Kategoria e Punës / Profesioni: Inxhinier Ndërtimi, Profili Strukturist
Eksperiencë: 2 vite
Përshkrimi:
Për pothuajse 50 vjet F&M Ingegneria ka qenë një kompani lider në ofrimin e zgjidhjeve të
projektimit në sektorin e inxhinierisë civile, infrastrukturave, menaxhimit të projektit dhe
qëndrueshmërisë. F&M Ingegneria kërkon të punësojë Inxhinier ndërtimi – Strukturist per degën e saj në Tiranë.
Trajnime dhe praktike pranë zyrave F&M në Venecia.
Detyrat:
• Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale
• Te ketë njohuri mbi modelimin e strukturave në Revit (BIM)
• Të ketë njohuri mbi programet llogaritëse të strukturave (Sap2000, Etabs ose MidasGen)
duke iu referuar normave dhe standarteve europiane të projektimit;
Kualifikimet:
• Diplomë Master per inxhinieri civile, preferohet Profili Strukturist
• Përvojë pune minimumi 2 vjet në projektim;
• Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, Revit si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
• Të asistojë në projektimin strukturor për projekte kryesisht ndërtesa në zonën e Ballkanit
dhe veçanërisht në Shqipëri
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
• Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve;
• Të ketë njohuri te mira te gjuhes italiane dhe angleze (preferohet certifikate e nivelit B2, C1)
• Të jetë rezident në Tiranë
Shënime
• Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën: [email protected] dhe[email protected] me
subjekt “Ingegnere civile strutturista - Tirana”
Afati i dorëzimit: 31/03/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.