Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Martini design studio
-
Arkitekti
Ingrid Martini
-
Tipologjia
Cultural
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Kate
1
-
Photography
Armand Habazaj
Përshkrimi
Përshkrim nga Martini Design Studio mbi projektin Libraria Bookland. Sfidën për të dizajnuar një librari, e pranova me shumë kënaqësi. Një tipologji kaq e rrallë interieri, e më tepër në një vit të çuditshem si ky, nuk vjen shumë shpesh. Ndaj e pranova me shumë qejf.
Mbi të gjitha, jo vetëm që rastisi të jetë një tipologji shumë e veçantë interieri, por edhe vetë struktura e ambientit ishte shumë e pazakontë. Planimetria ka një formë atipike, nuk i ka as dy prej mureve kënddrejtë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që ka një mega vetratë të orientuar në jug-perëndim dhe që e bën praktikisht të lundrojë në dritë.
Prezenca e dy kolonave konstruktive, të dyja në mës të hapësirës, ishte një disavantazh që u përpoqëm ta kthejmë në leitmotif të interierit. Forma e tyre rrethore frymëzoi edhe harqet mbi dhe poshtë rafteve të librave.
Paleta e ngjyrave që Martini Design Studio zgjodhi të përdorë te libraria Bookland është një kombinim i tre nuancave pastel të së verdhës, kaltrës dhe rozës.
Plani i shfrytëzimit të librarisë është konceptuar i tillë që të përfshijë edhe disa kënde për qëndrimin ulur, për të rritur dhe fëmijë. Pra, është një koncept bookstore, i ndryshëm nga libraritë tipike të qytetit tonë, ku jo vetëm mund të shëtisësh ndër rafte dhe të shfletosh, por edhe të ulesh e të lexosh me qetësi nëse ke dëshirë apo dhe të vizatosh.
Përtej vetratës së stërmadhe ndodhet një verandë e bollshme, e gjelbëruar dhe e ndriçuar, ku mundet gjithashtu të ulesh të shfletosh dhe ta shoqërosh leximin me një filxhan çaj apo kafe.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania