Identifikohu ose Regjistrohu
3
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Qilimi Shqiptar

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Casanova + Hernandez Architects

    • Faqja e Studio

      http://www.casanova-hernandez.com/

    • Tipologjia

      Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    • Sipërfaqja

      30000 m²

    • Photography

      Ergys Zhabjaku, Jesus Hernandez Mayor, Orestia Kapidani

    Përshkrimi

    Shiroka është një fshat peshkimi i vendosur në brigjet e Liqenit të Shkodrës, afër kufirit me Malin e Zi. Banorët e tij kanë jetuar për shekuj me radhë buzë liqenit, burra që peshkonin me barka të vogla dhe gra që kujdeseshin për bahçet dhe endnin qilima me dorë. Rrëzimi i regjimit komunist, që kishte privuar qytetarët për të përjetuar aktivitetet tradicionale "private", solli mosbesim në sferën publike, i cili çoi në një periudhë të karakterizuar nga okupimi i pakontrolluar dhe privatizimi i hapësirës publike. Si rezultat, hapësira publike e bregut të liqenit të Shkodrës u pushtua me ndërtime të paligjshme si shtëpi private, restorante, zona private parkimi dhe kioska. "Qilimi Shqiptar" i ktheu mbrapsht ujrat qytetarëve duke prishur ndërtimet pa leje, duke hapur pamjet mbi liqen dhe duke krijuar një hapësirë ​​të gjallë publike me karakter shtëpiak.

     

     

    Projekti "Qilimi Shqiptar" jo vetëm që synon të rikuperojë fizikisht dhe funksionalisht bregun e liqenit të Shirokës, por edhe të rindërtojë ndjenjën e përkatësisë dhe lidhjes me hapësirën publike, e cila është konceptuar si një shtëpi e madhe e bërë nga dhoma të ndryshme të hapura të frymëzuara nga dhoma tradicionale shqiptare (ODA), që karakterizohet nga një stol i gjatë, i ulët në formë U, ku anëtarët e familjes ulen, shtrihen dhe madje flenë. Këto dhoma hapin pamjet mbi liqen dhe stimulojnë bashkëveprimin e qytetarëve me përdorime të ndryshme të tilla si shesh lojërash, “dhomë” pikniku, sallon, amfiteatër dhe “dhoma” e peshkatarit.

     

     

    Ana e brendshme e dhomave në formë U është introverte dhe e bërë prej druri ndërsa pjesa e jashtme është prej guri dhe formon shkallët për ulje që transformojnë sheshin qendror në një teatër të improvizuar. Trotuarët, stolat dhe shkallët janë të mbuluara me gurë graniti bardh e zi duke ndjekur modelin tradicional të qilimave shqiptarë, i cili siguron një identitet unik dhe të brendshëm për hapësirën publike.

    Pemët e mëdha ekzistuese ruhen dhe integrohen në projektin e sheshit. Pemë të reja të vogla janë mbjellë në dhomat e hapura për të siguruar hije në zonat e uljes dhe të lojërave. Qendra e sheshit është mbajtur pa pemë dhe elemente urbane për të organizuar ngjarje publike.

     

    Autori
    Anita Tare
    Vendndodhja

    Shkodër, Shkodër, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar Qilimi Shqiptar

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link