Të dhëna mbi projektin
-
Studio
studio aledolci&co
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
140 m2
-
Kate
1
-
Photography
Armand Habazaj
Përshkrimi
“Jashtë standardeve, në zonën e komfortit.”
I vendosur në një nga zonat qendrore të Tiranës, ish-Blloku, apartamenti merr pjesë në evolucionin aktual të qytetit, duke mundësuar një vendbanim në katin e pestë me pamje mahnitëse nga kryeqyteti në zhvillim.
Dritaret e mëdha prej xhami ftojnë brenda peizazhin urban që kombinohet me materiale si mermeri. Mermeri me shkëlqim natyral i përdorur në zemër të hapësirës me shumë qëllime pasqyron dritën intensive të Tiranës, ndërsa gjatë natës integrohet me ndriçimin e butë të brendshëm dhe dritaret e xhamit kthehen në një ekran që shfaq horizontin e qytetit.
Elementet klasike të dizajnit modern (karriget e Barcelonës dhe karrigia FLW, karrigia Le Corbusier) dhe mobiljet me porosi, si tavolina e kafes prej çeliku “të krehur”, e bëjnë ambientin të veçantë.
Një interier i pasur dhe i ekuilibruar, një klient i pasionuar dhe një vendndodhje kryesore përbëjnë një profil apartamenti me emocione dhe karakter.
Paleta është e thjeshtë, prej druri dhe mermeri natyral, çelik i krehur dhe letër murale me teksturë që krijon imazhe në hapësirë dhe lejon që imagjinata të udhëtojë.
Ndriçimi mundësohet kryesisht nga spotet e dritave, të cilat mund të oriontohen dhe rregullohen në intensitet duke siguruar një sërë opsionesh. Çdo zonë theksohet nga një ose më shumë elemente rrethore ndriçimi që përforcojnë dhe stabilizojnë atmosferën. Në të njëjtën kohë, drita indirekte del nga çarjet në tavan dhe përcakton zonat e ndara që simulojnë rrezet natyrore të dritës.
Teknologjia e integruar në shtëpi dhe absorbimi e zërit janë studiuar me kujdes për të ofruar një ndjenjë unike të mbrojtjes, stabilitetit dhe “jetesës së lehtë”.
“Edhe pse shtëpia do të përdoret vetëm disa muaj në vit, pasi vendbanimi ynë kryesor është jashtë vendit, ne kemi nevojë që sa herë që të kthehemi të ndihemi si në shtëpinë tonë”, ka thënë klienti.
Të jetosh në një vend vetëm disa muaj gjatë vitit krijon nevojën për zona të ndara qartë që mund të jenë gjithashtu plotësisht të pavarura. Kjo ndodh edhe te ky apartament në Bllok të realizuar nga Aledolci&Co. Zona e hyrjes ofron mjaft hapësirë për magazinim në volumin e kalakatës dhe kubit të qelqit për qëndrime të shkurtra dhe zbrazje të valixheve.
Nga njëra anë, një hapësirë e madhe e hapur me oxhak me tre pamje dhe nga ana tjetër një derë rrëshqitëse prej druri fsheh pjesën private të banesës të izoluar plotësisht, ku dhoma e gjumit dhe ajo e zhveshjes janë të ndara nga vëllimi i banjës.
Vendndodhja
Italy