Të dhëna mbi projektin
-
Studio
UDV Architects
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Transport and Infrastructure
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Leonit Ibrahimi
Përshkrimi
Dikur dyer madheshtore drejt lirisë, aeroportet janë shndërruar në zona ku konsumohet mërzi dhe gjendje terrori – ndonëse mbetet intensiteti emocional i nisjes - The Architectural Review
Një aeroport mund të përkufizohet si zona neutrale, e nevojshme për të proçesuar pasagjerët brenda dhe jashtë, në drejtim të një destinacioni të caktuar. Nga ky këndvështrim, aeroporti është ndërtesa e parë dhe e fundit që dikush prek kur viziton ose largohet nga një vend; për ata që udhëtojnë për kohë të lirë, një aeroport është fillimi dhe fundi i pushimeve të tyre dhe si i tillë ka një rol të rëndësishëm në përvojën e një destinacioni.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, i quajtur edhe Aeroporti i Kukësit, është një aeroport rreth 3.5 km në jug të Kukësit, në Shqipëri.
Në vitin 2016, qeveria shqiptare dha lejen e pritjes së pasagjerëve ndërkombëtarë.
Aeroporti u përfshi në një ndërhyrje rindërtimi, e cila përfshinte ndërtimin e një terminali të ri, një kullë të re kontrolli, si dhe zgjerimin e platformës dhe pistës. Ky ishte aeroporti i dytë i ndërtuar në Shqipëri, i cili u vendos në operim në prill të vitit 2021.
Shumica e udhëtarëve që përdorin aeroportin e Kukësit janë udhëtarë të shpeshtë, njerëz që largohen ose kthehen në shtëpitë e tyre dhe udhëtarë që nuk mund të përballojnë kostot e shtrenjta të udhëtimit.
Si të tilla, flukset e qarkullimit duhet të jenë efikase dhe të kursejnë kohë.
Qasja e pasagjerëve drejt terminalit, bëhet përmes fasadës veriore (nisjet) dhe jugore (mbërritjet). Për të siguruar transparencë dhe komunikim maksimal me peizazhin natyror, të egër dhe të bukur të Kukësit, si dhe ndikimin minimal të ndërtesës, për të shmangur ndjesinë e të qenit nën izolim, dy fasadat kryesore janë bërë me mure xhami tepër të pastër. duke ofruar pamje optimale nga holli për nisjet apo mbërritjet.
Janë tre komponentë kryesorë që përcaktojnë pamjen e jashtme të Terminalit të Aeroportit të Kukësit: muret prej xhami, që ofrojnë një dialog të pandashëm ndërmjet pjesës së brendshme dhe të jashtme të ndërtesës, struktura e çelikut dhe çatia industriale e pjerrët, një element identifikues për ndërtesat e terminalit të aeroportit, e cila i jep volumetrisë një formë aerodinamike.
Ekipi i projektimit u përpoq për qetësi, unitet dhe ndërtesa lejon zgjerime të ardhshme duke përdorur modularitetin strukturor dhe një skemë të qartë.
Vendndodhja
Kukës, Albania