Gevers Landscape Architecture Pty Ltd është një kompani udhëheqëse në fushën e arkitekturës së peizazhit, e specializuar në zhvillimin e peizazheve për rajonet e thata dhe me përvojë të gjerë në zhvillimin e projekteve dhe mbikëqyrjen e ndërtimit.
Ne jemi ftuar nga ILF Consulting Engineers për të mbështetur mbikëqyrjen e ndërtimit për të gjitha aspektet e peizazhit dhe hortikulturës për zhvillimin e një parku të madh qyteti. Ky park rajonal është pjesë e iniciativës Green Riyadh dhe përfshin zona dhe rrjete të ndryshme peizazhi, si zona wadi, zona përmbytjesh, parqe, zona lojërash dhe sporti, së bashku me zona parkimi dhe hyrjeje, shtigje, rrugë këmbësorësh, sinjalistiks etj.
Ne po kërkojmë arkitekt/e peizazhi me përvojë në nivel Senior. Përgjegjësitë përfshijnë të gjitha aspektet e lidhura me peizazhin hardscape dhe softscape, mbajtjen e takimeve teknike dhe të ecurise se projektit, detyrat administrative, dhënien e inputeve në lidhje me dizajnin dhe vendimet, miratimin e vizatimeve, përzgjedhjen dhe miratimin e materialeve
dhe metodave të ndërtimit, së bashku me mbikëqyrjen dhe miratimin në terren gjatë implementimit.
Kërkesat e Edukimit dhe Përvojës:
- BSc+ me mbi 15 vjet përvojë ose MSc+ me mbi 12 vjet përvojë
- Anëtarësim në një institucion të certifikuar
Pagesa:
Kompensimi do të negociohet sipas aftësive dhe përvojës.
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na kontaktoni duke treguar vendndodhjen tuaj,
disponueshmërinë (aktuale ose të ardhshme) dhe fushën tuaj të preferuar të ekspertizës (p.sh.,
dizajn, teknik, vizualizim).
Për të Kontaktuar:
Ju lutemi na dërgoni email në:[email protected]
Përfshini CV-në tuaj, një fotografi dhe të paktën një kontakt reference.Shpjegoni CV-në tuaj në gjuhën angleze duke treguar shembuj të projekteve ose portofol të punëve tuaja.