Të dhëna mbi projektin
-
Studio
NH Architecture
-
Arkitekti
Nesila Hajdini
-
Tipologjia
Fitness
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
280 m2
-
Kate
1
-
Photography
Liridon Cani
Përshkrimi
Nga arkitekti
Core Pilates & Yoga Studio do të ishte projekti i dytë që do të realizonim pas studios së parë e cila rezultoi e sukseshme dhe klienti pati nevojën për krijuar një ambient të ri, me më shumë hapësirë. Ambienti i përzgjedhur ishte ideal. E para sepse kishte mjaftueshëm lartësi duke krijuar më shumë frymëmarrje.
E dyta, pozicionimi i ambientit ishte i duhuri! I ndodhur në katin e tretë të qendrës tregëtare Coin, e rrethuar në të gjithë perimetrin verior dhe lindor me një fasadë xhami. Ky orientim favorizonte përdorimin gjatë gjithë ditës, nën ndriçimin natyral, në një hapësirë të mbushur me dritë.
Thirrja e parë ishte dëshira për të patur një prekje minimale në strukturën e ambientit, duke kërkuar të ruhej pamja e zhveshur e kolonave dhe të tavanit të zbuluar, kjo për të marrë sa më shumë nga lartësia e disponueshme.
Nën gjurmët e projektit të parë, u zgjodh një stil minimalist me ngacmime të zbehta brutaliste.
Kolonat e zhveshura u trajtuan vetëm me llak guri duke lënë në dukje gjithë historinë e krijimit të tyre, së bashku me “cenet” e tyre.
Ndërsa tavani, në pamundësi për t’u lënë në dukje, për shkak të pajisjeve të shumta, u trajtua me tavan gipsi dhe në vende të caktuara me fletë metalike të shpuara (perforuar) të cilat përkojnë me pozicionet e pajisjeve kur kryhet disipilna e pilatesit. Pjesa tjetër, zonë komunikimi, është kryesisht e lënë homogjene, në ngjyrë blu të errët e cila theksohet me linjat e ndriçimit.
Hapësirat
Dëshira për të krijuar një ambient të rrjedhshëm dhe jo ngurtësisht të ndarë, por që të transformohej sipas nevojave të klasave, duke furnizuar njëkohësisht çdo ambient me dritë natyrale, solli organikisht zgjidhjen e një sistemi me dyer firzamonike për të krijuar në qendër të studios hapësirën e jogës dhe të klasave private. Një ambient pak më intim i cili formësohet në varësi të nevojave.
Recepsioni, banaku i kafeterisë dhe lëngjeve të frutave, përcjellin vizualisht klientin drejt dhomave të ndërrimit. Nga ndërthurja e lëvizjes së linjave të këtyre shërbimeve, arritëm të krijonim një depo në hyrje të ambientit, e cila u pa si një domosdoshmëri në projektin e parë të studios së pilatesit.
Ngjyrat
Ngjyrat e zgjedhura janë pjësë e identitetit të brandit të studios, ngjyra të lehta, të ëmbla dhe çlodhëse.
Këtu mundet të stërviteni me ndjesinë e të qënit jashtë, duke i dhënë përjetimit tuaj një tjetër vlerë, gjë që ishte dhe qëllimi ynë për këtë projekt!
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania