Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    5 ARSYE PËR TË PËRDORUR BIM

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    5 ARSYE PËR TË PËRDORUR BIM

    Një artikull  bazuar mbi artikullin  realizuar nga AURORA BABA

    Vitet e fundit kanë sjellë inovacione dhe teknologji të cilat janë duke avancuar dita ditës. Tashmë të gjithë kanë akses në teknologjitë e fundit dhe shumica prej nesh mban në duar një smartphone. Mbledhja, përpunimi dhe menaxhimi i të dhënave bëhet përherë më i detajuar dhe i shpejtë. Si çdo industri, dhe ajo e ndërtimit po ndikohet nga zhvillimet e kohës. Metodat tradicionale të vizatimit, përpunimit dhe përllogaritjeve po ia lënë vendin automatizimit dhe softwareve të cilët ndihmojnë në performancë dhe menaxhim. Përpara 30 vitesh, industria pësoi një ndryshim të procesit të punës, mendësisë dhe kohëve të përpunimit, vizatimi me dorë(paper drafted) i la vend CAD (computer aided design) ku mes programeve më të njohur është AutoCAD. Një periudhë e tillë tranzicioni po ndodh edhe vitet e fundit me teknologjinë BIM.

    Çfarë është BIM?

    BIM është shkurtim i Building Information Model, është procesi i cili ndërtohet duke përdorur programe si Revit. Programe të tjerë që mund të ndërtojnë BIM janë Archicad, Vectorworks, Rhino etj. BIM përkufizohet si një proçes i mbështetur nga mjete, teknologji dhe kontrata të ndryshme që përfshijnë gjenerimin dhe menaxhimin e paraqitjeve digjitale të karakteristikave fizike dhe funksionale të vendeve.

     
    Ja kur ju shtrojmë aryse pse ju duhet të kaloni pajtetër në BIM!

    1.BIM është e ardhmja

    Shumë shtete tashmë janë duke përpunuar projekt-ligjet dhe rregullore të posaçme për të unifikuar industrinë e ndërtimit. Në të njejtën mënyrë si para disa vitesh, me kalimin e projekteve në CAD ku ishin të nevojshëm një sërë njësimesh, citojmë unfikimin e layers për të gjitha kompanitë, dhe Revit po implementohet nga qeveri të ndryshme per t’u shndërruar në standart. Produktet e kompanive furnizuese janë duke u përshtatur për tipologjinë BIM, psh dyer, dritare, mobilje, sisteme elektrike etj vijnë të kompletuara si elemente 3D, me të dhëna specifike të cilat më parë gjendeshin vetëm në informacionet shoqëruese.

    2.Kualitet i rritur projektimi

    Modeli i koordinimit BIM përmban të gjitha informacionet në lidhje me pjesët përbërëse të ndërtesës në një mënyrë të shpejtë dhe lehtësisht të arritshme, duke mundësuar një koordinim dhe komunikim më të mirë midis disiplinave, gjithashtu krijon mundësine e rishikimit në 3D të objektit pa filluar hedhja e themeleve.

    3.Përmirëson koordinimin

    Thamë më sipër që BIM është një teknologji që mundëson koordinimin. BIM është i njohur të ketë 7 dimensione, ose 7D, nëpërmjet të cilave monitorohet dhe koordinohet jetëgjatësia e projektit. Organizimi të ndihmon në gjetjen e të dhënave dhe dokumentacioneve me lehtësi, si për personat që kanë qenë pjesë e stafit prej fillimit të projektit dhe për personat që bashkohen gjatë fazave të ndryshme.

    4.Kursen kohë dhe buxhet

    Nëpërmjet teknologjisë BIM është fare e thjeshte të përfitosh plane, fasada dhe 3D  me anë të disa komandave. Proçes që përmes CAD do të kërkonte disa ditë. Aftësitë e BIM për përpunimin e të dhënave gjithashtu të lejojnë të marrësh vendime më shpejt dhe të krahasosh disa zgjidhje nëpërmjet zëvendësimit të modelit të përdorur në projekt.

    5. Mundësi më të larta punësimi

    Studiot e projektimit  që përdorin BIM jane gjithmonë e më shumë në kërkim të talenteve të reja që zotërojnë programe të tilla projektimi.

     

    Nëse po pyesni ku mundet të mësoni REVITIN, ju sugjerojme kurset e vetme të licensuara nga Autodesk  të accademia3d!

    Regjistrimi i kursit të radhës ka filluar, regjistrohuni këtu dhe filloni klasat tuaja në datën: 09 qershor

    kurs-reviti- nga- accademia3d

     

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link