nga Vanto Home
S’ka asgjë më të bukur se një veshje që të bën të ndihesh mirë dhe mbi të gjitha të dukesh bukur. Avulli Laurastar përkujdeset për pëlhurat e rrobave tuaja dhe ndihmon që të rifitojnë vëllimin e tyre me delikatesë dhe natyrshëm, përfshirë përlhurat më delikate, të tilla si leshi dhe angora. Me një përkujdesje të tillë, ato ruajnë të gjithë bukurinë dhe hijeshinë origjinale me të cilën ju do të dashuroheni menjëherë. Laurastar vjen në tregun shqiptar nga Vanto Home, përfaqësuese ekskluzive, e cila sjell botën e magjishme e markave premium të pajisjeve elektroshtëpiake në Shqipëri dhe përzgjedh me kujdes çdo produkt që përfaqëson një vlerë të shtuar dhe që rrit në mënyrën unike cilësinë e jetës në shtëpitë tuaja.
Materiali i një veshjeje dhe mënyra si përshtatet, si rri në trup, janë detajet që bëjnë diferencën. Dhe pikërisht për t’i shtuar magjinë, Laurastar ka perfeksionuar teknikat që i japin më shumë elegancë pëlhurës së rrobave tuaja: ajrin, avullin dhe nxehtësinë. Njohuritë e jashtëzakonshme, të përqëndruara në lëvizje dhe veprime gjithnjë e më të thjeshta, të kombinuara me një performancë të jashtëzakonshme; avulli Laurastar eliminon rrudhat e rrobave me një lëvizje të vetme.
Laurastar është një markë zvicerane e sistemeve të hekurosjes, e cila që nga themelimi i saj, është përkushtuar për kujdesin ndaj rrobave tuaja dhe mbrojtjen e mjedisit. Pikërisht, kjo është dhe arsyeja pse Laurastar vazhdimisht sjell risi, të cilat ndihmojnë që rrobat tuaja të ruajnë bukurinë, duke i pastruar ato lehtësisht dhe në mënyrë sa më natyrale, falë cilësive higjienike të avullit të saj dhe teknologjisë së sistemeve të hekurosjes. Çdo produkt Laurastar është krijuar për të zgjatur jetëgjatësinë e rrobave tuaja, një angazhim i yni kundër vjetrimit të planifikuar. Sepse jeta nuk është kurrë shumë e bukur.
Nivelet e jashtëzakonshme të performancës së Laurastar, e kanë shndërruar atë në të preferuaren absolute të elitës së stilitëstëve. Këto përfshijnë stilisten e shumëtalentuar dhe moderne, kinezen Guo Pei, e cila u bë e famshme me stilimin e fustanit të Rihanna në “Met Gala” në vitin 2015. E zhvendosur së fundmi në Paris, Guo Pei është shndërruar në një prej personazheve kryesore të elitës botërore të modës. Kërkimet e saj të vazhdueshme për të bukurën dhe përsosmërinë, bënë që ajo të zgjidhte Laurastar për t’i shtuar “prekjen e fundit” krijimeve të saj, para se ato prezantohen për publikun.
Teknologjia Dry Microfine Steam (DMS) e Laurastar higjenizon tekstilet në mënyrë natyrale dhe të qëndrueshme, pa përdorur asnjë produkt kimik. Më shumë se 99.9% e viruseve, baktereve, grimcave të pluhurit, mikrokërpudhave dhe aromave eliminohen në mënyrë efektive. DMS e Laurastar i lë pëlhurat plotësisht të thata, e cila lë shumë pak mundësi për shumimin e mikroorganizmave. Është një mënyrë ideale dhe ekologjike për të mbajtur rrobat e fëmijëve dhe foshnjave (bebeve) tuaja përsosmërisht të pastra dhe pa mikroorganizma.
*sipas testimeve të kryera nga 3 laboratorë të pavarur të certifikuar me standardin ISO 17025
E dinit që viruset, bakteret dhe alergjenët nuk mund të eliminohen duke i larë rrobat në temperatura të ulëta? Fatmirësisht, Laurastar kujdeset dhe ka një zgjidhje ideale për ju. Një studim i kryer nga dy laboratorë të pavarur, demonstroi efektivitetin e avullit higjienik të Laurastar. Falë temperaturës së lartë, aftësisë së tij për të depërtuar në thellësinë e fibrave të pëlhurave dhe fuqisë së tij, avulli higjenik Laurastar pastron në mënyrë efektive, të natyrshme dhe të qëndrueshme rrobat tuaja, dhe sigurisht të gjitha llojet pëlhurave në shtëpinë tuaj.
Për më shumë se 30 vite, maternitetet zvicerane i kanë besuar efikasitetit miqësor dhe mjedisor të avullit. Ata përdorin dhe rekomandojnë sistemet Laurastar për pastrimin dhe hekurosjen e rrobave që përdoren për të porsalindurit.
Produktet Laurastar gjithashtu kanë miratimin "Allergy UK", një certifikim dhe etiketë që lëshohet nga ekpertët dhe profesorët më në zë që certifikojnë efektivitetin e produkteve të markës për njerëzit që janë shumë të ndjeshëm dhe intolerantë ndaj alergjive të ndryshme.
Çdo ditë ekipet e Laurastar punojnë me pasion dhe përkushtim për të kuptuar nevojat tuaja që ndryshojnë vazhdimisht. Ne e dashurojmë përsosmërinë dhe dizajnin, sepse ato na ndihmojnë t'ju shërbejmë më mirë. Në formë, ngjyrë apo ergonomi, të gjitha produktet tona kombinojnë bukurinë me thjeshtësinë dhe efektivitetin. Gjithmonë mund të mbështeteni tek Laurastar, e cila përpiqet vazhdimisht t’ua bëjë jetën më të shëndetshme dhe më të bukur.
Inovacioni gjithmonë ka qenë objektivi kryesor i Laurastar që nga krijimi i saj. Ekipet e studiuesve dhe inxhinierëve gjithmonë ideojnë dhe zhvillojnë produkte të teknologjisë së lartë. Pikërisht, në këtë mënyrë ne kemi revolucionarizuar teknikat e hekurosjes. Sepse Laurastar është gjithmonë shumë para tendencave dhe ideve të momentit, gjithmonë e aftë të parashikojmë dëshirat dhe të përmbushë pritshmëritë tuaja edhe më kërkuese.
Beteja ndaj vjetrimit të planifikuar të produkteve është një çështje respekti për ju dhe për planetin. Mbeturinat janë një problem madhor i ditëve të sotme. Për të ndryshuar gjërat, ne duhet të krijojmë produkte që jetojnë më gjatë. Që nga faza e projektimit paraprak e në vijim, inxhinierët dhe dizenjuesit tanë përpiqen të zhvillojnë produkte cilësorë, të sigurta dhe jetëgjatë, që i nënshtrohen një testimi intensiv, dhe rrjedhimisht ju nuk keni arsye që të konsumoni më shumë nga se është e nevojshme. Produktet Laurastar janë krijuar për t’ju shërbyer ju për të paktën një brez. Dhe për t'ju provuar se ky nuk është një premtim në ajër, por një realitet, Laurastar është e përkushtuar dhe ofron mundësinë e riparimit të produkteve të saj për një periudhë minimumi 10-vjeçare.
Laurastar i kushton një rëndësi shumë të veçantë dizajnit të produktit. Që nga themelimi i saj, dizenjuesit e Laurastar gjithmonë kanë qenë një hap përpara trendeve. Jo vetëm për t'ju sjellë produkte të bukura dhe elegante. Por, gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, për t'ju ofruar ergonominë më të mirë të mundshme dhe për ta bërë jetën tuaj më të thjeshtë e më të bukur. Kërkesa jonë për përsosmëri është shpërblyer rregullisht me çmime ndërkombëtare.
Për të zbukuruar rrobat dhe jetën tuaj të përditshme, Laurastar i qëndron besnik një parimi: gjithmonë përtej pritshmërive maksimale. Ekspertiza zvicerane është një pikë referimi globale si rrjedhojë e kërkimeve të vazhdueshme për arritjen e standardeve më të larta të cilësisë, saktësisë dhe estetikës.
Gjithmonë duke u përpjekur për të arritur përsosmërinë, Laurastar vazhdimisht sjell risi, të cilat zgjerojnë akoma më shumë kufijtë e përsosmërisë dhe zhvillon teknologji të reja ekskluzive. Kjo është arsyeja pse Laurastar ua lehtëson gjërat dhe u mundëson që të arrini rezultate unike që ndryshojnë jetën tuaj të përditshme.
*Produktet e Laurastar i gjeni në showroomet e Vanto Home, partner zyrtar i Laurastar në Shqipëri. Për informacion më të detajuar mund të kontaktoni në numrin +355 67 300 3033 ose në adresën [email protected]