Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Davide Macullo Architects
-
Tipologjia
Cultural, Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
Përshkrimi
Natyrë-Art-Perceptim-Territor
Hapësira për të rigjetur përkatësinë tonë në natyrë dhe për të zbuluar territorin përmes shqisave, në harmoni me natyrën.
iSpace është një projekt i lindur si pasojë e ndërthurjes së artit me arkitekturën, në krijimin e mjediseve që stimulojnë njerëzit të perceptojne ndikimin që ka hapësira në gjendjen e tyre shpirtërore. Është një rivleresim i territorit që na jep mundësine të zbulojmë lidhjen tonë me natyrën.
Projekti konsiston në ndërtimin e 10 strukturave të drurit në pyjet lokale të Rossa-s ne Zvicër. Instalimi i strukturës së parë përfundoi në tetor të vitit 2020.
Struktura e parë "iSpace"
Të vendosura në pyjet e fshatit Rossa, projekti i ndërmarre nga Davide Macullo Architects dhe gjithashtu me mbështetje nga fondacioni RossArte, komuna e Rossa-s dhe Parku Kombëtar Zvicerian ka përfshirë banorët e kësaj lugine, vizitorët dhe institucionet për një qëllim të përbashkët, siç është zgjerimi i zonave rurale. Këto struktura kanë si qëllim ti japin identitet zonës si destinacion për të punuar, jetuar dhe për turizëm.
Pamje panoramike e strukturës "iSpace"
Puna e studios së Davide Macullo ka në qendër ndërgjegjësimin se arkitektura është lidhja midis ADN-së së një vendi dhe të ardhmes së tij. Seria e vizatimeve ‘njeriu që kërkon hapësirë’ imagjinon kërkimin e vazhdueshëm të njeriut për të gjetur hapësirën dhe shkallën ideale në të cilën të ndihet i qetë dhe është kjo ide që informon arkitekturën dhe është përkthyer në strukturën iSpace.
Qeniet njerëzore kanë aftësinë e jashtëzakonshme të "ndiejnë" hapësirën përmes shqisave të tjera me sytë e mbyllur. Perceptimi i hapësirës përmes shqisave është thelbësor në punën e studios, e cila fillon në vitet 1980 gjatë studimeve të Macullo-s nën ndikimin e profesorit Luis Flotron në Lugano, i cili e bëri perceptimin e hapësirës fokusin kryesor gjatë gjithë jetës së tij kërkimore.
Skicë e brendshme e strukturës iSpace
Ndërhyrja në pyll bëhet për të kundërpeshuar trendin aktual të zhvillimit eksponencial të teknologjive që do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ndërtojnë në habitatin e tyre. Përzgjedhja e materialit vendas; pemët e pishës të prera në vend për të shpyllëzuar zonat në shpatet e luginës të përfshira në restaurimin arkeologjik të tarracave antike, është shenja e parë e ndjeshmërisë ndaj mjedisit dhe përdor materialin në maksimumin e fuqisë së tij mbajtëse. Pastërtia në dizajn dhe mungesa pothuajse e teknikave të veçanta të ndërtimit na kujtojnë një vepër që nuk ka nevojë të deklarojë një gjendje të përkohshme për të theksuar qendërsinë e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës.
Disa ilustrime "Njeriu në kërkim të hapësirës"
Vendndodhja
Rossa, Graubünden, Switzerland