Identifikohu ose Regjistrohu
1
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Fragments of Albanian Architecture – An exclusive event with Architects at Green Coast MGallery

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Pik Ark prezanton: Fragmente të Arkitekturës Shqiptare – Një event ekskluziv me arkitektët në Green Coast MGallery

     

    “Fragmente të Arkitekturës Shqiptare” është më shumë se një libër, është  një udhëtim nëpër projektet, zërat dhe historitë e arkitektëve shqiptarë, të cilët me punën e tyre ndërtojnë jo vetëm hapësira, por edhe një pasqyrë të kulturës dhe shoqërisë sonë në zhvillim.
    Pas dy botimesh, kjo iniciativë ka treguar se arkitektura shqiptare ka shumë për të thënë – dhe shumë për të dhënë.

    Arkitektet- te salla-e-konferences

    Këtë herë, rrëfimi u soll më pranë njerëzve që e krijuan. Në një drekë të ngrohtë e ekskluzive pranë Green Coast MGallery Hotel, Pikark bashkoi arkitektët pjesëmarrës në botim, bashkëpunëtorët e intervistave, si dhe ata që i dhanë jetë librit. Përtej faqeve të një libri, botimi i  dytë  krijon një hapësirë për të dëgjuar historitë, sfidat dhe frymëzimet e tyre, nëpërmjet intervistave.

     

    Një takim për të bashkuar zëra

    Qëllimi ishte i thjeshtë, por i fuqishëm: të krijohej një moment rrjetëzimi, bashkëbisedimi dhe forcimi të marrëdhënieve profesionale mes arkitektëve, si dhe eksplorimin e një prej projekteve më intrigues në fushën e turizmit – MGallery Hotel, një ndërtesë e spikatur për kompozimin arkitektonik, fasadën elegante dhe kujdesin ndaj detajeve, veçanërisht sistemit të vetratave element, kyç për godinat buzë bregdetit.

    pikark-event-me-arkitektet-Fragmente-autoret

    Fjala e autorëve

    Në hapje, autorët e librit – Armand Vokshi,Blerta Vila Rizvanolli, dhe Nesila Hajdini – ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e botimeve të tilla. Ata theksuan se si librat nuk janë vetëm arkiva projektesh, por ura bashkëpunimi, që forcojnë rolin e arkitektit dhe krijojnë sinergji të reja në një kohë kur shpesh vëmendja është e përqendruar vetëm tek emrat ndërkombëtarë.

    “Fragmente” i jep zë arkitektëve të trevave shqiptare, duke sjellë një arkitekturë bashkëkohore, të menduar me kujdes dhe të lidhur ngushtë me kulturën tonë.

    Partneriteti që e bën të mundur

    Eventi nuk do të ishte i plotë pa mbështetjen e partnerëve. ​AluKönigStahl si partner kryesor, solli në vëmendje sistemin e vetratave Schüco të hotelit, të cilin arkitektët patën mundësinë ta eksploronin nga afër.
    Përfaqesuesja e kompanisë,  Letjana Spiro tregoi historinë 160-vjeçare të kompanisë dhe mënyrën se si ajo ka mbështetur arkitektët në realizimin e projekteve të tyre, si në Shqipëri, ashtu edhe në botë.

    pikark-event-me-arkitektet-Fragmente-MgalleryAlukonigstahl

    Një sy nga e ardhmja

    Ngjarja shërbeu gjithashtu si një ftesë për të gjithë pjesëmarrësit që të bëhen pjesë e botimit të tretë, i cili pritet të sjellë risi dhe të shndërrohet në një zinxhir eventesh të dedikuara arkitekturës. Kësaj here, ekipit i bashkohet edhe arkitekti i njohur nga Maqedonia e Veriut, Besian Mehmeti.

    Nga librat tek hapësirat e hotelit

    Pjesëmarrësit shëtitën në disa prej hapësirave të hotelit, përfshirë një Junior Suite, duke parë nga afër detajet e arkitekturës. Më pas, drekimi në restorantin e hotelit u shndërrua në një vend ku u ndezën bisedat mbi bashkëpunimet e reja, sfidat dhe mundësitë e arkitekturës shqiptare.

    pikark-event-me-arkitektet-Fragmente-Mgallery-expolring

    Një mozaik që formëson identitetin

     

    Ky event u kthye në një festë të arritjeve të arkitekturës shqiptare – fragmente të cilat, së bashku, po formësojnë identitetin e një arkitekture “Made in Albania”.

    Jo thjesht një libër, jo vetëm një event – por një lëvizje që synon të forcojë zërin e arkitektëve shqiptarë dhe ta bëjë atë të dëgjohet më gjerë.

     

    Partneret tanë

    Partneri kryesor: AluKönigStahl

    • Vitalux
    • Eterna Lava Stone Art
    • Kantina Kallmet
    • Green Coast MGallery
    • Geely Albania

     

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link