Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Instalacioni i drurit "iSpace"

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Davide Macullo Architects

    • Tipologjia

      Cultural, Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    Përshkrimi

    Natyrë-Art-Perceptim-Territor

    Hapësira për të rigjetur përkatësinë tonë në natyrë dhe për të zbuluar territorin përmes shqisave, në harmoni me natyrën.

    iSpace është një projekt i lindur si pasojë e ndërthurjes së artit me arkitekturën, në krijimin e mjediseve që stimulojnë njerëzit të perceptojne ndikimin që ka hapësira në gjendjen e tyre shpirtërore. Është një rivleresim i territorit që na jep mundësine të zbulojmë lidhjen tonë me natyrën.

    Projekti konsiston në ndërtimin e 10 strukturave të drurit në pyjet lokale të Rossa-s ne Zvicër. Instalimi i strukturës së parë përfundoi në tetor të vitit 2020.

     

    iSpace

    Struktura e parë "iSpace"

    Të vendosura në pyjet e fshatit Rossa, projekti i ndërmarre nga Davide Macullo Architects dhe gjithashtu me mbështetje nga fondacioni RossArte, komuna e Rossa-s dhe Parku Kombëtar Zvicerian ka përfshirë banorët e kësaj lugine, vizitorët  dhe institucionet për një qëllim të përbashkët, siç është zgjerimi i zonave rurale. Këto struktura kanë si qëllim ti japin identitet zonës si destinacion për të punuar, jetuar dhe për turizëm.

     

    iSpace

    Pamje panoramike e strukturës "iSpace"

     

    Puna e studios së Davide Macullo ka në qendër ndërgjegjësimin se arkitektura është lidhja midis ADN-së së një vendi dhe të ardhmes së tij. Seria e vizatimeve ‘njeriu që kërkon hapësirë’ imagjinon kërkimin e vazhdueshëm të njeriut për të gjetur hapësirën dhe shkallën ideale në të cilën të ndihet i qetë dhe është kjo ide që informon arkitekturën dhe është përkthyer në strukturën iSpace.

    Qeniet njerëzore kanë aftësinë e jashtëzakonshme të "ndiejnë" hapësirën përmes shqisave të tjera me sytë e mbyllur. Perceptimi i hapësirës përmes shqisave është thelbësor në punën e studios, e cila fillon në vitet 1980 gjatë studimeve të Macullo-s nën ndikimin e profesorit Luis Flotron në Lugano, i cili e bëri perceptimin e hapësirës fokusin kryesor gjatë gjithë jetës së tij kërkimore.

    iSpace

    Skicë e brendshme e strukturës iSpace

     

    Ndërhyrja në pyll bëhet për të kundërpeshuar trendin aktual të zhvillimit eksponencial të teknologjive që do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ndërtojnë në habitatin e tyre. Përzgjedhja e materialit vendas; pemët e pishës të prera në vend për të shpyllëzuar zonat në shpatet e luginës të përfshira në restaurimin arkeologjik të tarracave antike, është shenja e parë e ndjeshmërisë ndaj mjedisit dhe përdor materialin në maksimumin e fuqisë së tij mbajtëse. Pastërtia në dizajn dhe mungesa pothuajse e teknikave të veçanta të ndërtimit na kujtojnë një vepër që nuk ka nevojë të deklarojë një gjendje të përkohshme për të theksuar qendërsinë e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës.

    Disa ilustrime "Njeriu në kërkim të hapësirës"

    iSpace

     

    Autori
    Sonia

    Sonia Budini is an architect/editor at Pikark, currently based in Tirana. Research enthusiast, the most recent one is PreservingWesternBalkans (Open Source Platform). Project manager at another OS platform such as The Albanian House.

    Vendndodhja

    Rossa, Graubünden, Switzerland

    Get Directions
    Galeria
    iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace iSpace

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link