Të dhëna mbi projektin
-
Studio
LAAGO Architects
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
690 m2
-
Kate
1
-
Photography
Besart Cani
-
Ekipi
Larisa Agovi, Ingrid Jokiçi, Doris Dedo
Përshkrimi
E vendosur në qendër të qytetit të Tiranës, pranë sheshit “Nënë Tereza”, në ambientet e dedikuara për zyra dhe biznese të stadiumit “Air Albania”, zyrat e Top Albania Radio përbëjnë një hapësirë dinamike dhe shumëngjyreshe prej 690 metrash katrorë.
Koncepti planimetrik i këtyre hapësirave bazohet në një skemë klasike të zhvillimit funksional të hapësirave të tilla, me një korridor qendror që ushqen me fluks lëvizjeje të gjitha ambientet e radios. Por duke marrë parasysh funksionin bazë të zyrave të radios, pra, ndërlidhjen e fortë me muzikën dhe artin, prekja artistike ndërhyn edhe në konceptin planimetrik, duke e transformuar skemen tipike me një korridor qendror, nga një formë lineare gjatësore, në një korridor më një siluetë të thyer dhe gjarpërushe, e cila i jep më shumë liri dhe kreativitet planimetrisë.
Kjo lirshmëri planimetrike reflektohet dhe në linjat e thyera, zigzage të ndriçuesve linear të cilët kthehen në një element dallues të interierit.
Ndikuar nga funksioni dhe filozofia e punës në zyrat e Top Albania Radios, ky interier reflekton gjithashtu cilësitë e një hapësire pune: kreative, frymëzuese dhe të rehatshme. Ku dominojne larmia e ngjyrave të forta, grafitëve dhe shkrimeve të cilat orientojnë drejt funksioneve të ndryshme, dhe zbusin formalitetin e nje zyre klasike.
Duke perceptuar interierin, vihen re gjithashtu detaje që evokojnë shpesh situata urbane si: tabela, grafite, thyerje dhe skuta volumesh, duke krijuar ndjesinë e një hapësire sa intime dhe të rehatshme, aq edhe sociale dhe urbane.
Zyrat e Top Albania Radio ngelen një projekt dinamik, që mbart një dualitet identifikues, si një qëllim për të shprehur të gjitha vlerat dhe energjinë krijuese të një prej mediave simbol në Shqipëri.
Vendndodhja
Tirana, Albania