Të dhëna mbi projektin
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2018
Përshkrimi
Sfida
Një hotel historik në zonën e Century City në Los Angeles i nevojitej një rinovim, në mënyrë që të hyjë në një epokë të re. Century Plaza është një pikë referimi për qytetin, kështu që ridizenjimi i tij duhet të bëhet në përputhje me historinë e gjatë të tij.
Zgjidhja
Century City është një lagje e famshme në zonën perëndimore të Los Angeles-it. Është një qendër biznesi në qytet dhe kjo bëhet e dukshme kur dikush sheh pamjen spektakolare që krijojnë kullat e gjatë, në qiell. Hoteli Century Plaza, me vendndodhje në zemrën e Century City, tërheq syrin e vizitorit.
Ndërtesa, dizajnii së cilës është iniciuar nga Minoru Yamaski gjatë viteve '60, u caktua për ridizejnim nga kompanitë arkitekturale me famë ndërkombëtare “Pei Cobb Freed”, “Gensler” dhe “Marmol Radziner”. Propozimi arkitektural ka si qëllim rinovimin e ndërtesës si një e tërë dhe fokusohet në rikonstruktimin e dhomave të tij dhe në transformimin e tyre në suita të mëdha dhe luksoze. Rezultati i këtij drejtimi të ndryshëm bazuar në dhomat është se numri i tyre është ulur nga 726 në 394. Linjat minimale të ndërtesës janë ndjekur nga jashtë dhe brenda, pa ndonjë detaj shtesë. Gjithsesi, ndjesia e klasit dhe luksit është e qartë.
Në ridizejnim disa elemente të së shkuarës së ndërtesës u ruajtën, të tilla si ballkonet e veçanta. Të gjitha hapësirat e hotelit janë pajisur me sisteme prej alumini të izoluara termikisht, sisteme me ngritje & rrëshqitje që mundësojnë efiçencë të lartë të energjisë dhe në të njëjtën kohë përzihet në mënyrë perfekte me stilin modern të ndërtesës.
Hotel Century Plaza është gati për ciklin e dytë të jetës. Ky hotel është një pikë referimi special për qytetin e Los Angeles-it, përsa kohë në të është akomoduar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të famshëm të tjerë. Tani, Century Plaza i rinovuar do të rihapë dyert e tij, në mënyrë që të mundesojë sërisht komfortin dhe standartet e larta të jetesës.
Vendndodhja
Los Angeles, California, United States