Një e ardhme e qëndrueshme kërkon integrimin e praktikave të qëndrueshme në të gjithë procesin e prodhimit. Duke qenë një kompani e integruar vertikalisht, kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e Alumil, ku qëndrueshmëria ka një rëndësi të madhe. Që në vitin 2007, kompania filloi programin "Green ALUMIL" për të zhvilluar një filozofi biznesi "të gjelbër" që do të përfshinte mbrojtjen e mjedisit si një parametër kryesor të operacioneve të tyrë të biznesit. Përafërsisht pesë vjet më parë, ishte kjo filozofi që e shtyu Google të zgjidhte Alumil për të instaluar 3,500 dritare në zyrat e tyre në New York. Ky projekt ishte paraprirë nga një analizë e plotë e gjurmës mjedisore dhe performancës së izolimit termik të prodhimit të dritareve Alumil, pasi gjiganti i teknologjisë amerikane synonte të merrte certifikim për ndërtesën e zyrave të tij sipas standardeve të ndërtimit të qëndrueshëm të pranuar ndërkombëtarisht, ku gjurma mjedisore e materialeve të përdorura dhe performanca e tyre energjetike luan një rol vendimtar.
Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon ndërtesa të qëndrueshme. Dhe ndërtesat e qëndrueshme kërkojnë materiale "të gjelbërta" me performancë të lartë të energjisë. Ndërtesa e qëndrueshme është një nga aspektet më të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mund të ketë një kontribut vendimtar në përpjekjet ndërkombëtare për të kursyer burime dhe energji, pasi supozohet se ndërtesat zakonisht zënë afërsisht 40% të konsumit total të energjisë në të gjithë botën. Në këtë kontekst, është thelbësore që ndërtesat të përbëhen nga materiale jo toksike dhe të riciklueshme, me procese ndërtimi efikase që minimizojnë konsumin e karburantit dhe energjisë. Ne kemi nevojë për ndërtesa me një jetë të gjatë shërbimi dhe kosto të ulët mirëmbajtjeje që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Alumil është ndër kompanitë e para në Greqi që mbështet promovimin e modelit të "ekonomisë rrethore", një model i ri prodhimi i bazuar në përdorimin e materialeve dhe produkteve në një mënyrë të tillë që të maksimizojë jetën e tyre, ndërsa minimizon shfrytëzimin e burimeve natyrore. "Ekonomia rrethore" është kalimi nga modeli aktual linear i "prodhimit, konsumit dhe asgjësimit" në një model rrethor, ku secili produkt përpunohet në fund të ciklit të tij të jetës me konsum minimal të energjisë, në mënyrë që të mund të përdoret përsëri, mundësisht në një formë tjetër. Sasi të mëdha energjie dhe burimesh natyrore mund të kursehen përmes "ekonomisë rrethore". Dhe kjo është pikërisht ajo ku lënda jonë e parë kryesore, alumini, spikat si një nga materialet më miqësore me mjedisin. Përveç faktit se gjendet me bollëk të madh në natyrë, alumini është një nga të paktët materiale që mund të riciklohen përgjithmonë, duke ruajtur vlerën e tyre origjinale.
Produktet ALUMIL janë zgjedhja ideale për zbatimin e projekteve në përputhje me parimet e Ndërtimit të Qëndrueshëm dhe Arkitekturës Bioklimatike, për ndërtesat e bëra nga materiale miqësore me mjedisin dhe që karakterizohen nga efikasiteti i lartë i energjisë. Projekte të shumta nëpër botë që kanë zgjedhur produktet e Alumil, kanë marrë çertifikata të njohura ndërkombëtarisht për ndërtesa "të gjelbërta", të tilla si LEED, BREEAM etj.
Së fundmi, ALUMIL është konsideruar si një ndër " Kompanitë më të qëndrueshme në Greqi për vitin 2020", në sajë të konsistencës në praktikat e qëndrueshme të korporatës dhe parimeve të një ekonomie rrethore që ajo aplikon. Vlerësimi i Alumil u bazua në qasjen holistike për çështjet në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Çdo faktor që ndikon në vijën e prodhimit të kompanisë u dokumentua: nga përpunimi i lëndës së parë dhe modeli i prodhimit rrethor, te Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit dhe metodat e riciklimit dhe ri-hedhjes së aluminit.