Gjatë projektimit të shtëpisë, kuzhina përbën një nga tiparet kryesore të dizjanit dhe fuknsionalitetit. Kuzhina, është aty ku e gjithë familja bëhet një, ku bashkëveprohet dhe mbështesim njëri-tjetrin. Këtë gjë donte të arrinte edhe Archinov Studio në kuzhinën e një penthouse në Tiranë, duke zgjedhur për mobilimin e saj linjën - që çdo arkitekt e adhuron - Dolce Stil Novo nga SMEG.
Materialet fisnike, sipërfaqet monokromatike dhe prekjet e bakrit dhe inoksit, të cilat transformohen në lajtmotivin e gjithë linjës Dolce Stil Novo, i japin asaj funksionalitet, estetikë dhe minimalizëm.
Falë bashkëpunimit të SMEG me arkitektin e njohur Guido Canali, lindi linja Dolce Stil Novo. Një kombinim i jashtëzakonshëm i luksit, pasionit dhe precizionit, së bashku me një stil unik dhe teknologji inovatore.
Një shprehje e re gjeniale, si në teknologji ashtu edhe në dizajn, Dolce Stil Novo sjell gamën më të gjerë të pajisjeve të Smeg – secila me dizajn estetik në kombinuar me njëra-tjetrën. Dolce Stil Novo përfshin produktet kryesore për kuzhinën tuaj, që nga furrat termoseale, furrat kompakte me avull, pianura të kombinuara e deri te pajisjet për ruajtjen e verës.