Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Hazbiu Projekt
-
Tipologjia
Offices
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Photography
Hazbiu Projekt
-
Ekipi
"HAZBIU PROJEKT” sh.p.k., Ark. Petrit HAZBIU, Kons. Anila HASANAJ, Ark. Orion HASANAJ, Tek. Bledar CURA
Përshkrimi
Ideja për zhvillimin e këtij projekti filloi nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e cila bëri përzgjedhjen midis disa variantesh në vitin 2015. Objekti mori emrin Korpusi Avokatia. Ai u kërkua të jetë një objekt me karakter të dyfishtë-Administrate për Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë dhe institucion arsimor pasuniversitar për avokatët dhe juristët e rinj.
Gjithashtu u kërkua konceptimi i një ndërtese me veti qëndrueshmërie si nga ana energjetike dhe asaj ekonomike, plotësimi i të cilave u krye nëpërmjet aplikimit të sistemeve mbrojtëse ambientale dhe projektimit të hapësirave rentabël për të pasur burime ekonomike shtesë në të ardhmen.
Projekti u hartua tek ish-aeroporti I Tiranës, në një zonë të konsideruar periferike e cila vitet e fundit po mbushej vrullshëm me ndërtime, si rezultat i nevojave për zhvillim e urbanizim. Në këtë kontekst ky institucion i ri administrativ dhe arsimor do të bëhej objekt udhëheqës i një poli të ri të Tiranës së shekullit XXI. Si i tillë ai do të ishte një sfidë shumë e rëndësishme për projektuesit. Gjithashtu kërkesat e Dhomës Kombëtare të Avokatisë krijuan një program shumë të pasur i cili kërkonte një objekt me përmasa relativisht të mëdha, i cili do të rezervonte sfida të tjera.
Një prej tyre ishte edhe organizimi i hapësirave dhe orientimi i vizitorëve. Në këtë mënyrë u duk e arsyeshme që ndarjet funksionale të institucioneve administrative, arsimore dhe ato rekreative të pasqyroheshin edhe në formë dhe hapësirë.
Mungesa e objekteve në fqinjësi dhe sistemi rrugor në formim sipas planit të detajuar vendor, e rrethojnë sheshin e ndërtimit duke krijuar hapësira dhe pika shikimi nga të katërta anët për objektin që do të ndërtohej. Në këto kushte ai do të kishte pamje të hapur përball malit të Dajtit, do të ledhatohej nga dielli në lindje, do të ndriçohej e hijëzohej nga dielli në jug, do të përskuqej nga ai në perëndim dhe do të mbetej i qetë nga mungesa e tij në veri.
Postulatet mbi të cilat u konceptua projekti i Korpusit Avokatia ishin:
- Imponues si mision i drejtësisë.
- I pastër si brezi i ri që do të arsimohej në të.
- Transparent si idetë demokratike.
Punimet e ndërtimit filluan në maj të vitit 2016. Objekti arrihet nëpërmjet rrugës Ana Komnena. Terreni i rrafshët të drejton në krijimin e një forme me volume të veçanta dhe shtrirje të gjerë. I rëndësishëm gjithashtu është konsideruar edhe potenciali që ka zona përreth për një zhvillim urban agresiv.
Objekti u projektua me oborr të brendshëm për te mundësuar sipërfaqe më të mëdha ndriçimi dhe një oaz ku mund të ripërtërihen energjitë. Pak kohe para se te përfundonin punimet e ndërtimit të Korpusit Avokatia, u kërkua nga investitori një ndryshim strategjie pas një marrëveshje me institucionet shtetërore. Tashme në objekt do të strehoheshin tre Institucione të rëndësishme Kushtetuese si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës.
Ne përputhje me funksionet e reja objekti iu nënshtrua disa ndryshimeve të brendshme, pa prekur pamjet e jashtme. dhe ato te oborrit te brendshëm. Institucioni i ri quhet Poli i Drejtësisë.
Vendndodhja
Tirana, Albania