Të dhëna mbi projektin
-
Statusi
Completed
Përshkrimi
Situata
Si e imagjinoni një ndërtesë zyrash? Cilat janë nevojat e njerëzve që punojnë në një ambient të hapur pune? Pyetje të tilla marrin përgjigje arkitekturore me anë të SPACES Theanous në Petralona, Athinë.
Zgjidhja
Në një zonë me densitet të lartë popullsie, sfida më e madhe për një ndërtesë, që ishte dizenjuar për zyra me qera, ishte krijimi i hapësirave, që do të konstruktoheshin në një mënyrë të zgjuar, për të minimizuar humbjen e disa metrave katrorë dhe në të njëjtën kohë do të ofronte një atmosferë të këndshme për të punuar. Aksionet e tij ishin të larta për barespace, zyra arkitektonike përgjegjëse për kërkimin dhe hartimin e këtij projekti të ri, i cili duhet të krijojë një ndërtesë shembull për karakterin e saj qe ka brenda mjedisit urban.
E kaluara e ndërtesës është industriale, e përdorur si një fabrikë për prodhimin e atleteve sportive. Dizajni modern lidh të shkuarën me të tashmen, duke rritur estetikën moderne që i shërben nevojave të zyrave, hapësirave të punës dhe sallave të mbledhjeve. Vizioni i Barespace është të mirëmbajë hapësirat e mëdha, kështu që përdorimi i kornizave prej alumini me pamje industriale që i ngjajnë kornizave të çelikut të së kaluarës është në përputhje me propozimin e dizajnit. E njëjta gjë ndodhi me fasadën, duke ruajtur pamjen fillestare industriale, ndërsa procesi i veshjes ndihmoi për të arritur nivele më të larta të izolimit termik
Stili i ambientit të brendshëm është minimal dhe drita natyrale shpërndahet kudo. Tubat e mëdhenj të dukshëm të ventilimit na kujtojnë të kaluarën industriale dhe sigurojnë një element modern. Muret janë kryesisht të bardha me shënime në ngjyrë ulliri, ndërsa në hapësirat e përbashkëta gjejmë sipërfaqe prej druri.
SPACES Theanous është një projekt modern, ku në zemër është antropocentrik. Hapësirat e mëdha, drita natyrale dhe estetika industriale, janë elementët kryesore, të cilat shkojnë dorë për dore me trendet arkitekturore të botës moderne, por gjithashtu lidhen me të shkuarën e tij.
Vendndodhja
Athens, Attica, Greece