Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    WABI-SABI, PËRSOSMËRIA NË PAPËRSOSMËRI

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Në estetikën tradicionale japoneze, wabi-sabi është një pamje e botës e përqendruar në pranimin e papërsosmërisë. Estetika nganjëherë përshkruhet si një nga vlerësimet e bukurisë që është “e papërsosur, e pahijshme dhe jo e plotë” në natyrë. Është një koncept që rrjedh nga mësimi budist i tre shenjave të ekzistencës, posaçërisht ‘papërmbajtshmërisë, vuajtjes dhe zbrazëtisë ose mungesës së vetë-natyrës’. Për Richard Powell, “Wabi-sabi ushqen gjithçka që është autentike duke pranuar tre realitete të thjeshta: asgjë nuk zgjat, asgjë nuk ka përfunduar dhe asgjë nuk është e përsosur”.

    Megjithëse Wabi-sabi vështirë të përcaktohet, ai mund të përkthehet në kuptimin e tij të thjeshtuar “thjeshtësia rustike” ose “eleganca e nënvlerësuar” me një fokus në një mentalitet ‘më pak është më shumë’, duke marrë ‘kënaqësi nga e papërsosura’. Wabi-sabi ofron një arratisje nga mania e botës moderne me përsosmërinë dhe pranon papërsosmëritë në mënyrën e vetë, e bukur.

    Karakteristikat e estetikës dhe parimeve wabi-sabi përfshijnë asimetri, vrazhdësi, thjeshtësi, ekonomi, kursim, modesti, intimitet dhe vlerësimin e objekteve natyrore dhe forcave të natyrës. Estetika Wabi Sabi është më intuitive sesa intelektuale, e gjurmuar nga ciklet natyrore dhe proçeset, si dhe nga një mjedis intim, modest, asimetrik dhe i papërsosur.

    Wabi-sabi mund të ndryshojë perceptimin tonë të botës në masën që një copë ose çarje në një vazo e bën atë më interesante dhe i jep objektit një vlerë më të madhe medituese. Në mënyrë të ngjashme materialet që plaken, të tilla si druri i zhveshur, letra dhe pëlhura, bëhen më interesante pasi ato shfaqin ndryshime që mund të vërehen me kalimin e kohës. Siç vëren Andrew Juniper, ‘Nëse një objekt ose shprehje mund të sjellë, brenda nesh, një ndjenjë melankolie të qetë dhe një dëshirë shpirtërore, atëherë mund të thuhet se objekti është wabi-sabi’.

    wabi-sabi

    Të përfshijmë stilin Wabi-sabi

    • Festoni papërsosmëritë – Ky stil frymëzohet nga natyra dhe gjen përsosmërinë edhe në papërsosmëritë e saja. Pra, të gjithë objektet që tregojnë historinë e tyre përmes çarjeve, oksidimit, shenjave prej klimës dhe kalimit të kohës, pranohen dhe respektohen në dekorim. Papërsosmëritë nuk janë nga pazotësia, por natyra e materialeve dhe proçesi, ose nga përdorimi i vetë objektit. Objektet do të jenë personale, të thjeshta dhe funksionale.
    • Materialet natyrore – Materialet që përdorni duhet të jenë njëqind për qind natyrore. Mobilje në dru natyral; tekstile të tilla si liri, jute ose pambuk; dhe sende dekorative në gur, mermer, qeramikë ose argjilë. Jo vetëm që janë estetikisht të këndshme, por edhe mbeten cilësore me kalimin e kohës.
    • Estetikë minimaliste – Si të gjitha dekorimet japoneze, filozofia ku ‘sa më pak, vlerësohet më shumë’. Ky lloj dekorimi përqendrohet në detaje dhe gjen vlerë në punimet e bëra me dorë (handmade).
    • Ngjyrat e natyrës – Kur zgjidhni ngjyrat, mund t’i drejtoheni natyrës për frymëzim. Roza e luleve të qershisë është po aq e natyrale sa shkuma qetësuese e detit. Po kështu grija e stuhishme është po aq natyrale sa jeshilja e pyllit me pisha. Pra, ngjyrat me ngjyrime neutrale: toke, bezhë dhe gri janë tonet kryesore. Përdorini ato në mure me cilësi të ashpër dhe qëndroni larg ngjyrave vibrante që prishin plotësisht vijën dekorative.

    Si të përqafoni Wabi-sabin në shtëpinë tuaj?

    Përqafimi i Wabi-sabi në shtëpi do të bëjë më shumë sesa krijimin e një ambienti të këndshëm. Ai përqendrohet në mirënjohjen për atë që tashmë kemi, në vend që të dëshirojmë gjithnjë për diçka të re. Në vend që të shtoni gjithnjë gjënë e re me shkëlqim ose të fiksoheni duke e bërë çdo detaj të përsosur, adoptuesit e interiereve wabi-sabi gjejnë harmoni në vërtetësinë dhe papërsosmërinë.

    • Përfshini artizanalen dhe homemade – Wabi-sabi ka të bëjë me autenticitetin kudo që mund të gjendet, dhe nuk ka asgjë më autentike sesa dekori i bërë në shtëpi dhe punimet artizanale.
    • Pastroni rrëmujat – Wabi-sabi vlerëson papërsosmërinë, por një shtëpi wabi-sabi duhet të jetë pa rrëmujë dhe e organizuar në mënyrë që të frymëzojë ndjenjat e paqes dhe qetësisë. Nuk ka të bëjë vetëm me thjeshtësinë dhe një estetikë minimale; ka të bëjë më shumë me të paturit e një sensi rregulli për të nxitur një ndjenjë qetësie në shtëpinë tuaj.
    • Sillni ambientin e jashtëm brenda – Materialet dhe elementët organikë natyrorë janë përbërësit kryesorë të një shtëpie wabi-sabi. Papastërtitë natyrore që gjenden tek bimët, druri dhe guri janë kujtesë e bukurisë që mund të gjendet në papërsosmëri. Për të maksimizuar këto ndjesi, integroni mobiljet prej druri, lulet e freskëta dhe sa bimë të dëshironi.
    • Dekori i pakombinuar – Jo gjithçka duhet të jetë e kombinuar dhe ultra-kohezive gjatë gjithë kohës. Jini në rregull me shtimin e diçkaje që ju pëlqen në shtëpinë tuaj, edhe nëse nuk është një përshtatje e përsosur estetike. Kur bëhet fjalë për wabi-sabi, papërsosmëria është e përsosur.
    • Kthehuni tek gjërat bazike – Një ndjeshmëri wabi-sabi i mban pasuritë në minimum duke ruajtur vetëm ato gjëra që sjellin nostalgji, bukuri, dobi ose një kombinim të të gjithave në shtëpi. Synoni të mbani gjëra që janë thelbësore për një jetë të qetë dhe të lumtur, një qasje që maksimizon gëzimin e jetës së përditshme.
    wabi-sabi

    Source: admagazine.com;  thespruce.com; japanahome.com; wikipedia.org

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link