Mario Nanni, një nga dizenjuesit më origjinal në fushën e ndriçimit, sjell në mënyrën e tij disa koncepte bazë të ndriçmit artificial që e kanë zanafillën në një reflektim mbi dritën natyrale.
Dritën që depërton nga dritatret dhe na prezanton me hijen, me hapësirën, na njeh me potencialin që drita ka kur hyn në arkitekturë, në shtëpitë tona, dhe me kohën ka hartuar regullat e tij në raport me dritën.
Koncepti i trajtimit të dritës si material ndërtimi është një nga konceptet që ai përdor në projektimin e ndriçimit.
Eshtë e rëndësishme që drita të ndërtohet së bashku me arkitekturën; që projekti i ndriçimit të lindë së bashku me projektin arkitektonik. Në këtë mënyrë drita mund të integrohet me projektin arkitektonik dhe të shprehë maksimumin e potencialit që mbart.
Ndriçuesit e dizenjuar nga Mario Nanni, i gjeni vetëm pranë Studio Luce by Abiesse.