Të dhëna mbi projektin
-
Studio
BGStudio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Besnik Grainca
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
-
Sipërfaqja
400 m2
-
Kate
2
-
Photography
Agon Nimani
Përshkrimi
Qëllimi i konceptit të projektit Selia Qendrore MALAJ-A ishte krijimi i një ndërtese si pikë referimi në këtë zonë industriale.
Organizuar si një kub me strukturë betoni, i mbuluar me xham në tre anët e ndërtesës, i ndarë nga një atrium si një bërthamë e ndërtesës, si dhe zgjidhje me efikasitet energjetik duke lënë rrjedhjen e ajrit në mënyrë që të ketë një ventilim natyral.
Qëllimi kryesor ishte krijimi i një vendi pune inspirues dhe të shëndetshëm duke harmonizuar botën virtuale, sociale dhe fizike. Në projekt u implementua dizajni biofilik, i cili përfshin materiale të tilla si travertina tek shkallët, mure të mbuluara në panele druri, mermer në tualete dhe elementë të tjerë të drurit që përdoren në mobilje, si dhe bimë të ndryshme.
Forma romboide e strukturës së dritareve shtrihet në lartësinë dysheme- tavan, duke mundësuar shumë dritë natyrale.
Koncepti i brendshëm bazohet në parime ku hapësirat e punës ofrojnë një lidhje të fortë me punonjësit e saj, duke përdorur xham për të ndarë hapësirat e punës në mënyrë që të maksimizohet qasja në dritën dhe kontaktin vizual, apo duke zbuluar ndërveprimin midis njerëzve dhe hapësirave, si dhe nevojat e tyre në kontrast me strukturat e mbyllura industriale të lagjes përreth.
Vendndodhja
Durrës, Albania