MVM Architecture, Construction and Development është në kërkim të një Arkitekti/e me 5-7 vite përvojë pune. Kandidati/ja që kërkojmë për pozicionin Senior Architect duhet të disponojë aftësi shumë të mira krijuese dhe komunikuese, i/e aftë të punojë dhe të drejtojë grupin e punës gjatë gjithë procesit të projektimit.
Aftësi dhe Kualifikime të Kërkuara:
Diplomë në Arkitekturë dhe mbi 5 vite përvojë pune.
Eksperiencë në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve.
Njohuri shumë të mirë të legjislacionit Shqiptar në fushën e projektimit dhe i/e aftë t'i implementoje këto njohuri në aplikime online, përgatitje dosjesh për dorëzime... etj.
Aftësi në projektim dhe në ofrimin e zgjidhjeve inovative.
I/e aftë në menaxhimin dhe respektimin e afateve
Njohuri të plota mbi projekt-zbatim dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik.
Aftësi në Softuerët e Mëposhtëm: Revit , AutoCAD, Photoshop (përparësi kanë kandidatët me njohuri në InDesign dhe Illustrator)
Softuerë të renderizimit si 3DS Max, Lumion, SketchUp, etj.
Si të Aplikoni:
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë një letër prezantimi dhe një portofol në format PDF (maksimumi 20 MB) në adresën e emailit[email protected], me subjektin: “Pozicioni – Emër Mbiemër”.
Paga do të përcaktohet në bazë të përvojës, edukimit dhe aftësive të dëshmuara.