Këtë javë ju prezantojmë me një artist të jashtëzakonshëm, puna e së cilit fokusohet në eksplorimin e perceptimit, ngjyrës, dritës dhe hapësirës: James Turrell! Një burim i vërtetë frymëzimi për shumë artistë madje dhe për në industrinë e muzikës ndërkombëtare si Drake. (lokalisht kemi Elvana Gjatën, po nuk e dijmë nëse frymëzimi është nga punët e James Turrell apo Drake )
Artisti amerikan James Turell për më shumë se gjysmë shekulli, ka punuar drejtpërdrejt me dritën dhe hapësirën për të krijuar vepra arti që angazhojnë shikuesit me kufijtë dhe mrekullinë e perceptimit njerëzor. Turrell, një pilot i apasionuar, me mbi dymbëdhjetë mijë orë fluturim, e konsideron qiellin si studion, materialin dhe kanavacën e tij. Kritiku i New Yorker-it, Calvin Tompkins, shkruan: “Vepra e tij nuk ka të bëjë me dritën, apo në një " gdhëndje " të dritës; është vetë drita - prania fizike e dritës e shfaqur në formë shqisore.”
Puna ime ka të bëjë më shumë me shikimin tuaj sesa me shikimin tim, megjithëse është produkt i shikimit tim. Më intereson gjithashtu ndjenja e prezencës së hapësirës; kjo është hapësira ku ju ndjeni një prani, pothuajse një entitet - atë ndjenjë fizike dhe fuqie të cilën hapësira mundet të të fali.
I formuar nga edukimi i tij në psikologjinë perceptuese dhe nga magjespja me dritën që nga fëmijëria, Turell filloi të eksperimentonte me dritën si një mjet shprehës në mesin e viteve 60, në Kaliforninë jugore.
Muzeu i Artit në Pasadena organizoi një shfaqje individuale me veprat e tij "Pjesëza Projeksjoni", të krijuara me projektorë të një intesiteti të lartë dhe hapësira të modifikuara, në vitin 1967. Mendota Stoppages, një seri veprash të "lehta" të krijuara dhe ekspozuara në studion e tij në Santa Monica, të ndërthurura me vepra nga "Pjesëza Projeksjoni" me prerje në strukturën e ndërtesës krijuan hapje ndaj dritës së jashtme. Këto hulumtime të cilat shkrijnë hapësirën e brendshme me atë të jashtme, formuan bazën për projektet e radhës në qiell të hapur, si Skyspace, Tunel dhe Krateri Roden.
Turrell shpesh citon Shpellën e Platonit, për të prezantuar nocionin se ne po jetojmë në një realitet të imagjinatës tonë, duke iu nënshtruar kufizimeve tona shqisore njerëzore, si dhe normave kontekstuale dhe kulturore. Kjo është e dukshme në mbi tetëdhjetë hapësirat qiellore të Turrell-it, dhoma me një hapje në tavan të hapur drejt qiellit. Akti i thjeshtë i perceptimit të qiellit nga brenda hapësirës qiellore ( Skyscape) të Turrell-it, veçanërisht në agim dhe muzg, zbulon se si ne krijojmë nga brenda ngjyrat që shohim dhe kështu krijojmë realitetin tonë të perceptuar.
Mjeti i Turrell-it është drita e pastër. Ai thotë: “Puna ime nuk ka objekt, imazh dhe fokus. Pa objekt, pa imazh dhe pa fokus, çfarë po shikoni? Ju po shikoni vetë tuaj duke parë. Ajo që është e rëndësishme për mua është të krijoj një përvojë të mendimit pa fjalë.”
Turrell krijon një përvojë të ngjashme të "Ganzfeld": një fjalë në gjermanisht e cila përshkruar fenomenin e humbjes totale të perceptimit të thellësisë.
Një copëz Xhamit të lartë Turrell ose një copë xhami i gjerë, është një hapje brenda së cilës dritat LED janë programuar të ndryshojnë ngadalë përgjatë disa orëve.
Një hapësirë e cekët Turrell vështrohet nga pjesa e pasme e një dhome të madhe në të cilën ndriçimi i kontrolluar sfidon perceptimin e thellësisë së shikuesit.
©2021 James Turrell
Një "Turrell Skyspace" është një dhomë e proporcionuar me përmasa specifike me një hapje në tavan të hapur drejt qiellit. Skyspaces (Hapësirat qiellore ) mund të jenë struktura autonome ose të integruara në arkitekturën ekzistuese. Hapja mund të jetë e rrumbullakët, ovale ose katrore.
©2021 James Turrell
Një Vello Turrell kombinon përdorimin e dritës natyrale dhe artificiale për të krijuar një perde dritë që ndryshon ngadalë.
©2021 James Turrell
Dëshira ime është të krijoj një situatë në të cilën do t'ju çoj dhe do t'ju lë të shihni. Ajo bëhet përvoja juaj.
Krateri Roden, i vendosur në rajonin e shkretëtirës Painted Desert së Arizonës Veriore, është një vepër arti e rallë e nje shkallë të gjerë e krijuar brenda një koni vullkanik nga artisti i dritës dhe hapësirës James Turrell. Ky projekt përfaqëson kulmin e kërkimit të përjetshëm të artistit në fushën e perceptimit vizual dhe psikologjik të njeriut, Krateri Roden është një mjedis i kontrolluar për përjetimin dhe soditjen e dritës. Ai zhvillohet brenda traditës së artit të peizazhit amerikan që filloi në vitet 1960, ku për ta vizituar duhet një udhëtim në shkretëtirën e largët të shkretëtirrës me qiejt vërtet të errët të natës.
Ndërkohë që është minimalisht invazive ndaj peizazhit natyror, nga brenda është shndërruar në hapësira të veçanta të projektuara ku mund të përjetohen drejtpërdrejt ciklet e kohës gjeologjike dhe qiellore. Do të përbëjë një fenomen vërtet kulmor në artin botëror.
Krateri Roden është një portë për persiatjen e dritës, kohës dhe peizazhit. Është vepra madhështore e karrierës së James Turrell-it, një vepër që, përveçse një monument i artit tokësor, funksionon si një observator me sy të lirë i ngjarjeve tokësore dhe qiellore që janë të parashikueshme dhe vazhdimisht në fluks. I ndërtuar për të zgjatur për shekujt në vazhdim, Krateri Roden lidh fiziken dhe kalimtaren, objektiven me subjektiven, në një përvojë shqisore transformuese.
Ndërtimi i Kraterit Roden vazhdon dhe aktualisht është i mbyllur për publikun, por do të hapet së shpejti.
burimi : James Turell