkitekturës . Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për arkitektin pasi atje ai takon Adalberto Liberen dhe Marcello Piacentini. Dy nga njerëzit që patën ndikimin më të madh në formimin e Levi-t si arkitekt. Ai punoi për ca kohë në zyrën e tyre të projektimit.
Në 1926 Rino Levi vendosi të kthehej në vendin e lindjes dhe punoi atje për një vit në Kompaninë e Ndërtimit Santos. Në vitin 1927 ai punoi si një arkitekt i pavarur dhe themeloi zyrën e ''Rino Levi Architects''. Puna e tij e parë e madhe ishte Godina e Columbus në 1932. Kjo ndërtesë ishte kompleksi i parë i apartamenteve në metropol, i shkatërruar në 1971.
Columbus building, Sao Paolo 1932
Projekti Pallati Cine Ufa (1936) ishte një model për projektet e kinemave të tjera: Cine Universe (1936), Cine Art-Palace Recife (1937), Cine Ipiranga (1943) dhe Artet e Kulturës së Teatrit (1942).
Building Cine Ufa on Saint John Avenue
Këto ndërtesa racionaliste kanë vëllime të thjeshta, me strukturë të dukshme.
Rino Levi mori pjesë në formimin dhe ndërtimin e Institutit të Arkitektëve të Brazilit dhe ishte një anëtar aktiv.
Disa projekte të rëndësishme:
Edificio Sul-Americano, 1961
Hotel Excelsior, 1943
Teatro Cultura Artistica, 1947
Casa de Olivio Gomes
Referuar Architectuul