Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Besian Mehmeti Architects
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Besian Mehmeti
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
1200 m2
-
Ekipi
Astrit Aziri, Dame Jovanovski, Stefan Atanasoski and Besian Mehmeti
Përshkrimi
Projekti “JIM” paraqet një kompleks banimi i cili është i projektuar për t’u ndërtuar në periferi të qytetit të Zürich-ut, në një zonë të artikuluar urbane me shtëpi dhe ndërtesa banimi.
Kërkesat e klientit bashkë me kufizimet e diktuara nga kushtet urbane kanë qenë faktorë sfidues që kanë ndikuar në rezultatin final të projektit.
Koncepti arkitektonik i kompleksit sa është i veçantë, po aq është edhe gjithë-përfshirës. Volumetria e objekteve tenton që të shkrihen në kontekstin e dhënë urban dhe në të njëjtën kohë të paraqes një interpretim bashkëkohor të shtëpive perreth me siluetën e saj karakteristike.
Kompleksi përbehet nga dy volume që në vete përbëhen nga gjashtë shtëpi. Njëri volum është i përbërë nga një grupim me dy shtëpi, ndërsa volumi tjetër i përbërë nga katër shtëpi te vendosura në rresht njëra pas tjetrës.
Projekti synon që nëpërmjet përthyerjes me rrafshe vertikale të dy volumeve të dhënë, ti fragmentoj dhe individualizoj shtëpitë dhe ta nxjerrë në pah vetë karakterin e kompleksit si dhe funksionin e tij.
Shtëpitë dyshe kanë katër nivele mbi tokë, ndërsa shtëpitë në varg kanë tre nivele mbi tokë. Si të tilla, ato kanë sipërfaqje të vogla në shtrirje horizontale por që plotësojnë të gjitha nevojat për banim duke u zhvilluar vertikalisht, ndërsa funksionalisht janë të zgjidhura njëlloj. Secila shtëpi ka qasje të veçantë dhe oborr privat me pishinë.
Përmbajtja e të gjithë shtëpive është e ngjashme: kati përdhe përmban hapësirat e zonës së ditës që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me oborrin, ndërsa katet e tjera përmbajnë hapësirat më intime të shtëpisë. Niveli i bodrumit paraqet një hapësirë që i bashkon të dy pjesët e kompleksit dhe përmban hapësira parkimi dhe hapësira teknike për nevojat e banorëve.
Kompozimi i fasadës dhe materializimi e thekson lojën e vellimeve ku sipërfaqet e mëdha të dritareve bashkë me kopështin me bimësinë e varur në fasadë i japin një karakter human arkitekturës së kompleksit dhe njëkohësisht sjellin një kontrast duke shpërbërë sipërfaqet uniforme dhe homogjene të fasadës.
Projekti synon të sjellë një fryme të re në kontekstin që e rrethon, por me masë që në të njëjtën kohë mos të prishë konfigurimin dhe gjendjen ekzistuese të lagjjes.
Vendndodhja
Zurich, Zürich, Switzerland