Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Selection by Arjon: Ku Cilësia dhe Dizajni takohen

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Selection by Arjon: Ku Cilësia dhe Dizajni takohen

    Në botën e projektimit të hapësirave të brendshme çdo zgjedhje përbën një hap drejt krijimit të një mjedisi që shpreh stilin, cilësinë dhe vizionin e përdoruesve. Interieri nuk është thjesht një aspekt estetik, por një udhërrëfyes i cilësisë dhe shpirtit të një hapësire.

    selection-by-arjon-bathroom-pikark-marriott-hotel-design

    Krijimi i një ambienti të përsosur kërkon një përzgjedhje të kujdesshme të mobiljeve, materialeve, pajisjeve dhe finiturave. Përgjatë projektimit, bashkëpunimi dhe përzgjedhja e partnerëve të besueshëm janë tejet të rëndësishme për arkitektët dhe studiot e projektimit. Ky është momenti kur Selection by Arjon vjen në ndihmë, duke ofruar një portofol të zgjeruar të produkteve të dizajnit dhe shërbimeve të cilësisë.

    Nisur si një ide në vitin 2014, Selection by Arjon ka arritur të bëhet një referencë në tregun e interierit. Me një përvojë gati 10-vjeçare, kjo kompani e ka vendosur themelin e biznesit të saj në tre pika: dizajn, cilësi dhe shërbim të përkushtuar. Brandet botërore të cilësisë si  Listone Giordano, Fratelli Frattini, Apavisa, Dornbracht dhe TOTO  janë pjesë e portofolit të saj, duke garantuar përsosmërinë në secilën zgjedhje.

     

    Listone Giordano, një sinonim i përsosmërisë në dyshemet e drurit dhe inovacionet e Dornbracht dhe Fratelli Frattini në fushën e aksesoreve dhe rubineteve, janë vetëm disa nga zgjedhjet e vlerësuara nga Selection by Arjon. Për këtë kompani, përsosmëria është qëllimi kryesor dhe çdo produkt shquhet për cilësinë e tij, duke lartësuar kështu secilin projekt.

    Selection by Arjon nuk ofron thjesht produkte, por një gamë të plotë të mundësive për realizimin e projekteve tuaja sipas dëshirave dhe kërkesave. Përmbajtja e larmishme përfshin:

    • Pllakat dhe parketet,
    • Rubineteri dhe pajisje hidrosanitare
    • Materiale ndërtimi,
    • Veshjet për fasada të ventiluara,
    • Vaska, jacuzzi, sauna, hammam, mozaikun,
    • Pllakat për pishina dhe ambientet e jashtme,
    • si dhe mobiljet për tualete, kabinat e dushit, pasqyrat dhe aksesoret.

    ARENA CASINO

     

    Për klientët e Selection by Arjon, çdo zgjedhje do të përfaqësojë një hap drejt përsosmërisë dhe komoditetit. Mariot Hotel vjen si një nga bashkëpunimet më të suksesshme, ku Selection by Arjon ka kontribuar si me shtrimin me parketin inxhinierik nga Giordano Listone por dhe kurimin e hapësirave publike janë me produket nga TOTO dhe Dornbracht, duke krijuar ambient të ngrohtë dhe të përsosur për vizitorët.

    Ambientet e jashtme, si vijim i atyre të brendshme, janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e produkteve të Selection by Arjon. Parketet cilësore dhe teknologjia inovatore e Deco Decking sjellin ngrohtësi dhe rezistencë për shtrimin e hapësirave jashtme.

    Pishinat, një element i rëndësishëm në dizajnin e vilave dhe hoteleve, gjithashtu kanë një vend të veçantë në portofolin e Selection by Arjon. Pllakat e përzgjedhura me kujdes ofrojnë teksturë, funksionalitet dhe rezistencë të përsosur për pishinat e brendshme dhe ato të jashtme.

    Për ata që dëshirojnë të eksplorojnë dhe të shijojnë mundësitë e zgjedhjeve të cilësisë dhe dizajnit, Selection by Arjon ju mirëpret në showroom-in e tyre te Arena, në Stadiumin Air Albania. Ky është vendi ku cilësia dhe dizajni takohen për të krijuar projekte të paharrueshme.

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link