Blog

ACTIVE LIGHT application

Aplikimi i Dritës Aktive

Drita Aktive bazohet në dritën natyrale të ditës, nuk konkurron me të, por përkundrazi punon me të. Aplikimi i Dritës Aktive në interier varion në bazë të tipologjisë së objektit, këtu janë disa shembuj:

Drita aktive në zyrë 

Krijimi i dritës krijon frymëzim

Përkundër faktit se drita ndikon te njerëzit në një nivel biologjik, problemi i diskutuar këtu bëhet i qartë me ndriçimin e zakonshëm të zyrave të sotme: kundër rrezeve të diellit, i cili ndryshon intensitetin e tij dhe temperaturën e ngjyrave gjatë gjithë ditës, ndriçimi artificial është statik dhe intensiteti i tij i  ndriçimit është zakonisht rreth 500 lux dhe temperatura e ngjyrave 4000 Kelvin. Gjithësesi intensiteti standard i ndriçimit prej 500 lux perceptohet si shumë i ulët në vendin e punës.

Zumtobel ofron zgjidhje ndriçimi përmes Active Light për kushte specifike të ndriçimit në zyrë, në mënyrë që përdoruesi të mund të përdorë opsionet e kontrollit individual sa më shumë që të jetë e mundur, në varësi të punës dhe preferencës individuale, në këtë mënyrë ai është në gjendje të punojë me një intensitet ndriçimi deri në 800 lux. Drita ideale në kohën e duhur gjithashtu ka një ndikim pozitiv në performancë dhe për rrjedhojë edhe në krijimtarinë e individit.

eggboard artemide
Eggboard Artemide - Office project by And Studio Architects

Drita aktive në industri 

Krijimi i dritës krijon saktësi

Drita Aktive mund të japë një kontribut të vlefshëm, veçanërisht te punëtorët me turne, për një sinkronizim të përshtatshëm të ritmit gjatë ditës. Sistemet inteligjente të kontrollit të ndriçimit dhe sensorët inovativë lejojnë gjithashtu që përmes numrit dhe vendndodhjes së personave, sigurohet  frekuenca, modeli i lëvizjes, skenari i duhur i ndriçimit referuar veprimtarisë përkatëse dhe për këtë arsye promovohet siguria, saktësia dhe cilësia.

Innova Ideal lux
Innova Ideal lux

Drita aktive në dyqane

Krijimi i dritës krijon emocion

Drita Aktive integron të dhënat e marra nga studimi Zumtobel, në mënyrë që t’i sigurojë klientit atmosferën e duhur të dritës dhe, nga ana tjetër, të prezantojë markat dhe produktet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një nivel emocional, Drita Aktive krijon një gjendje të lehtë humori që ndikon pozitivisht në mirëqenie dhe gjithashtu edhe në kohëzgjatjen e qëndrimit në dyqan. Në një nivel vizual, Drita Aktive siguron një qasje të synuar përmes orientimit dhe ndryshimit të intensitetit të ndriçimit në lidhje me hapësirën dhe kohën.

Konceptet e Dritës Aktive bazuar në ngjyrat dinamike të dritës, të përshtatura me produktin përkatës, përmirësojnë vlerësimin e cilësisë së tyre. Referuar arkitekturës me cilësi të lartë dhe prezantimit tërheqës të mallrave, jo vetëm që rritet blerja, por edhe pranimi i çmimeve më të larta.

A.24 Circular Stand-alone Artemide
A.24 Circular Stand-alone Artemide - Retail project by Studio tonassiranghetti

Drita aktive në art dhe kulturë

Krijimi i dritës krijon imagjinatë

Drita aktive në art dhe kulturë merr parasysh të gjitha aspektet konservatore, vizuale dhe i bashkërendon ato me lëvizjen e vizitorit në hapësirë dhe kohë. Teknologji të tilla si ‘Tunable White’ jo vetëm që janë në gjendje të ndryshojnë ngjyrën e ditës gjatë ditës, por ato gjithashtu mund të përputhen me materializimin, formën e artit dhe teknikën e punës së artistit. Më në fund, mesazhet e artistëve nuk karakterizohen vetëm nga zgjedhja e ngjyrës, por edhe nga historia e veprës, vendi, drita natyrale apo drita artificiale.

Aria 35 Track
Aria 35 Track

Drita aktive në ambiente të jashtme

Krijimi i dritës krijon bashkëveprim

Zgjidhjet e Dritës Aktive harmonizojnë të tre nivelet e dritës (dritën vizuale, biologjike dhe emocionale). Nëse përdoruesit e një hapësire në natyrë janë të integruar në planifikim, krijohet një zgjidhje ndriçimi që i shërben si njerëzve ashtu dhe mjedisit. Kjo përmirëson ndjenjën e sigurisë, orientimin dhe cilësinë e qëndrimit në vende publike. Drita gjithashtu ka një dimension shoqëror pasi promovon komunikimin dhe bashkëveprimin e njerëzve.

Reeds Artemide
Reeds Outdoor Artemide

Drita aktive si lidhje midis njeriut dhe arkitekturës

Me Dritën Aktive, Zumtobel ka formuluar një objektiv vizionar: “Krijimi i dritës krijon jetë”. Drita artificiale dinamike bazohet në marrëdhënien bazike midis njeriut dhe dritës në të gjitha sferat e jetës. Me ndihmën e nivelit më të lartë të teknologjisë, aplikimi i Dritës Aktive ofron mundësinë të bashkërendojë në mënyrë dinamike nevojat origjinale të njerëzve me kërkesat e jetës moderne. Ndërveprimi i natyrës, njerëzve dhe teknologjisë vendos rrugën për planifikimin e ri të dritës dhe qasjeve arkitekturore në një aspiratë gjithëpërfshirëse.

Source: Back To The Roots Through Light by Zumtobel

Shtëpia e Pjerrët Tharm Architects

Shtëpia e Pjerrët

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Shtëpia e Pjerrët
Banim
Tharm Architects
Tharm Architects
Durrës, Shqipëri
Në ndërtim
2018
238 m2
2

Shtëpia e Pjerrët Tharm Architects

Shtëpia e Pjerrët, një projekt nga Tharm Architects, ndodhet në fshatin Vrrinë të Durrësit. Objekti është i zhvilluar në 3 nivele të ndryshme, duke shfrytëzuar pjerrësinë e sheshit. Në shesh ndodhet një shtëpi ekzistuese njëkatëshe, sipërfaqen e njollës të së cilës e marrim si referim për objektin e ri që do të ndërtohet. Kësaj sipërfaqeje i shtojmë një kat, duke iu përshtatur kërkesave të familjes.

Shtëpia e Pjerrët Tharm Architects

Për të shmangur pengimin e shikueshmërisë për objektin pas, vëllimi i ri shtyhet drejt kufirit jugor duke krijuar fushëpamje dhe hapësirë të madhe me dy sheshe përpara banesës. E njëjta masë vëllimore tashmë vjen e tërhequr dhe në raporte më elegante.

Shtëpia e Pjerrët Tharm Architects

Rruga hyrëse në objekt furnizon me akses të dy shtëpitë, ndërsa sistemimi është i organizuar në 2 nivele. Mbulesa e objektit është e menduar të vijë në 2 pjerrësi, duke i përngjarë pjerrësisë së relievit. Hyrja kryesore e banesës kryhet në nivelin 0. Korridori na orienton në lindje për në dhomën e gjumit, në perëndim në kuzhinë, ndërsa në jug me nuklin e shkallës që ndërlidh tri nivelet në objekt. Njëkohësisht banesa mund të aksesohet edhe në nivelin -1 nga oborri. Në nivelin -1 ndodhen funksione si zona e ngrënies, salloni i ndenjes, tualeti, depoja dhe garazhi i mbyllur.

Tharm Architects Architecture

E veçantë për zgjidhjen e kësaj shtëpie është se funksioni i gatimit ndodhet në nivelin 0, i cili komunikon vertikalisht me nivelin e poshtëm me anë të një shkalle njërampëshe. Vizualisht, ambientet komunikojnë me anë të atriumit në të cilin zhvillohet salloni. Në nivelin e tretë të banesës kemi dhomën e çiftit me funksione plotësuese si gardërobë, tualet dhe dalje në ballkon.

Tharm Architects architectural concept

Tendenca në objekt është për të përdorur materiale sa më natyrale si tullë, llamarinë, xham, shtrim me pllaka guri dhe bari të sistemimit. Objekti vishet me tullë dekorative duke pasur si qëllim nxjerrjen në pah të thjeshtësisë së vëllimit. Vëllimet më të vogla të ballkoneve mbështillen me fletë llamarine, duke u evidentuar nga trupi kryesor edhe me anë të ngjyrës së bardhë. Me të njëjtin parim trajtohen dhe kornizat e dritareve dhe hijezuesve.

architectural plan tharm architects
architectural plan tharm architects
architectural plan tharm architects

Qëllimi i Tharm Architects për projektin Shtëpia e Pjerrët ka qenë dhënia e një ndërhyrjeje sa më minimale në terren si në formë ashtu edhe në materialitet, duke përmbushur kërkesat e klientit për funksionalitetin dhe duke siguruar komfortin dhe ndjenjën e privatësisë.

facade design
facade design
facade design
facade design

The Best Colors to Soothe Anxiety & Promote Wellness

Ngjyrat më të mira për zbutjen e ankthit dhe rritjen e mirëqënies

Cilat janë ngjyrat më të mira për zbutjen e ankthit dhe rritjen e mirëqënies?  Shkencëtarët dhe artistët prej kohësh besojnë se ngjyra mund të ndikojë në mënyrë dramatike në humorin , ndjenjat dhe sjelljen tonë. Ngjyra të caktuara ndikojnë në rritje të presionit të gjakut, stresit dhe rëndesës së syve. Preferencat e ngjyrave kanë gjithashtu ndikim në objektet që njerëzit zgjedhin të blejnë, rrobat që ata veshin dhe mënyrën e dekorimit të ambienteve të tyre. Ngjyra është një mjet i fuqishëm komunikimi dhe mund të përdoret për të ndikuar në emocione dhe madje edhe në vendimet që marrim. Njerëzit shpesh zgjedhin objekte me ngjyra që ngjallin ndjenja të caktuara, të tilla si lyerja e një dhome me një ngjyrë të butë për të krijuar një humor të qetë. Le të flasim për psikologjinë e ngjyrave duke prezantuar pesë prej tyre që ndihmojnë në rritjen  e mirëqenies tonë mendore, duke na lënë më pak të mërzitur dhe të shqetësuar.

Ngjyra në nuancat e ujit

Pantone,almost aqua

Kjo ngjyrë e gjelbërt, e hijëzuar, ka të bëjë me ekuilibrin dhe harmoninë. Në një këndvështrim më të gjerë ajo është ngjyra e rritjes, ngjyra e natyrës, përtëritja dhe rilindja. Kjo ngjyrë rinovon dhe rikthen energjinë e shteruar.

Ngjyra e kamomilit

pantone-chamomile

Kamomili, një hije më e ngrohtë e të verdhës, është një ngjyrë Optimiste dhe Pozitive që shton pasurinë dhe ngrohtësinë – ndriçon dhe rrit gjërat e tjera përreth tij. Kjo është një ngjyrë e shoqëruar me bollëk dhe prosperitet.

Ngjyra e akullit

pantone ice flow

Bluja e akullit frymëzon njohuri, gjendje shpirtërore dhe një kuptim të thellë të vetvetes dhe shpirtit. Bluja është një ngjyrë e shoqëruar me qetësi dhe besim, mirëkuptim dhe ndriçim.

Ngjyra e jargavanit

pantone lilac ash

Ky tonalitet midis jargavanit dhe trëndafilit promovon qetësinë dhe paqen. Jargavani është në të njëjtën kohë femëror dhe romantik, i dashur dhe intim, i menduar dhe i kujdesshëm. Hijet e trëndafilit mund të ngjallin ndjenja të dhembshurisë, edukimit dhe dashurisë.

Ngjyra në nuancat e resë së shiut

pantone nimbus cloud

Kjo është ngjyra e intuitës dhe perceptimit edhe mund të promovojë përqendrim të thellë gjatë kohës së meditimit, duke ju ndihmuar të arrini nivele më të thella të vetëdijes.

Pesë ngjyrat për zbutjen e ankthit dhe rritjen e mirëqënies kanë një këndvështrim optimist, i cili qetëson shqisat dhe ngjall ndjenjat e gëzimit, qetësisë dhe lehtësisë.

v blocker, Alumil

V-Blocker: Sistemi i ri ndarës për mbrojtje kundër COVID-19

Rregullat e reja të higjienës dhe sigurisë të vendosura në këto rrethana të vështira janë një sfidë për bizneset dhe dyqanet. Përvoja jonë inovative në hartimin e sistemeve ndarëse për vendet e punës, kanë çuar në zhvillimin e një sistemi të ri të plotë duke siguruar higjenën dhe rregullat e sigurisë. Sistemi i ri ndarës SMARTIA P19 V-Blocker u zhvillua për mbrojtje kundër COVID-19 dhe ofron një zgjidhje unike të harmonizuar plotësisht me nevojat e kësaj periudhe të veçantë që po kalojmë. Ai përbëhet nga një kornizë alumini dhe një grup panelesh transparente ose jo transparente që mund të montohen në të. Është ideal zona ngrënieje dhe apo te kalimit të kohës së lirë (restorante, kafene, bare, etj.), Sallone bukurie, vende pune, dyqane, shërbime publike, biznese dhe çdo vend tjetër që pret shumë njerëz çdo ditë.

v bloker, Alumil

Karakteristikat kryesore të SMARTIA P19 (V-Bocker)

  • Përbëhet nga një kornizë alumini me dizajn minimal dhe qëndrueshmëri të lartë.
  • Dimensionet maksimale të ndarjes vetë-qëndruese janë: 1.60 x 1.00 m (L x Gj)
  • Mundësi për të montuar fletët e polikarbonatit, pleksiglas, xham sigurie, panele prej druri ose alumini, etj.
  • Një kombinim i materialeve të mësipërme mund të montohet në sistemin e ndarjes.
v blockers, alumil

Përparësitë e SMARTIA P19 (V-Blocker)

  • Siguria dhe mbrojtja kundër COVID-19
  • Dizajn i lehtë i lëvizshëm modular me qëndrueshmëri të fortë për të shmangur aksidentet
  • Kualitet dhe qëndrueshmëri e shkëlqyeshme e materialeve për një kohë të gjatë intensive përdorimi të shpejtë
  • Transparencë e cila siguron shpërndarje natyrore të dritës dhe dukshmëri
  • Dizajn elegant dhe mundësinë e kombinimeve të pakufizuara të dizajnit për të përditësuar estetikën e secilës hapësirë ​​
v blocker, Alumil

ALUMIL, si një nga kompanitë më inovative në fushën e sistemeve arkitektonike ndërkombëtare të aluminit, studion vazhdimisht nevojat e tregut gjatë kësaj kohe të vështirë dhe ofron zgjidhje që shërbejnë si “armë” të rëndësishme kundër pandemisë që ka prekur të gjithë botën. Produktet që kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të masave paraprake, si sistemi ndarës për mbrojtje kundër COVID-19, tani janë thelbësore në mënyrën sesi njerëzit, që kthehen në rutinat normale ditore, të mbeten sa më të mbrojtur.

Ingrid Martini interior design

Apartamenti Blu

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Apartamenti Blu
Banim
Martini Design Studio
Ingrid Martini
Tiranë, Shqipëri
Ndërtuar
2020
– m2
1

Apartamenti Blu është një projekt nga Ingrid Martini, një arkitekte dhe interior designer, e specializuar në ndërtimin e arkitekturës së brendshme të objektit. Me një eksperiencë 17 vjeçare në fushën e interierit, e me një larmi punësh që spikasin në shumëllojshmërinë e diversitetin e tyre. Në panoramën e gjerë të arkitektëve të brendshëm, Ingridi, është padyshim një zë i spikatur e me shumë  stil.

Shtëpitë e bukura, ashtu si Apartamenti Blu nga Ingrid Martini, ushqehen nga personaliteti i atyre që banojnë në të dhe i kontekstit arkitektonik-natyral i cili e rrethon. Sigurisht që banesa e këtij çifti të ri me tre fëmijë, në një nga komplekset më cilësore në periferi të Tiranës,  është në nivelet maksimale, përsa i përket pamjes panoramike që ofron zona e ditës, një spektakël i vërtetë i natyrës, por edhe për qetësinë e intimitetin që ofron zona e natës, duke e bërë këtë banesë të ketë privilegjin e një këndi të plotë shikimi prej 360 gradësh. E gjithë banesa është e rrethuar pothuajse në 4 këndet e orientimit me veranda e ballkone.

Në interior, ajo që bën përshtypje është eleganca diellore, e gjallë, e gëzueshme,  e që ndizet nga pasionet e të zotëve të shtëpisë për artin, dizajnin, arkitekturën, natyrën, ngjyrat. Në këtë hapësirë fluide, nuk mund të mos vësh re ikona që kanë bërë historinë e dizajnit internacional, disa të autorëve si Michele de Lucchi, Vëllezërit Bourullec, Charlote Perriande, Jean Prouve, Luovica + Roberto Palomba.

I shkujdesur, por perfekt shtresëzimi i mobiljeve, tapeteve, ndriçuesve apo objekteve të dashura e mbi të gjitha, kornizat me piktura e fotografi të ekspozuara në mure.

Hapësira prezantuese e apartamentit është korridori që mungon, e praktikisht hyrja bëhet drejt e në sallon, ku është vendosur me shpinë një divan i madh, shumë i madh, në formë “L”.  Volumetria e objektit është absolutisht interesante , e plotë, e madhe, më një frymëmarrje të gjerë. E gjitha është theksuar akoma më shumë edhe nga efektet kromatike të përdorura dhe loja e bukur e kontrasteve. Ndriçimi i duhur dhe paleta kromatike e zgjedhur ka ndihmuar që kjo hapesirë të jetë mjaft e këndshme.

Më pas kalohet në sallon, ku përpara divanit të madh, qëndron pikërisht faqja e madhe e fokusit ku është pozicionuar televizori po ashtu extra large.

Ndërkohë, nuk mund të të lërë indiferent pamja e mrekullueshme që ofrojnë vetratat e shumta në numër që shoqërojnë sallonin dhe zonat e ndërlidhura me të.

Në zgjatim të sallonit vjen e pandërprerë me konture zona e gatimit, e ngrënies dhe një bibliotekë e madhe e cila është aq e lartë sa është projektuar bashkë me shkallën rrëshkitese ndihmëse. Por ajo që është totalisht risi, është dhoma e lojrave, dedikuar 3 të vegjëlve të shtëpisë.

Zona e gatimit ka një impakt pothuajse monumental. Ajo është vendosur në një zonë ku kuota maksimale arrin 450cm. Dhe mobiljet e saj janë zgjedhur të jenë relativisht të ulëta, me qëllim. Lartësia maksimale e kolonave të kësaj kuzhine Doimo Cucine, arrin vetëm 145cm. Është zgjedhur  për të një design modern, pothuajse minimalist, shumë i pastër në linja e në volume, e me një ritëm rigoroz të dimensionit të kanatave. Ngjyra blu është gjithashtu një zgjedhje e guximshme, por që ka rezultuar një balancë perfekte me materialet e finiturat që e rrethojnë.

Apartamenti Blu Ingrid Martini

3 dhomat e gjumit kanë një format drejtkëndor, me përmasa të plota, gjë që i bën shumë komode.  E veçanta e tyre qëndron në trajtimin e bërë nga arkitektja, për t’i dhënë një atmosfrë të ngrohtë e të ëmbël në finiturë, materiale dhe në ngjyrë.

Të dyja dhomat e fëmijëve janë trajtuar me letër muri dhe me ngjyra shumë të pazakonta . Ndërsa dhoma matrimoniale ka një plan shfrytëzimi jashtë kornizave. Shtrati i madh është pozicionuar në qendër, me shpinë nga hyrja për në dhomë dhe përballë një vetrate që sheh në verandën e pasme të shtëpisë.

Apartamenti Blu Ingrid Martini

MALAJ-A Headquarters

Selia qendrore MALAJ-A

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Selia qendrore MALAJ-A
Zyra
Besnik Grainca Architect
Besnik Grainca
Durrës, Shqipëri
Ndërtuar
2017
400  m2
2
Agon Nimani

Qëllimi i konceptit të projektit Selia Qendrore MALAJ-A ishte krijimi i një ndërtese si pikë referimi në këtë zonë industriale.

Organizuar si një kub me strukturë betoni, i mbuluar me xham në tre anët e ndërtesës, i ndarë nga një atrium si një bërthamë e ndërtesës, si dhe zgjidhje me efikasitet energjetik duke lënë rrjedhjen e ajrit në mënyrë që të ketë një ventilim natyral.

Qëllimi kryesor ishte krijimi i një vendi pune inspirues dhe të shëndetshëm duke harmonizuar botën virtuale, sociale dhe fizike. Në projekt u implementua dizajni biofilik, i cili përfshin materiale të tilla si travertina tek shkallët,  mure të mbuluara në panele druri, mermer në tualete dhe elementë të tjerë të drurit që përdoren në mobilje, si dhe bimë të ndryshme.

Forma romboide e strukturës së dritareve shtrihet në lartësinë dysheme- tavan, duke mundësuar shumë dritë natyrale.

Koncepti i brendshëm bazohet në parime ku hapësirat e punës ofrojnë një lidhje të fortë me punonjësit e saj, duke përdorur xham për të ndarë hapësirat e punës në mënyrë që të maksimizohet qasja në dritën dhe kontaktin vizual, apo duke zbuluar ndërveprimin midis njerëzve dhe hapësirave, si dhe nevojat e tyre në kontrast me strukturat e mbyllura industriale të lagjes përreth.

smeg

SMEG: Siçilia është dashuria ime

Vera nuk mundet të kuptohet pa gjallërinë e ngjyrave dhe entuziasmin të cilin përçojnë!
Po sikur këtë gjallëri ta përcillni dhe në dizajnin e shtëpisë tuaj ?
Ju sjellim nje koleksion të pasur në ngjyra e dizajn dhe mbi të gjitha nëse pëlqeni dhe qeramiken e Italisë së jugut, linja e Smeg D&G Sicili is my love sjell atmosferen e verës dhe bukurinë e Mesdheut.

Siçily is my love

Nëse dëshironi t’i jepni nuancë kuzhinës tuaj me ngjyra dhe dizajn, veçanërisht nëse jeni adhurues i modeleve qeramike italiane, plotësojeni me sa më shumë pajisje të Smeg në stilin Dolce dhe Gabbana, Siçilia është dashuria ime, sa jua lejon buxheti juaj.

Smeg, Siçily is my love

PROJEKTET E ARTIT

Smeg dhe Dolce & Gabbana bashkojnë forcat për të krijuar një projekt me të vërtetë ‘Made in Italy’ ku ekspertë nga bota e dizajnit dhe modës takohen dhe bashkpunojë për të krijuar pajisje shtëpiake unike që zbulojnë një histori italiane.

KOLEKSIONI: SIÇILIA ËSHTË DASHURIA IME

Koleksioni i pajisjeve të vogla të prodhuara nga Smeg me një prekje të pa-gabueshme të Dolce & Gabbana janë simbole të një estetike lidhur me Siçilinë, shtëpia për shpirtrat e Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, dhe më përgjithësisht me Italinë dhe kuzhinën e saj ndaj së cilës Smeg ka qenë gjithnjë interepretues ekselent.Të gjitha pajisjet janë dekoruar me limon të verdhë, agrume dhe qershi të cilat janë tekstura tipike dekorative të Siçilisë.

smeg, Sicily is my love

KUZHINA DIVINA

Kuzhina Divina është një homazh për origjinën e Italisë, ku traditat e saj dhe festivalet e njohura tashmë pasqyruar në formën e një seti të ri të kuzhinës me një frigorifer FAB28, ngjyra të guximshme dhe intensitet narrativ. Koleksioni është paraqitur në dy variante: i pari i karakterizuar nga përfaqësime të frymëzuara nga teatri kukull Siçilian dhe karroca tradicionale e pikturuar me dorë, ku tonet mbizotëruese janë e kuqja dhe portokallia e zjarrtë, ndërsa e dyta karakterizohet nga një teksturë në ngjyrë blu dhe të bardhë.

Smeg,Sicily is my love
Smeg,Sicily is my love
Smeg,Sicily is my love

Piktorët Siçilianë, shumë të aftë në artet dekorative komplekse dhe “thesaret e së kaluarës”, i realizojnë frigoriferët në interpretime unike të folklorit siçilian. Rezultatet e pasionit, krijimtarisë së thellë dhe ndjenjës së përkatësisë në tokën e tyre.

Smeg,Sicily is my love

Makeover nga Ingrid Martini

Pierre Cardin Home: Makeover nga Ingrid Martini

Pierre Cardin Home ju sjell një makeover të ri të realizuar nga arkitekte Ingrid Martini. Qëllimi: të krijojmë një ambient sa më të këndshëm plot me ngjyra për dhomën e ndenjes…
Në sfond, një letër muri klasike damaske, me reflekse të ndryshme të blusë, i jep dhomës intesitetin e qiellit.
Trajtat klasike përforcohen nga ndërthurja e letrës së murit me një teksturë më moderne, por që të rikujton buazerinë në shtëpitë klasike.
Makeover nga Ingrid Martini
Ndërkohë, është zgjedhur seti Soprano nga DOIMO Salotti.
Divani Soprano reflekton standardet e mirëfillta të dizajnit, por mbi të gjitha vëmëndje të dedikuar detajeve, cilësisë së materialeve dhe proporcionit të formave, duke ofruar komfort dhe relaks.
Jastëqet më të vegjël në mbështetësen e divanit i japin trajta të një stili më rural, Provencial Style ( stil i arredimit të shtëpive në jugun e Francës, në rajonin e Provencës).
Një butësi maksimale karakterizon divanin Soprano, kjo falë jastëqëve të mbushur me pupla, ndërkohë që një tegel elegant ravijëzon format e tyre.
furniture design

Elementi dominant në ambient është ngjyra blu, e preferuara e arkitektes gjithashtu, i cili  lidh të gjithë kompozimin sëbashku, i gjendur në teksturën e murit, dekorin dhe qeramikën e vazove dhe mëse i fuqishëm në kolltukun elegant me dizajn klasik.

Sixhadja afgane e punuar me dorë, në ngjyrë të kuqe të ndezur, plotëson dhe më shumë kompozimin duke nxjerrë më në pah kontrastet dhe elementet si divanet, por edhe ato dekorative si tavolinat anësore.

Makeover nga Ingrid Martini
Dualiteti i arritur nga kombinimi i dy sixhadeve të punuara me dorë – të kuqe dhe të bardhë – krijon një lojë dinamike, e përqëndruar jo vetëm në forma, por edhe në ngjyra.
Ndonëse në shtëpitë tona tavolina e mesit gjithmonë është konsideruar si pika lidhëse e dhomës së ndenjes, në këtë rast, një puf me trajta klasike luan rolin e saj. Përveç se komod dhe funksional, ai krijon shkrirjen e duhur midis stileve të ndryshme, duke balancuar kompozimin në tërësi mes mobiljeve dhe ngjyrave të tyre.
Makeover nga Ingrid Martini

ACTIVE LIGHT CONCEPT

Koncepti i Dritës Aktive

Drita natyrale ka qënë shoqëruese e njerëzimit që nga koha antike, fakt që vazhdon të na mahnisë. Intuitivisht, ajo promovon ritmin natyror të jetës dhe ka karakterizuar zhvillimin e sensit e të parit. Drita vazhdimisht na shfaq imazhe të reja dhe përcjell emocione. Kontrollon proceset fizike dhe ndikon në orën tonë biologjike. E veçanta dhe bashkëveprimi i qënieve njerëzore, arkitekturës dhe aktivitetet kërkojnë gjëndje të ndryshme ndriçimi gjatë kalimit të kohës, të cilën Drita Aktive e arrin në momente të përshtatshme përmes ndryshimeve në intensitet, ngjyrë dhe drejtimin e dritës.

Tre nivelet e efektit të dritës

Ndriçimi, drita natyrore si dhe drita artificiale, ndikon te njeriun në tre nivele. Vizualisht, mbështet perceptimin tonë, emocionalisht ndikon në gjendjen shpirtërore dhe efekti biologjik lidhet drejtpërdrejt me të gjitha proçeset fizike.

Drita natyrale është burimi origjinal i dritës që i ka dhënë formë njerëzimit që nga kohërat e lashta dhe me të cilën ajo ka një lidhje primare. Jo domosdoshmërisht e dukshme ose e perceptueshme, drita me shumë aspekte të saj ndikon në mënyre subkoshiente në mënyrën sesi ne e përjetojmë botën.

Gjatë viteve të fundit, teknologjia ka arritur një pikë të rëndësishme në prodhimin, shpërndarjen dhe kontrollin e dritës, duke zgjeruar kështu mundësitë e planifikimit artificial të dritës duke zëvendësuar dritën e ditës. “Drita aktive” nga Zumtobel zbulon këtë potencial dhe merr parasysh marrdhënien e veçantë midis njeriut dhe dritës.

Drita Aktive përdor dritën natyrale si një rol model dhe sjell dinamikën e nevojshme të dritës në jetën e përditshme të njerëzve. Kjo zbatohet përmes ndryshimeve të intensitetit, ngjyrës  dhe drejtimit të dritës në kohën e duhur duke iu përshtatur veprimtarisë përkatëse.

Qasja e Ndriçimit Qëndror Njerëzor (HCL) po bëhet gjithnjë e më shumë fokusi në planifikimin e dritës, e cila përveç blloqeve ndërtimore vizuale dhe emocionale, kërkon ekzaminimin e njëkohshëm të dritës biologjike aktive. Duke qenë aktiv jashtë, edhe në ditët e errëta të dimrit, trupi merr një dozë të lartë të dritës, e cila ka një efekt pozitiv në ekuilibrin hormonal dhe te të gjitha proçeset fizike biokimike. Sa më shumë kohë që një person kalon në dhoma të mbyllura, aq më shpejt ora e tij biologjike humbet ritmin e saj natyror, gjë që mund të çojë në cilësi të dobët të gjumit dhe gjëndjes shëndetësore.
Gjithashtu përveç dritës natyrale, në mënyrë biologjike, drita artificiale mund të mbështesë dhe t’i bëjë njerëzit më aktiv në ambiente të mbyllura.

Psikologët në Universitetin e Bretagne-Sud tregojnë se situata e motit përcakton sjelljen njerëzore. Në rastin e dritës së diellit, ne jemi më të hapur me njerëzit, kemi besim më të madh dhe e japim numrin e telefonit më shpejt sesa në ditët e errëta me shi. Gjithashtu moti i mirë ndikon dhe në bakshishet e dhëna.

RAIL BIEMISSION - EGOLUCE
RAIL BIEMISSION - EGOLUCE

Drita aktive bën lidhjen me origjinën tonë 

Ndonëse shoqëria e sotme është ndoshta rrjeti më i mirë i të gjitha kohërave; njerëzit gjithnjë e më shumë po humbasin kontaktin me orën e tyre biologjike. Sipas natyrës, çdo qënie njerëzore është unike dhe sjell parakushtet e ndryshme individuale për të përshtatur organizmin e tij me kushtet e reja.

Arkitektura e mirë dhe dizajni i ndriçimit, karakterizohet nga fakti se njeriu dhe kushtet e tij vazhdimisht të ndryshueshme të jetesës dhe të punës reflektohen në të. Zgjidhjet aktive të Dritës përqendrohen në ndriçimin qëndror të njeriut. Ata shndërrojnë hapësira nga statike pasive në një gjendje aktive dinamike.

Vendi i zjarrit kishte një funksion jashtëzakonisht emocional dhe shoqëror për të parët tanë. Dizajni i dritës mund të përcjellë këto emocione natyrore. Njerëzit mblidhen si më parë, dhe mbështeten në punën e tyre të përbashkët krijuese. Ndoshta, falë vendit të takimit “zjarrit”, krijimtaria i atribuohet dritës të errët.

Gjatë viteve të kaluara, drita artificiale ka arritur një shkallë të re të projektimit, e cila lejon që kërkesat e njeriut, hapësirës dhe kohës të kombinohen përmes dritës.

Referuar dinamikës së përshtatur me nevojat, drita artificiale jep një kontribut të vlefshëm në stabilizimin e ritmit biologjik të njerëzve.

Dinamika e dritës natyrale përcaktohet me anë të teknologjive të tilla si ‘tunableWhite’ , e cila lejon ndryshimin e vazhdueshëm të intensitetit dhe ngjyrës së dritës nga e ngrohta në të ftohtë gjatë ditës. Teknologji të tilla, në kombinim me ndriçimin përkatës dhe sistemin modern të kontrollit dhe sensorëve, i ofrojnë përdoruesit dritën e duhur në kohën e duhur, në intensitetin e duhur.

Efekti pozitiv i natyrës kurrë nuk mund të zëvendësohet plotësisht nga teknologjia. Sidoqoftë, një studim mbi efektin e skenave natyrore të krijuara artificialisht jep një efekt pozitiv.

FLEXIA - ARTEMIDE
FLEXIA - ARTEMIDE

Source: Back To The Roots Through Light by Zumtobel

Selvia Luxury Living Antonio Irachi

Pallati Selvia

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Pallati Selvia
Banim
Iraci Architetti
Antonio Iraci
Tiranë, Shqipëri
Në ndërtim
2019-2021
15.000 m2
12

Të jetosh i rrethuar nga gjelbërimi, në zemër të Tiranës, në rezidencat luksoze me të gjithë komfortin dhe standardet më të larta të cilësisë. Pallati Selvia ofron një mundësi unike dhe e papërsëritshme.

Arkitekti Sicilian Antonio Iraci gjatë aktivitetit të tij të gjerë profesional, ka krijuar arkitekturë të bukur në dimensione të vogla dhe të mëdha. Ai është nderuar disa herë me çmime dhe ka merituar kopertinën e Elle Decor me krijimin e një prej vilave më të bukura të Italisë.

Puna e tij e fundit është pikërisht këtu, në qendër të Tiranës. Veçoria e ndërtesës Selvia është fakti i mundësisë për të jetuar në një mënyrë unike dhe ekskluzive në zemër të qytetit, e rrethuar me gjelbërim dhe vetrata të mëdha, gjithçka e pasuruar me një hijezues (brise-soleile) të veçantë që mbulon ndërtesën, një prekje elegante dhe e gjeneratës së fundit.

Projektuar në mënyrë specifike për të krijuar një mbrojtje kundër agjentëve të jashtëm, pluhurit dhe zhurmës, hijëzuesi (brise-soleile) mbron nga drita e tepërt dhe pluhuri falë gjelbërimit që shoqëron gjithë strukturën me bimë të zgjedhura me kujdes. Brise soleile është një strukturë në aliazh alumini e lyer 3 herë me vernik natyror dhe biologjik rezistent, e rrumbullakuar për të mos lejuar pluhurin të depozitohet mbi strukturë dhe vetë-pastrohet prej shiut pa pasur nevojë për ndonjë mirëmbajtje të veçantë.

Katet e brendshme dhe ballkonet mbrohen nga brise soleile prej faktorëve të jashtëm, dielli dhe pluhuri, gjë e cila krijon për më tepër edhe një intimitet të plotë dhe privatësi unike, një mikroklimë të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke mbrojtur dhe garantuar një bukuri të ndërtesës të pandryshueshme dhe të pakohë.

Vëmendje i është kushtuar izolimit termik dhe akustik sipas ligjit Evropian A plus. Ndër të tjera Selvia ofron një sistem uji të pastruar dhe të filtruar dhe të gjitha pozicionimet e sistemeve të kondicionimit të ajrit janë studiuar që në fillim dhe janë përgatitur për të dhënë rendiment maksimal me konsum minimal. Kjo garanton humbjen minimale të nxehtësisë dhe shpërdorim sa më të pakët të energjisë dhe ujit si dhe ndotje më të vogël, qoftë akustike qoftë mjedisore, duke shmangur prodhimin e nxehtësisë së jashtme dhe duke e bërë çdo tarracë të rehatshme dhe të përdorshme gjatë gjithë vitit.

apartment Selvia Luxury Living Antonio Irachi

Çdo apartament është projektuar në detajet më të imëta dhe për këtë arsye janë unik dhe me cilësi shumë të lartë, duke filluar me zgjedhjen e materialeve të cilat janë të gjitha me cilësi të shkëlqyer si dhe të pajisura me një teknologji shumë të avancuar. Materialet e gjeneratës së fundit të kombinuara me cilësi unike dhe shumë gjelbërim përreth i bëjnë apartamentet tona unike në llojin e tyre. Veçantia e apartamenteve jepet edhe nga lartësia e brendshme e jashtëzakonshme prej tre metrash që ofron kushte banimi unike. Një tjetër prekje e veçantë jepet prej vetratave të mëdha që karakterizojnë të gjitha apartamentet duke u dhuruar dritë dhe hapësirë ​​përtej çdo pritshmërie.

Tarracat e pasura me bimë janë studiuar nga dizajnerët më të mirë të peizazhit në botë, bimët janë përzgjedhur me kujdes dhe pozicionimi i tyre është studiuar në detajet më të imëta me qëllim shtimin në maksimum të bukurisë së tyre. Ndërtesa e ndarë në tri blloqe i ofron secilit kat privatësinë e vet duke pasur vetëm tre apartamente për kat, të cilat mund të bëhen edhe dy në varësi të nevojave tuaja. Ndërtesa përbëhet nga 12 kate plus tre të nëndheshme që kanë një garazh të përshtatshëm të projektuar në mënyrë të përkryer për të ofruar privatësi përpos lehtësisë së parkimit dhe manovrimit.

THE FUTURE OF ARCHITECTURE

E ardhmja e arkitekturës

Jetojmë në një shtëpi, punojmë në një zyrë dhe i dërgojmë fëmijët tanë në një shkollë. Këto vende nuk janë thjesht sfondi i jetës tonë, ato i japin formë asaj – ato përcaktojnë se kë shohim, çfarë shohim dhe si e shohim jetën.

Arkitektura ndikon në mënyrën se si ndjehemi çdo ditë, gjë që nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh sa kohë kalojmë brenda ndërtesave. Por shumë nga ndërtesat tona na lënë pa dritë natyrore, na strehojnë me tavane të ulëta dhe nuk i plotësojnë nevojat tona personale, sociale dhe mjedisore. Nuk ka pse të jetë kështu. Ne mund ta kontrollojmë këtë forcë të fuqishme – thjesht duhet të fillojmë të kërkojmë më shumë nga ndërtesat tona.

Libri “E ardhmja e arkitekturës në 100 ndërtesa” nga Marc Kushner e konsideron publikun një partner të ngushtë në arkitekturë.  Arkitektët kanë njohuri teknike për të projektuar ndërtesa që janë më të gjelbra, më të zgjuara dhe më miqësore – dhe sot publiku është partner në këtë ambicie. Pyetjet që duhet të bëjmë rreth ndërtesave dhe arkitektëve, do të krijojnë një të ardhme të re, e cila do të duket shumë më ndryshe nga bota që njohim sot.

METROPOL PARASOL - SEVILLE, SPAIN - J. MAYER H. ARCHITECTS
METROPOL PARASOL - SEVILLE, SPAIN - J. MAYER H. ARCHITECTS

A MUND TË JETË ARKITEKTURA SHTEG NËPËR RE?

Këto platforma panoramike qëndrojnë pezull mbi rrugën Trollstigen, një shteg malor turistik që rrotullohet dhe kthehet nëpër shpate gati-vertikale në një pasazh dramatik midis fjordeve të thella të Norvegjisë. Njerëzit mund ta vizitojnë vendin vetëm gjatë verës, kur moti është më pak i ashpër, por platformat duhet t’i rezistojnë kushteve të motit gjatë gjithë vitit. Megjithëse itinerari delikat depërton përmes një terreni të pabesë, ai mbështetet në forcën e jashtëzakonshme dhe inxhinierinë e kujdesshme për t’i rezistuar elementëve të ashpër të Norvegjisë.

Arkitektura e mirë na bën të harrojmë se sa e vështirë është që ajo të funksionojë.

TROLLSTIGEN NATIONAL TOURIST ROUTE TROLLSTIGEN, NORWAY REIULF RAMSTAD ARKITEKTER
TROLLSTIGEN NATIONAL TOURIST ROUTE -TROLLSTIGEN, NORWAY - REIULF RAMSTAD ARKITEKTER

A DO TË DARKOJE NË NJË TUB KANALI?

Thjesht përpiquni të mos mendoni për të – tuba të parafabrikuar prej betonit të përdorur tradicionalisht për ujërat e zeza bëhen një shtesë dramatike, skulpturale për një lokal ekzistues. Të veshur me dru, tubat krijojnë një spot ngrënieje intime për ata që gjenden brenda dhe një ndjenjë soditëse për ata që kalojnë pranë tyre.

Funksioni ndjek formën.

PRAHAN HOTEL MELBOURNE, AUSTRALIA TECHNE ARCHITECTS
PRAHAN HOTEL -MELBOURNE, AUSTRALIA - TECHNE ARCHITECTS

A MUND TË JETOJMË NË HËNË?

Kur të gjithë përfundimisht të jetojmë në Hënë, do të na duhet të mbrohemi nga rrezatimi gama. Kjo banesë për katër persona do të bëjë po këtë gjë, duke siguruar strehim nga lëkundjet e mëdha të temperaturës dhe meteoritet. Kupolat e inflatueshme (të mbushura me ajër) i japin strukturës formën e saj unike. Robotët e ushqyer nga energjia diellore do të printojnë në 3D pluhurin e hënës (regolith) mbi sipërfaqen e banesës, duke krijuar një guaskë mbrojtëse e cila ka peshë shumë të lehtë, sepse nuk kërkon ngjitës apo kapëse të tjera – grimcat e saj lidhen së bashku në mënyrë natyrale. Arkitektët kanë krijuar një model 1.5-ton dhe kanë testuar module të vogla brenda një dhome vakumi. Kjo është struktura e parë që do të shikoni së shpejti në polin jugor të Hënës.

Inteligjenca arkitektonike nuk është tokësore.

LUNAR HABITATION (CONCEPT) FOSTER + PARTNERS WITH EUROPEAN SPACE AGENCY
LUNAR HABITATION (CONCEPT) - FOSTER + PARTNERS WITH EUROPEAN SPACE AGENCY

A MUND TË BEJNË AUTOSTRADAT SHTËPI TË MIRA?

Të gjithë kemi udhëtuar në autostradë pa i kushtuar shumë rëndësi. Kjo shtëpi na bën të vetëdijshëm për shkallën e infrastrukturës sonë të transportit. Ajo është bërë duke përdorur trarë të mëdhenj të parafabrikuar prej betoni që janë prodhuar tradicionalisht për ndërtimin e autostradave. Një seri kantierësh në dukje të pamundur, na bëjnë të rimendojmë perceptimin tonë për gravitetin dhe shkallën. Dhe hidhini një sy pishinës!

Të rimendosh të dukshmen mund të krijojë diçka krejt të re.

HEMEROSCOPIUM HOUSE MADRID, SPAIN ENSAMBLE STUDIO
HEMEROSCOPIUM HOUSE - MADRID, SPAIN - ENSAMBLE STUDIO

Është e qartë se nuk ka asnjë zgjidhje perfekte, universale për të ardhmen e arkitekturës. Në të gjithë globin, arkitektët po punojnë me padurim me klientë dhe ndërtues të aftë për të projektuar ndërtesa unike, të përshtatura për ndryshimin e nevojave mjedisore dhe sociale.  Dhe për këtë, ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Studioni mbi idetë më të fundit në arkitekturë. Bisedoni me njerëzit që përcaktojnë vendet ku kaloni kohën tuaj. Bisedoni me fqinjët, bashkëpunëtorët, miqtë dhe familjen tuaj, dhe së bashku, synoni për një arkitekturë më të mirë.

Mos harroni: Arkitektura nuk përfaqëson vetëm bashkësinë tuaj – ajo formon shoqërinë tuaj. Nëse i kërkoni arkitekturës të punojë për ju, dhe të pasqyrojë të mirat e komunitetit tuaj dhe Tokës, do të mahniteni nga mundësitë që arkitektura mund të sjellë në çdo aspekt të jetës tuaj.

Source: The future of architecture in 100 buildings by Marc Kushner

studioja e nje arkitekti

Studioja e një arkitekti

Si e mendoni hapësirën krijuese të një arkitekti ?

Arkitektura është  një  profesion angazhues, i cili merr stimul nga çdo element rreth nesh, por mbi të gjitha nga ambjenti ku jetomë/punojmë ( jo, nuk është vetëm Pinteresti burim frymëzimi )
Rrjedhimisht zyrat kur projektet fillojnë konceptohen do të duhet të ofrojnë ngacmimin dhe komfortin e duhur për të gjeneruar stuhitë krijuese…
Por si mundet të jetë studioja e një arkitekti të ditëve të sotme…?

studio e nje arkitekti

Aty ku arkitekti i’u ofron klientëve  mundësinë të  prekin produktet e sugjeruar nga ai vetë për ti implementuar në  projektet e  tyre.
Mori katalogjesh ( kjo ndodh te të gjitha studiot )  për të servirur produket e zgjedhura, duke parë në kohë reale preferencat  e klientëve dhe përshtatur ato me buxhetin që ata disponojnë.
Në De.studioarchitects, përpos hapësirës për të punuar, e cila vjen e interguar organikisht në zgjidhjen e ambjentit, gjetëm një  studio pak me ndryshe nga të tjerat ,e konceptuar mbi nevojen për të prekur dhe perceptuar ndjesitë e materialeve dhe vetë produktet duke krijuar një seri mini ambjentesh, kur qartazi simulohej atmosfera e një shtëpie.
Le të zbulojmë pak më shumë rreth studios De.studioarchitects e drejtuar nga ark. Paola Cobo.

studio e nje arkitekti
studio e nje arkitekti

Si lindi ideja e një studio të tillë arkitekture ? 

Ideja e nje studio të tillë ka lindur nga një gërshetim i formimit tim akademik në një nga universitet më prestigjoze përsa i përket arkitekturës dhe inxhinierisë, si dhe faktit që në tregun shqiptar vura re mangësitë e një studio të specializuar në konceptimin dhe realizimin e projektit. Doja të realizoja diçka që ti vinte në ndihmë jo vetëm klientit por edhe profesionisteve.

arkitekte Paola Cobo

Ju keni studuar në Firenze, është një tipologji studio  që keni hasur aty, apo një projekti i lindur nga nevoja ?

Pa diskutim që në Itali dhe veçanërisht në Firenze studiot e arkitekturës janë të mirë-strukturuara, në mënyrë që ti vijnë në ndihmë sa më profesionalisht klientit. Shembuj të tillë janë të shumtë në vëndet ku i kushtohet një vëmëndje shumë e madhe materialeve, teknologjisë së realizimit, teksturave dhe detajeve të prodhimit të dizainit industrial. Duke u rritur në një familje që merret me tregtimin e lëndëve të para të prodhimit të mobiljeve dhe jo vetëm, mendova të ofroj një panoramë më të gjerë për klientët duke i’u ofruar atyre jo vetëm idenë abstrakte të konceptimit të hapësirave, por edhe materializimin e tyre.
Unë doja që të kisha mundësi t’i jepja një shembull koncepti kompanie në të cilën klienti arrinte të kishte jo vetëm konceptimin nga ana projektuale por edhe sensin e ndjeshmërisë  të produkteve të përdorura në projekt. Për mua është shumë e rëndësishme kontakti me realitetin dhe njohja e mirë e asaj që ofron tregu shqiptar në këtë fushë.

studio e nje arkitekti

Sa e rëndësishme është që takimi me klientët të reflektojë stilin tënd, si nga ngjyra materialet  dhe atmosfera e krijuar ? Cili është stili yt ose karakteristika që i gjen shpesh në projektet e tua?

Jam munduar që të krijoj mundësinë klientit që nëpërmjet hapësirës së konceptuar dhe realizuar në studio, jo vetëm të ketë kontaktin e drejtëpërdrejtë me materialet por edhe të stilit që une kam. Mendoj se cdo arkitekt duhet të ketë firmën dhe vulën e tij jo vetëm në anën juridiksionale por mbi të gjitha në stil. Unë jam e specializuar në Feng Shui dhe e apasionuar pas arkitekturës Indoneziane dhe të Afrikes së Veriut. Mundohem që në cdo projekt të aplikoj parimet kryesore të energjisë pozitive, si nga ana e materialeve ashtu edhe përsa i përket energjisë së ambienteve.

studio e nje arkitekti

Çfarë ndjesish ke dashur të përcjellësh te klientët e tu ?

Ajo që kam dashur të përcjell tek klientët është ajo që ata me transmetojnë mua. Para se të filloj një projekt për mua faza më e rëndësishme është njohja e klientit. Këtë gjë e realizoj duke bërë biseda të gjata paraprake për të kuptuar konceptin e tyre mbi atë çka duan të përjetojnë. Në fund të fundit projekti bëhet për tu jetuar nga të tjerë dhe duhet të jetë botëkuptimi i atyre që do e jetojnë arkitekturën, kryefjalën e konceptit.
Fusha e projektimit është shumë e gjerë, jo vetëm në tipologji por edhe në vet larmishmërinë e teknologjive dhe materialeve të përdorura.

studio e nje arkitekti

Sa e rëndësishme është që klientet të shohin, prekin dhe vizualizojnë cfarë ti i propozon në projektet e tua?

Kjo është diçka thelbësore përsa më përket. Arkitektura të jep mundësinë për të krijuar dhe fantazuar pafundësisht, por në momentin që projektet realizohen duhen pasur parasysh një sërë faktorësh: atë që ofron tregu shqiptar, që mund të them është i limituar, teknologjitë që ekzistojnë në industrinë tonë, kostot dhe krahasimi i kostove të materialeve të ndryshme. Në momentin që klientet janë në kontakt me produktet arrijnë të kuptojnë se si janë në ndjeshmëri, teksturë dhe kosto. Fakti që në studio kam përdorur shumë materiale të ndryshme por edhe variante të të njëjtës tipologji i bën ata të kenë mundësinë e krahasimit jo vetëm në kualitet por edhe në kosto.

studio e nje arkitekti
studio e nje arkitekti

A ndikon që klientet të përqafojnë propozimet e tua më lehtë mbas vizitës në studio ?

Patjetër. Unë i realizoj gjithmonë takimet e para në zyrë dhe kujdesem që klientet të kuptojnë deri në detaje atë që kam për të ofruar. Në përgjithësi ndodh që janë shumë kureshtarë të kuptojnë si janë realizuar objektet e ndryshme në zyrë. Kjo më ndihmon edhe mua për të kuptuar se çfarë i tërheq atyre më shumë vëmëndjen.

Cili është ambjenti më i dashur për ty në zyrën tënde?

Besoj se vendi ku kaloj më shumë kohë… tavolina e punës…

studio e nje arkitekti

Po ai ku klientët ndihen më komodë?

Zona ku unë pres klientët është e ideuar si të ishte një living room. Ata kanë një divan shumë të rehatshëm dhe unë një poltron profesionale në të njëjtën kohë. Fakti që ata ndihen si në shtëpi i bën ata të jenë më të lirshëm dhe ndoshta edhe më të frymëzuar për atë që duan të marrin nga projekti.

studio e nje arkitekti
studio e nje arkitekti

Cili element ka rezultuar i domosdoshëm për vendimmarrjen e klientëve?
Ke ndonjë këshillë për ata arkitektë që dëshirojnë të krijojnë studion e tyre?

Unë besoj në profesionistët në Shqipëri dhe ajo që do këshilloja do ishte specializimi në një fushë ose teknologji që do t’i bënte ata unik dhe të dilnin në sipërfaqe nga një treg shumë i larmishëm profesionistësh ose jo, sic është tregu emergjent i Shqipërisë. Duke zbuluar këtë gjë, do i këshilloja që ta aplikonin në zyrën e tyre. Një klient duhet të jetë direkt në kontakt me shpirtin artistik dhe profesional të arkitektit.
Në momentin që futesh në një zyrë arkitekture, duhet të jetë direkt i dukshëm stili dhe duhet të ndihet atmosfera e asaj që klienti do të marrë.

Faleminderit!

supreme s650, Alumil

ALUMIL: Sistem me rrëshkitje SUPREME S650 PHOS

SUPREME S650 PHOS

Sistemi i dyerve të aluminit me rrëshqitje dhe izolim termik, SUPREME S650 PHOS, është zgjidhja ideale për projektet që kërkojnë shtrirje të gjera me linja minimale të kornizës së aluminit. Sipërfaqet masive elegante të xhamit ofrojnë funksionalitet të lartë, performancë dhe dizajn arkitektonik minimal.

Alumil, supreme s650

Avantazhet e sistemit SUPREME S650 PHOS nga Alumil:

  • Tre alternativa në dispozicion për instalim në dysheme, instalim mbi dysheme dhe instalimin të fshehur plotësisht (Versioni SUPREME S650 PHOS Eklips)
  • Përmirësim i dritës natyrale në sajë të dizajnit minimal të sistemit dhe sipërfaqeve të gjera të xhamit
  • Kursime të larta të energjisë në sajë të efikasitetit të jashtëzakonshëm të energjisë
  • Niveli i lartë i sigurisë
  • Izolim i jashtëzakonshëm i zërit
  • Lehtësi maksimale e përdorimit dhe funksionalitet i lartë
  • Lehtësi aksesi sipas specifikimeve për personat me nevoja të kufizuara dhe fëmijët
  • Shumëllojshmëri e gjerë e tipologjive
  • Ideale për hapësira të gjera
  • Cilësi e jashtëzakonshme me performancë të certifikuar
  • Rritje e ngarkesave statike dhe funksionalitetit në rast të kushteve të rënda të motit
Alumil supreme s650

Urban Rooms Bed&Breakfast Avatlier Armand Vokshi

Urban Rooms

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

Urban Rooms
Akomodim
Avatelier
Armand Vokshi
Tiranë, Shqipëri
Ndërtuar
2017
– m2

Shpëtim Bacaj

urban rooms Armand vokshi

Urban Rooms nga arkitekt Armand Vokshi ndodhet në qendër të Tiranës, buzë Unazës së Vogël, në zonën pas Pallatit të Shkrimtarëve të realizuar nga Maks Velo.

urban rooms Armand vokshi
urban rooms Armand vokshi

Trendi i ri i adaptimit të strukturave ekzistuese në B&B, solli idenë e trasformimit të disa apartamenteve ekzistuese në një funksion të vetëm. Ndërhyrja rikualifikuese trajtoi vetëm pjesën e brendshme të ndërtesës ku përpos sistemimit funksional, u projektua dhe u mobilua çdo pjesë enkas për tu prodhuar në vend nga artizanët vendas.

urban rooms Armand vokshi

Atmosfera dhe tendenca e trajtimit që në gjenezë u fokusua tek thjeshtësia dhe pastërtia konceptuale, si në detaje, ashtu dhe në materiale. Si vijimësi e këtyre elementeve edhe kombinimi i ngjyrave tenton një freski rinore mesdhetare.

Duke u munduar tu dedikohet më shumë një klientele të re, edhe trajtim i elementeve të mobilimit, si në aspektin ergonomik ashtu dhe estetik, Urban Rooms kënaq kërkesat e kësaj fashe përdoruesish.

opera house, jorn utzon

NË VËMËNDJE: JORN UTZON

Arkitekti danez Jørn Utzon njihej si vizionar, me aftësinë për të punuar midis funksionalitetit dhe fantazisë. Fitues i çmimit Pritzker ne 29 Janar 1957. Arkitekti u shpall fituesi i “Konkursit Ndërkombëtar i shtëpisë kombëtare të operës në Bennelong Point, Sidnej, Australi.
Vizioni i tij për një ndërtesë skulpturore, të lakuar në port rrëzoi në mënyrë radikale konceptin e formave kubike kubike dhe drejtkëndëshe të arkitekturës moderniste. Ndërtesa transformoi karrierën e tij dhe gjithashtu  imazhin e një kombi të tërë.

Jørn Utzon Portrait

Pasi u diplomua në 1942 në Arkitekturë, ai punoi në Suedi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Infulencën dhe inspirimin e mori nga arkitekti suedez Gunnar Asplund dhe më vonë nga arkitekti Alvaro Aalto, me të cilin ai punoi në Finlandë për një periudhë të shkurtër pas luftës.
Utzon udhëtoi botën duke mbledhur frymëzim dhe referenca për projektet e tij, gjë e cila vihet re në krijimtarinë e punëve të tij. Jørn Utzon projektoi kryesisht gjatë viteve 1960, 70 dhe 80, me një portofol të gjerë punimesh duke filluar nga hapësirat private të banimit deri në hapësirat publike. Nga shtëpitë e vogla deri te kryeveprat ikonike, puna e Utzon është gjithmonë suprizuese, e gjallë dhe inovative.

opera house sidney jorn utzon

SHTËPIA E OPERËS NË SIDNEJ

Shtëpia e Operës në Sidnej është projekti më ikonik i Jørn Utzon. Utzon fitoi një konkurs ndërkombëtar në 1957, duke tunduar jurinë me modelin e tij provokues.
Ndërtesa është e ndarë në një sallë koncertesh, bibliotekë, kinema, restorante, bare dhe zona të veshjes. Paraqitja e brendshme u modifikua gjatë ndërtimit. Ndërtimi kryesor i çatisë duhej të riformulohej me inxhinierët në mënyrë që të ndërtohej. Në konstruksion janë përdorur më shumë se 1 milion pllaka suedeze dhe vetrata xhami të larta me pamje nga detit.
Në vitin 1966, pas nëntë viteve të punës, Utzon dha dorëheqjen nga projekti; ai kishte kaluar buxhetin dhe fondet kishin mbaruar, domethënë që Utzon nuk mund të paguante veten dhe ekipin e tij. Arkitekti australian Peter Hall mori përsipër projektin. Kur foli me Utzon përpara se të pranonte, Utzon i tha atij se ai kurrë nuk do të arrijë ta përfundojë ndërtesën. Pavarësisht kësaj, Shtëpia e Operës në Sidne u hap në 1973 me një famë të jashtëzakonshme.

Iconic Sydney Opera House, side view New South Wales, Australia

SHTËPIA AHM

AHM House është një ndërtesë moderniste në Hertfordshire, Angli, e krijuar nga Jørn Utzon.
Kati i parë i Banesës AHM komunikon me peisazhin përreth nëpërmjet vetratave përgjatë shtëpisë dhe shkallëve që ndodhen si brënda dhe jashtë. Struktura është kryesisht me beton dhe tulla të verdha Daneze, në kundërshtim të ashpër me peizazhin përreth.
Vëmëndja kryesore merr zona e ndenjes, cilësia e secilës hapësirë dhe detajet e ndërtimit. Kjo shtëpi është një ndërthurje fantastike e funksionalitetit dhe elegances.

banesa AHM, Jørn Utzon

SHTËPIA CAN LIS 

Can Lis është një projekt i vendosur në Porto Petro, Mallorca, i ndërtuar në 1972 dhe në përdorim midis viteve 1974-75. Shtëpia ndodhet midis detit dhe rrugës, e projektuar për vetë Utzon dhe familjen e tij.
Ndërtesa është frymëzuar nga arkitektura spanjolle dhe është ndërtuar me materiale vendase si guri ranor Santanyi dhe gur ranor Maré. Tarraca është bërë me qeramikë modulare të quajtur “bovedilla” mbështetur nga trarët strukturorë të betonit.
Gjithë ndërtesa është e ndarë në katër pjesë banimi më të vogla dhe të lidhura me korridore. Hapësira më e madhe është e përbërë nga një kuzhinë, një zonë ngrënie dhe një oborr i madh. Ndërtesat e mëposhtme më të vogla janë zona ndenjeje, hapësirat e dhomës së gjumit dhe studiot. Vendodhja  e ndërtesës mundëson pamje nga deti dhe akses në zona të gjelbëruara.

Can Lis Palma de Mallorca-TorbenEskerod

ASAMBLEJA KOMBËTARE E KUVAJTIT  

Jørn Utzon njihej për aftësinë për të sjellë referenca nga kultura të ndryshme në punën e tij. Pas projektimit dhe ndërtimit të Shtëpisë së Operës në Sidnej, Utzon u ftua të merrte pjesë në një konkurs ndërkombëtar për të hartuar Kompleksin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit (Parlamenti i Kuvajtit); Rezultati ishte një ndërtesë mahnitëse moderniste.

Utzon Kuwait National Assembly

KISHA BAGSVÆRD 

Projekti është ndërtuar kryesisht me panele murale të parafabrikuara ndërsa tavanet me beton të derdhur në vend. Tavani i lakuar drejton dritën në të gjithë ndërtesën, duke krijuar një përvojë unike. Ngjyra e dritës e zgjedhur për hapësirën e brendshme dhe materialet prej druri i përshtaten projektit në mënyrë të përsosur. Disa prej veprave të artit brenda kishës u krijuan nga Lin Utzon, vajza e Jørn Utzon.

KISHA BAGSVÆRD,JØRN UTZON

VeneraMustafa Studio/Showroom

Emri i projektit:
Tipologjia:
Studio:
Arkitekt:
Vendndodhja:
Statusi:
Viti i ndërtimit:
Sipërfaqja:
Kate:
Fotografia:
Bashkëpunëtorë:

veneramustafa studio/showroom
Studio, Showroom
POSTARCH 
Fatlum Haliti, Menor Pajaziti
Prishtinë, Kosovë
Ndërtuar
2014
120 m2
1
Atdhe Mulla
Vitra, Petridis

Venera Mustafa është një stiliste vendase, studio e së cilës ndodhet në qytetin e Prishtinës, Kosovë.
Më parë, marka ishte në dy lokacione, njëra përfshinte sallën e ekspozitës / butikun, ndërsa tjetra, hapësirën e punës. Vendndodhja e re i përfshin të dyja në një: Studio dhe Showroom.

Sfida jonë ishte të shfaqnim karakterin e papërpunuar dhe urban të markës së bashku me detajet e ngrohta dhe të veçanta. 120 m2 u ndanë në përpjesëtim me hapësirën e punës që zë 60% të sipërfaqes, ndërsa butiku zë 40%.

Fasada e studios përballet me diellin, i cili siguron shumë dritë natyrale gjatë ditës, duke e bërë hapësirën e punës një ambient të qetë. Butiku, nga ana tjetër, ofron një ekspozim të përsosur për publikun.

veneramustafa studio/showroom

Këto dy zona u ndanë me një panel OSB në formë zig-zag, për të parandaluar zhurmën që vinte nga zona e punës. Ky panel gjithashtu vepron si një sfond i mirë ku varëse metalike zgjaten nga tavani, duke i dhënë vëmendje të plotë rrobave. Gjatë procesit të punës, qëllimi ynë ishte të përdornim materiale me kosto të ulët. Tavani prej betoni të ekspozuar, dyshemeja epoksi, panelet OSB dhe fasada e xhamit krijojnë një kompozim të ngrohtë dhe të ekuilibruar.

veneramustafa studio/showroom sketch
veneramustafa studio floor plan/showroom

rreth POSTARCH

Postarch është një ekip dizajnerësh dhe mendimtarësh strategjikë, me qendër në Prishtinë, Kosovë. Puna jonë ka tendencë të ofrojë shumë shërbime, kështu që ne praktikojmë dizajn strategjik, arkitektonik, të brendshëm, grafik, produkti, mobiljesh dhe dizajn dixhital.

Ne besojmë se mund ta sjellim të bukurën përmes strukturave ekspresive, materialeve të pavdekshme dhe detajeve të kuruara me kujdes. Ne përqëndrohemi në hapësira të mëdha të mbushura me dritë, duke ndier një lidhje të fortë me vendin dhe peizazhin. Një qasje moderne bashkëkohore në projektim, e cila artikulohet si respektim i kushteve ekzistuese të vendeve, e kombinuar me një mënyrë krijuese për të gjetur zgjidhje që plotësojnë nevojat e klientit.

NË VËMËNDJE: ALEJANDRO STICOTTI

Alejandro Sticotti

Alejandro Sticotti është një arkitekt argjentinas.
Ai themeloi studion e tij në Buenos Aires në vitin 1985. Projektet e tij përfshijnë të gjitha fazat, nga dizajni deri në prodhim. Vihet re një prani e fuqishme e natyrales, e papërpunuar dhe autentike e përfaqësuar në materialet dhe tekstilet. Arkiteki ndjek të gjithë procesin. Artizanati për të është një mënyrë për të kërkuar një rezultat estetik.
Ai bashkpunon gjithashtu me gruan e tij Mercedez Hernaes dhe arkitektin Nicolas Tovo.

Alejandro Sticotti

Guadalajara house, Mexico

Arkitekti argjentinas Alejandro Sticotti organizoi hapësirën midis pemëve në një sallë pritjeje dhe zonë ngrënieje.
“Ne kemi vizituar zonën disa herë dhe kemi studiuar se si banesat përreth saj silleshin për të kuptuar territorin dhe klimën dhe arritëm në përfundimin se është klimë e ngrohtë në pjesën më të madhe të vitit dhe ata preferojnë hapësirat e jashtme.
“Kjo është arsyeja pse galeria u mendua si një element kryesor në këtë banesë.”

arkitektura e Alejandro Sticotti Guadalajara house

Shtëpia e pushimit e Alejandro Sticotti në Uruguai

Sticotti projektoi shtëpinë në Le Pedrera, një fshat në Bregun Atlantik, në Rocha të Uruguajit.
Materialet kryesore të përdorura janë druri i vjetëruar dhe betoni, të cilat janë në harmoni me mjedisin.
Sticotti me shaka thotë: ‘Është e vështire të thuash që projekti ka mbaruar, kur je vetë arkitekti i shtëpisë tënde’

arkitektura e Alejandro Sticotti, Uruguai

Mercedez Hernaez dhe Alejandro Sticotti, Shtëpia dhe Studioja, në Olivos & Palermo, Buenos Aires.

Banesa është plot me objekte që tregojnë histori,ngjarje.Mercedez u referohet sendeve artizanale të blera në udhëtime të ndryshme në Argjentinën e Veriut, fotografive të nënshkruara nga miqtë dhe librave që ngjallin kujtime të kohërave të kaluara – si “thesare të jetës së përditshme”.

arkitektura e Alejandro Sticotti Olivos and Palermo

Alejandro tregon për dashurinë e tij ndaj drurit, e cila shoqërohet me dobësinë për linja të pastra, të cilat karakterizojnë mobiljet që ai dizajnon dhe prodhon në lagjen e Palermos.  Dëshira e tyre me madhe është të zbulojë projekte të fshehura në një qytet në një gjendje të vazhdueshme ndryshimi.

arkitektura e Alejandro Sticotti, Olivos and Palermo

‘Kur ndërton shtëpinë tënde, dëshiron të sigurohesh që përfshin gjithçka që na pëlqen. Sidoqoftë, me këtë unë pata rastin t’i kthej plotësisht idetë e mia në diçka aktuale. Është si blerja e një kostumi të bërë me porosi.’

Alejandro Sticotti Olivos and Palermo

Zebrano Luxury Furniture

Pierre Cardin Home: Mobiljet Luksoze Zebrano

Çfarë është luksi?

Sipas përkufizimit, “L u x”, një fjalë me origjinë franceze , do të thotë “njësia e ndriçimit dhe rrezatim i ndritshëm”. Me pak fjalë, termi i ndritshëm i konceptit të luksit sot nuk është i pabazuar. Kultura e përdorimit të luksit, e cila ka ndryshuar përmasa që nga Revolucioni Industrial, ka evoluar për shkak të tendencave dhe teknologjisë dhe është bërë më bindëse për prodhuesit.

Përpjekja për të krijuar një markë luksoze dhe për ta bërë atë të qëndrueshme formon një pozicion të tillë që duhet të jemi mjaft konservator/proteksionist, ndërsa përparojmë drejt ndryshimit dhe inovacionit. Cilësia është një domosdoshmëri e luksit, është elementi më i rëndësishëm i tij, por jo çdo produkt cilësor mund të klasifikohet si luks.

Një standard i vërtetuar i cilësisë dhe një investim i rëndësishëm në një markë janë baza më e rëndësishme e klasifikimit të luksit. Dhe ne ju prezantojmë me Zebrano, një markë luksoze që është e pranishme edhe në Shqipëri, të cilën mund ta gjeni në Pierre Cardin Home.

Luxury Furniture Design

Ne jemi të vetëdijshëm që tregu ynë ka qasje ndaj stilit neoklasik si kombinimi i duhur i stilit, statusit dhe cilësisë së lakmuar të tyre.

Përveç stilit dhe cilësisë, Zebrano ofron një shërbim unik që është i specializuar për projekte të bëra me porosi nga A te Zh, të përshtatura për të përmbushur kërkesat dhe pritshmëritë e klientëve, pasi kompania përqafon një qasje krejtësisht të qetë në ofrimin e zgjidhjeve të projektimit dhe furnizimit të kërkesave të klientëve.

Zebrano living room

Marka ka një aftësi për të planifikuar, ekzekutuar dhe menaxhuar projekte në shkallë të gjerë. Një projekt i jashtëzakonshëm në rajonin tonë është Hoteli Emerald në Prishtinë, një projekt i hartuar nga Zebrano, por edhe pse disa nga produktet janë dizajnuar nga Zebrano, ato janë prodhuar nga një prodhues tjetër.

Emerald Hotel Prishtine
Emerald Hotel Prishtine

Një pikë e fortë e Zebranos është studioja e sofistikuar inxhinierike dhe artistike e cila trajton projekte prestigjioze komplekse dhe gjithëpërfshirëse. Zebrano synon të sjellë në jetë një stil të ekzagjeruar teatral nëpërmjet projekteve të tyre.

Marka gjithmonë evoluon duke përzier kombinime të ndryshme materialesh si druri, mermeri, qelqi, pëlhura dhe lëkura dhe një frymëzim nga natyra.

Zebrano është zgjeruar vazhdimisht në të gjithë Evropën, Afrikën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Zebrano Sofa

Linja fisnike, tërheqëse dhe e guximshme CRATOS

Linja Cratos, me detajet e saj të forta dhe të mprehta, thekson sinergjinë e fisnikërisë nga e kaluara me stilin modern.

zebrano cratos bedroom design
zebrano cratos kitchen design
zebrano cratos dining room

Dritaret – Historia

Që në kohët më të hershme, drita ka qënë thelbësore për nevojat tona si njerëz. Drita u lejonte banorëve të kryenin më mire detyrat dhe të lëviznin brenda banesës së tyre duke i diktuar ciklin e ditës dhe kohën. Tashmë e kuptojmë sa e rëndësishme është drita për shëndetin emocional dhe mirëqënien.

Dritaret janë sytë e një ndërtese që lidhin botën e jashtme me të brendshmen, duke përcaktuar atmosferën e një dhome. Gjithashtu dritaret kornizojnë një pamje të bukur dhe krijojnë një portret piktoresk, i cili shërben si një sfond i aktiviteteve tona të përditshme.

Girl at the window Salvadore Dali
The girl at the window - Salvadore Dali

Sipas poetes Emily Dickinson, dritaret e shtëpisë janë një portë lidhëse me botën e jashtme të ndaluar. Ajo rrallë herë largohej nga kopshti i saj në Masaçusets, duke u mbyllur në dhomën e saj të gjumit.
‘Unë nuk mund të shkoj tek miqtë e mi, siç bëjnë të tjerë’,  drejtuar një miku në 1859, “kështu vendosa të dyja duart në parvazin e dritares dhe po përpiqem të imagjinoj se si zogjtë fluturojnë, i imitoj dhe dështoj.

Dritaret janë sytë e ndjeshëm të shtëpisë, të cilat vëzhgojnë botën dhe observojnë vizitorët“, shkroi Juhani Pallasmaa. “Duke parë dritaren, dhe kështu duke lidhur dy mbretëritë, të brendshmen dhe të jashtmen, ajo e shndërron imazhin në një përvojë autentike arkitekturore.
Për Pallasmaa, Gruaja e Caspar David Friedrich në një dritare (1822) është “një mësim” fantastik për arkitektët.

woman at a window
Woman at a Window - Caspar David Friedrich

Dritaret janë një nga elementët më të rëndësishëm të veshjes termike të një ndërtese; duke siguruar estetikë, duke ofruar dritë, duke ndihmuar kontrollin e tingullit dhe duke shërbyer si një mjet i ventilimit natyror.

Dritarja është regjistruar për herë të parë në fillim të shekullit XIII, dhe fillimisht iu referua një vrime pa xham në çati. Historia e dritareve është ngulitur në historinë e arkitekturës dhe dizajni i tyre evolucionar është një faktor i vlefshëm jo vetëm për zhvillimin arkitektonik, por edhe për zhvillimin e inkuadrimit të materialeve  dhe prodhimit të qelqit.

windows

Në Angli, para shekullit të 16-të, shumica e dritareve ishin prej guri ose druri. Më pas dritaret u bënë më të mëdhaja, dhe familjet e shtresës së lartë përdorën madhësinë e dritares dhe ekstravagancën si një mjet për të shfaqur pasurinë e tyre.

Në Evropën e shekullit të 17-të, Rilindja Italiane pati një ndikim të fortë në formën e dritares; një qasje që do të bënte rrugën e saj drejt Anglisë. Dritaret u bënë më të gjata se sa të gjera dhe shpesh ndaheshin në katër pjesë nëpërmjet një ndarje gjatësore (mullion) dhe tërthore (transom). Ndërsa kornizat e drurit hynë në modë, mullion dhe transom u bënë më të ngushta dhe gjatë shekullit të 18 madhësia e dritares u bë më e standardizuar.

Shekulli XIX solli me vete disa eksperimente në përpjekje për t’u larguar nga format e thjeshta të stilit kuadratik. Kjo përfshinte dritare të ngushta që shpesh përbëheshin me xham me ngjyrë. Kornizat me shkëlqim gjithashtu morën një formë të lakuar për të imituar dizajnin gotik.

“Dritarja me shirita” e Le Corbusier

“Dritarja me shirita” është një term i krijuar së pari nga Le Corbusier në vitet 1920 në Five Points of a New Architecture. Sipas përcaktimit të tij, dritaret me shirita janë çarje horizontale në të gjithë fasadën që lejojnë hapësirat e brendshme të ndriçohen në mënyrë të barabartë. Këto dritare, jo vetëm që lejojnë që dhomat të zhyten në dritë, por ato gjithashtu krijojnë pamje të panumërta të mjedisit përreth. Sot, dritaret me shirita janë bërë tipare mjaft të zakonshme në ndërtesat bashkëkohore.

ribbon window - le corbusier
Ribbon Window - Le Corbusier

Kopshti i zbukuruar i shtëpisë së Luis Barragán në Mexico City (1948) duket se depërton në dhomën e ndenjes me lartësi të dyfishtë përmes dritares së tij të madhe, më shumë si një mur xhami i pakornizuar.

Nga ana tjetër, Lina Bo Bardi ishte e irrituar për shkak se pemët që mbolli rreth kopshtit Casa de Vidro (1951) nuk u rritën aq shpejt sa duhej për të mbulur kornizën e dukshme të dritareve të saj. “Kjo rezidencë paraqet një përpjekje për të arritur një bashkim midis natyrës dhe rendit natyror të gjërave“, shkroi Bo Bardi.

‘Kërkoj ta respektoj këtë rregull natyror, me vetëdije, dhe nuk më ka pëlqyer kurrë shtëpia e mbyllur që i frikësohet stuhisë, shiut dhe gjithë njerëzve’.

Dritarja zbut kufirin midis hapësirës brenda dhe asaj jashtë.

Dritaret, banesa e Luis Barragán’s
Luis Barragán’s home in Mexico City (1948)

DRITARJA ËSHTË SHENJA E JETËS

Pierre von Meiss thotë se “Një dritare është shenjë e jetës. Është e pakëndshme të jesh në një shtëpi që kufizon një rrugë publike pa dritare fare në rrugë. Dritarja, si sytë e një ndërtese, i lejon banorit të vështrojë botën e jashtme në fshehtësi dhe kjo mundëson që njerëzit të mund bashkëveprojnë vizualisht, gjë që gjallëron gjendjen shpirtërore të njeriut.”
Pa një dritare rruga duket e shurdhër dhe e frikshme.

Dritaret e banesës së Louis Khan
Louis Kahn's Fisher House Window (1967)

ALUMIL: Rrjetë mbrojtëse ndaj insekteve Supreme S700

SUPREME S700: Zgjidhje e re e përparuar me rrjetë të varur minimaliste, mbrojtëse ndaj insekteve.

Sistemi me ngritje dhe rrëshkitje, SUPREME S700 përfaqëson gjeneratën e re të sistemeve të një niveli të lartë të ALUMIL që mbulojnë hapësira të gjera me kërkesa specifike. Ky sistem me cilësi të lartë tani është kompletuar me mbrojtjen e tij ekskluzive ndaj insekteve ose rrezeve të diellit (nëse aplikohet një rrjetë më e trashë), pasi seria SUPREME S700 është pasuruar me një rrjetë të re insektesh të varur nga lartë.

supreme s700 Alumil

Mund të instalohet me prag standard ose me prag të ulët dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me profilin e ngushtë ndërlidhës të sistemit, pa ndikuar në dukshmëri. Rrulat e trefishta të dizajnuar në mënyrë speciale së bashku me profile më të forta, rrisin qëndrueshmërinë dhe funksionalitetin e rrjetës kundra insekteve, duke e bërë atë një zgjidhje ideale edhe për hapësira më të gjera. Një tipar domethënës shtesë që kompleton sistemin S700, në mënyrë që të jetë i pajisur plotësisht gjatë periudhës së verës, duke siguruar mbrojtje të gjithanshme nga faktorët e jashtëm (insektet, pluhuri, dielli), pa kompromentuar rehatinë dhe estetikën e lartë.

supreme s700, Alumil
supreme s700 Alumil

AVANTAZHET:

  • Lehtësi maksimale në përdorim dhe funksionalitet i lartë, i kombinuar opsionalisht me lëvizje automatike.
  • Dritë natyrale e bollshme falë sipërfaqeve të gjera të xhamit.
  • Kursim i lartë i energjisë falë efikasitetit të jashtëzakonshëm të energjisë.
  • Niveli i lartë i sigurisë.
  • Izolim mjaft i mirë i zërit.
  • Lehtësi në lëvizje.
  • Shumëllojshmëri e gjerë e tipologjive dhe zgjedhjeve.
  • Cilësi e jashtëzakonshme me performacë të certifikuar.
  • Rritje e ngarkesave statike dhe funksionale në rast të kushteve kritike të motit.
supreme s700, Alumil

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial