nga Arnisa Kryeziu
Tema e Bienales së Arkitekturës së Venecias 2021 është vetë-shpjeguese që në titull ‘Si do të jetojmë së bashku?’. Në formën e një pyetje të hapur, ajo adreson arkitektët dhe aktivizmin e tyre për të krijuar hapësira ku ne mund të jetojmë së bashku si individë, por të përgjegjshëm si komunitet, duke jetuar në hapësira më të larmishme dhe dinjitoze, duke përqafuar barazinë, përfshirjen dhe identitetin në një planet që përballet me ndarjen politike dhe kriza globale, një problem që kërkon një zgjidhje hyjnore për të vazhduar jetën në këtë planet.
Tema duket se është bërë edhe më e rëndësishme për shkak të pandemisë të fundit globale me të cilat Toka u përball vitin e kaluar, duke e detyruar njerëzimin të qëndrojë në izolim. Këto sfida të imponuara të bashkëjetesës na dhanë kohë të rimendojmë cilësinë e hapësirave të banimit dhe të kërkojmë ato që janë universale dhe gjithëpërfshirëse, ku speciet bashkëjetojnë dhe lulëzojnë në bashkësinë e tyre. Për të cituar kuratorin e Bienales së këtij viti, Hashim Sarkis, “mund të jetë me të vërtetë një rastësi që tema u propozua disa muaj para pandemisë. Sidoqoftë, shumë nga arsyet që fillimisht na bënë të shtrojmë këtë pyetje - kriza klimatike që intensifikohet, zhvendosjet masive të popullsisë, paqëndrueshmëritë politike në botë dhe pabarazitë në rritje rracore, sociale dhe ekonomike, ndër të tjera - na kanë çuar në këtë pandemi dhe janë bërë edhe më të rëndësishme ”.
Pavijoni i këtij viti i Kosovës në Bienalen e Venecias, Containporary, u kurua nga artisti dhe arkitekti Maksut Vezgishi. Në sinkronizim me temën e Bienales, ekipi kurator i Pavijonit të Kosovës ngriti shqetësimin e tyre për qasjen e të gjithë aktorëve - pjesëmarrësve me interesa të ndryshme në "skenën e ndërtimit të megastrukturave", të cilët nuk i përdorin me zgjuarsi burimet ekzistuese që çojnë në një planifikim shumë iracional dhe neglizhencë mjedisore. Deklarata e ekipit kërkon me kokëfortësi të mbyllë këtë kapitull dhe të çojë rrugën drejt qasjeve mjaft inovative ndërsa hap rrugën drejt strukturave të qëndrueshme që mbrojnë mjedisin. “Mungesa e planifikimit të qëndrueshëm e vë Tokën në rrezik. Çështja më e mprehtë është kriza e ngrohjes globale. Na mungon ndërgjegjësimi dhe veprimet e koordinuara për të shmangur efektet e katastrofës klimatike. Sot, asnjë veprim njerëzor nuk mund të shihet më 'individual' ... "- ekipi kurator.
Subjekti i projektit Containporary është një kontenier metalik i cili për vite me radhë ka qenë imazhi urban dhe silueta e qyteteve përreth Kosovës. Në shikim të parë, kontenierët mund të shihen si një imazh i dështimit të Kosovës drejt ruajtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit. Ndërsa problemi qëndron globalisht dhe lokalisht, Toka po trajtohet si një kontejner masiv i plehrave në shpërfillje të ekuilibrave të ekosistemit. "Kosova ka qenë për dekada me radhë një vend që ishte" zhvilluar "dhe degraduar nga teknologjia e ndyrë", deklaron ekipi kurator.
Kur nuk shihet si një subjekt ose një objekt, rreth këtij kontejneri mbetet i hapur një peizazh i mundësive, objektet e ndërtuara për të qenë të përjetshme. I lënë bosh dhe i zbrazët nga ekipi i kuratorëve, kontenieri përfaqëson pafundësisht "... Mundësi të reja të përdorimit, hapësira për eksperimente, shoqërizim, reflektim, aktivizëm, shpresë, ide të reja, fantazi dhe qëllime ... TERRA EST STELLA".
Një nga shumë "sendet që duhet të futen" në kontejner mund të konsiderohet ndërtesa e braktisura, të neglizhuara "si plehra", të cilat kur rivendosen, ripërdoren dhe riciklohen, hapin mundësi të pafund funksioni dhe hapësire të lirë, duke ruajtur historinë dhe frymën e vendit. Për të mbështetur këtë deklaratë, shumë shembuj të ndërtesave të braktisura të revitalizuara përreth Kosovës ishin pjesë e konceptimit dhe ekspozitës së pavijonit.
Burimet:
https://kosovopavilion17th.com/containporary/
https://www.facebook.com/kosovopavilion17th/
https://www.labiennale.org/en/architecture/2021/statement-hashim-sarkis
*fotot janë marrë nga faqja zyrtare e Pavijonit te Kosovës.