Shpesh kemi shkruar rreth teknologjisë dhe mundësive që sjell: komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë, gjithashtu menaxhim dhe kontroll më të mirë të projektit (sidomos falë BIM) , mundësi për vizualizim pothuaj real të ideve.. .etj. Natyrisht të gjitha ndikojnë në profesionin e arkitektit duke i dhënë kēshtu më shumë mjete në dorë për të shprehur krijimtarinë dhe idenë e tij/saj
Por, përpos aftësive digjitale, teknologjia sot ju jep mundësinë të krijoni dhe të punoni për klientë të cilët nuk do t’i takoni kurrë! (edhe pse besojmë fort në marrëdhëniet me njerëz realë)
Gjendemi në moment historik të një revolucioni digjital dhe natyrisht që profesioni i arkitektit nuk mundet të ngelej mbrapa!
Komunikimi virtual ka ndryshuar fizionominë e biznesit duke krijuar shtigje të reja për bashkëpunime nëpërmjet platformave të ndryshme. Nëse keni vendosur të punoni me jashtë dhe të jeni një profesionist i lirë po ju njohim me disa prej platformave ku mundet të filloni të projektoni për klientët tuaj jashtë vendit!
Ndërkohë, mundet gjithashtu nëse jeni në kērkim të bashkëpunëtorëve përsëri ti gjeni nëpërmjet këtyre platformave
Në këtë treg, nuk ka rëndësi kë njeh, por ju diferencon vetëm përkushtimi, këmbëngulja dhe mbi të gjitha puna!
Në fakt kjo platformë ka frymëzuar deri diku dhe krijimin e pikark, kështu që e ndajmë me ju me shumë kënaqësi!
Houzz është një platformë e cila ndihmon klientët të arredojnë, rinovojnë, ndërtojnë shtëpitë e tyre me ndihmën e profesionistëve më të mirë si arredues, arkitekt, arkitekt peisazhi, dekorues etj
Ju krijoni faqen tuaj me projektet, çmimet, vlerësimet e klientëve ( kjo ka shumë shumë rëndësi ) dhe përmbledhje të punëve tuaja ( portfolio ) nga ku klientët mundet të shfletojnë dhe të kenë mundësi të shikojnë stilin dhe projektet e mëparshme.
Profesionistët e lirë krijojnë faqen e tyre e cila funksionon si një biznes, duke krijuar marzhe të larta fitimi!
Disa arkitektë synojnë të paguhen me % mbi kostot e ndërtimit ( duhet të jeni pakëz të përditësuar mbi çmimet në amerikë kryesisht ) ndërkohë të tjerë preferojnë të paguhen me orë punë të cilat variojnë nga 45 deri në 200 $. ( Jo keq e?)
Një platformë dedikuar përzgjedhjeve të shërbimeve në arkitekturë. Funksionon në këtë mënyrë : Një klient publikon kërkesat e tij në lidhje me një projekt. Arkitektët e regjistruar në faqe mundet të marrin informacione rreth kërkesave të projektit.
Projekti, apo koncepti ( në varësi të kërkesave ngarkohet, brenda afatit të pëcaktuar nga klienti) dhe më pas ndahen çmimet e vendit të parë, dytë, tretë ( i pari do të thotë që është projekti që do të realizohet ) dhe ndonjë herë ka dhe çmime të vendit të 4 dhe të 5.
Vendi i parë ka një variabël nga 500 $ deri 1000$ ( në varësi të madhësisë së projektit) natyrisht me rritjen e volumit të projektit rritet dhe mundësia për të fituar më shumë!
Ka konkurencë dhe jo gjithmonë projekti yt do të jetë fitues sepse varet shumë nga shijet dhe se sa version yt arrin të përmbushë kërkesat funksionale dhe ekonomike të klientit!
Ps: Arcbazaar funksionon në të njëtën mënyrë!
Me siguri keni dëgjuar për upwork, platforma me e lakuar për profesionistëve e lirë dhe natyrisht ka njē arsye pse është e tillë!
Upwork, ka një algoritëm tejet efektiv ( madje bën të mundur që gjithëkush të ketë momentin e tij/saj të famës ) kur një klient publikon një projekt/kërkesë me aftësi specifike, websiti i përgatit një listë më kandidatët e përshtatshëm duke përputhurnevojat e klientit dhe aftësive të profesionistit. Në fakt upwork, ofron shërbime nga më të larmishmet por ka shumë arkitektë të cilët e përdorin dhe për të gjetur klientë!
Madje mundet ta përdorni dhe për ndryshim karriere, nëse keni pasion për dizajnin grafik apo dizajner web-sitesh mundet të shfrytëzoni këtë platfomë!
Arkitektët më të vlerësuar në platformë faturojnë me një mesatare nga 45-75 $ në orë, duke e kthyer Up work në opsionin më të mirë për këdo që dëshiron të punojë sipas orareve të vetëpërcaktuara.
Në këtë mënyrë dhe koha juaj merr një vlerëmë të madhe dhe çdo mund do të vlerësohet dhe nga ana monetare ( dhe hulumtimi që realizohet për çdo projekt )
Ka konkurencë dhe do ju duhet pak punë deri sa të krijoni një profil fitues.
Fiverr është ndër platformat më të njohura për profesionistëve të lirë. Mundet të gjeni gjithçka, nga grafika, marketing, dizajn, projektim, dizajn webi, video, muzike madje dhe trajner personal. Sidoqoftë ka konkurencë të fortë dhe shumë projekte nga vende të ndryshme tē botës! E konceptuar në Izrael, Fiverr synon të ndryshojë mënyrën se si bota punon sëbashku! Edhe pse ka kritika rreth çmimeve të lira, Fiverr ka nisur të ristrukturohet. Sidoqoftë ofron mundësi shumë të mira për arkitektët!
Punët dhe projektet publikohen nën etiketën “Gigs” ku mundet të lundroni dhe pêrzgjidhni atë detyrë që ju tërheq!
Ndërkohë klientët zgjedhin projektuesin mbasi kanë hulumtuar “tregun digjital” ku secili ka ju krijon një profil me aftësitë, punët, programet, çfarë ofron dhe mënyra e pagesës!
Rëndësi përbëjnë vlerësimet e klientëve, kështu që mundohuni të përmbushni të gjitha afatet që listoni!
Nëse jeni te profesionistët më të mirë mundet të filloni një projekt me 150 $! Por fiverr kryesisht favorizon fillestarët dhe projektuesit mesatar, të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin një projekt me një çmim më të ulët!
Duket si fillimi ideal për t’ja marrë dorë :D Regjistrohu këtu!
Nëse ju duhet pak ndihmë të kuptoni si funksion : Mësoni këtu!
Siç e përmendëm fiverr favorizon profesionistët e rinj, çka do të thotë nëse do të donit të fitoni më shumë do të jetë më e vështirë!
Nuk është arkitekturë e mirëfilltë, por për këdo që ka pasion 3d-në dhe mundet të krijojë pjesë të produkteve të ndryshme, mundet të gjenerojë të ardhura duke u regjistruar në platformë. Shapeways vjen si një treg i specializuar në printimet 3d dhe teknologjitë e reja të prodhimit për të krijuar një shumëllojshmëri artikujsh të personalizuar për bizneset dhe konsumatorët, nga pjesët e makinerive deri te maketet. Ajo çfarë ju do të bëni është krijimi i modeleve 3d të cilat mundet të blihen online dhe të printohen me porosi.
Një mënyrë shumë e mirë për fitim pasiv, sepse mjfaton të realizoni një produkt dhe ju do të fitoni nga shitjet. Ndërkohë sa fitoni përcaktohet nga eksperimentimi, por kur krijon dhe modelon fiton nga 400 - 1500 $ në muaj. Tejet mirë për ta patur si punë të dytë!
Jini prezent në pikark.com
Ka plot platforma ku ju mundet të shfaqni punët tuaja, si Behance, Dribble por natyrisht ne ju sugjerojmë të jeni pjesë aktive e Pikark.com?
Si funksionon? ju regjistroheni si arkitekt dhe publikoni punët tuaja, blog, apo dhe nëse keni realizuar ndonjë produkt dhe ate! Kështu krijoni një faqe profesionale me punët tuaja! e sigurtë qe ka klientë të interesuar për arkitektë dhe pikark.com për momentin është e vetjma që ofron një databazë projektesh dhe profesionistësh në Shqipëri!
Projekte të publikuara në www.pikark.com kanë fituar dhe çmime ndërkombëtare duke ju ekspozuar në një treg më të gjerë dhe ju ndihmon të gjen klientë të rinj!
Klientë të rinj :D
Nëse nuk jeni regjistruar akoma është shumë e thjeshtë! :
Regjistrohuni këtu dhe tregojini botës pontencialin tuaj krijues!