Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Tharm Architects
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Kate
2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Shtëpia Triptik ndodhet në qytetin e Lezhës. Objekti është i zhvilluar në dy nivele mbi tokë me një kat bodrum, në një shesh relativisht të rrafshët me një pendencë të lehtë.
Sheshi në të cilin zhvillohet objekti vjen me një formë të ngushtë gjatësore me drejtim veri-jug.
Të ndikuar nga forma e sheshit dhe nga treguesit teknik të distancave, ndërtesa zhvillohet si volum i ngushtë linear. Duke u tërhequr thuajse në fund të pronës, në hyrje të banesës krijohet një oborr i gjatë ftues, duke lënë vend për një oborr më të vogël te pasem në veri, i cili sherben si hyrje ne garazhin ekzistues.
Gjuha arkitektonike e vilës së banimit karakterizohet nga forma të rregullta perpendikulare.
Në kontrast me objektin, dizajni i peizazhit është konceptuar me forma organike, mënyra e lëvizjes e të cilit është e lirë. Pavarësisht stilit të lirë të peizazhit, aksi hyrës veri-jug është lehtësisht i dukshëm, i cili vjen duke u zbutur përgjatë hyrjes së banesës.
Programi funksional organizohet në një objekt të mbledhur.
Në nivelin e katit përdhe, ambientet e kuzhinës dhe sallonit të ditës janë të vendosura në një hapësirë open space të orientuar për nga jug-lindja. Ato diferencohen nëpërmjet një shkallëzimi të lehtë nivelesh.
Gjithashtu, në katin përdhe gjendet një tualet dhe një dhomë gjumi me orientim lindje dhe veri, e cila ka kontakt me oborrin e pasmë.
Në katin e parë gjenden tri dhoma të tjera të bollshme gjumi, që përmbajnë hapësira ndihmëse sipas kërkesave specifike të klientit.
Për të shmangur ndjenjën masive që mund të krijohet nga forma kompakte e banesës, objekti pëson thyerje në volume më të vogla, duke na lejuar krijimin e hapjeve te vetratave per te ndricuar hapesirat e brendhsme. Në faqen lindore, ndërtesa është ndarë në tri volume të barabarta përgjatë aksit gjatësor. Një veprim i tillë shmang efektin monoton që mund të japë një volum i gjatë.
Në aspektin planimetrik, këto tri thyerje në katin përdhe i përgjigjen trinomit të funksioneve: ndenje – ngrënie – zonë gjumi.
Ndërkohë në katin e parë në këto tre volume përmbajnë dy dhoma gjumi dhe një ambient privat qëndrimi. Ngjyra dhe materialet të thjeshta të zgjedhura vënë në pah volumetrinë e pastër të objektit.
Vendndodhja
Lezhë, Albania