Të dhëna mbi projektin
-
Studio
LSN+Partners
-
Arkitekti
Lulzim Nuza
-
Tipologjia
Industrial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
12000 M2
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Një objekt magazinimi zakonisht nuk trajtohet në shkallë njerëzore si rezultat i funksionit të tij. Duke dashur të ndryshojmë mënyrën se si këto ndërtesa perceptohen, ne u përpoqëm t'i humanizonim, pa rrezikuar funksionalitetin e tyre përmes mënyrës sonë të të menduarit dhe dizajnit. Ky është një projekt në të cilin arkitektura kombinon dhe riformulon vetë gjuhën industriale për të krijuar hapësira të reja për punë dhe aktivitete të tjera të ngjashme.
Këto hapësira janë krijuar për të mundësuar një sërë funksionesh, kështu që lindi nevoja për të krijuar një hapësirë miqësore për punëtorët dhe një hapësirë për t'u aksesuar lehtësisht nga çdo përdorues. Kjo mënyrë fleksibël dizajni thjeshton proçesin e përshtatjes së hapësirës me nevojat e përdoruesve.
Me synimin për të përfituar sa më shumë nga vendodhja, ndërtesat janë në harmoni me mjedisin përreth tyre, duke krijuar një pikë strategjike brenda zonës industriale të Prishtinës, duke krijuar kështu një mjedis disi të larmishëm.
Kompleksi përbëhet nga pesë ndërtesa si katër depo, objekt/magazinë industriale, si dhe hapësira fleksibël me qira për përdorime të ndryshme si: zyrë, magazinë, showroom, qendër tregtare, restorant, kafe-bar, qendër konferencash etj.
Fasada është projektuar në atë mënyrë që të mund të përmbushë nevojat dhe funksionet e ndërtesave në lidhje me izolimin e saj, ku hapjet optimizojnë përdorimin e dritës gjatë gjithë orarit të punës për punonjësit e zyrës, duke mbrojtur sendet e ruajtura nga ekspozimi i tepërt.
Këto ndërtesa u menduan dhe u projektuan për të vendosur standarde të reja për një lloj tipologjie që shpesh anashkalohet.
Vendndodhja
Prishtina, Kosovo