Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Eliona Pasku
-
Arkitekti
Eliona Pasku
-
Tipologjia
Religious
-
Statusi
Project Idea
-
Viti i ndërtimit
2022
Përshkrimi
Prezenca e Dritës dhe Vendit
Një studim cilësor dhe sasior i dritës dhe vendit.
Drita është një material i paprekshëm që ka një prani fizike. E dukshme dhe e perceptueshme; drita përcakton vëllimet, limitet dhe kufijtë dhe krijon frymën e vendit. Drita zbulon sipërfaqet dhe vëllimet, ose ndryshe drita është "vetë zbulimi". (Turrell, 1987). Arkitektura dhe drita kanë një marrëdhënie të ndërvarur që është festuar me shekuj. Ndërveprimi midis dritës dhe arkitekturës shpesh i ka dhënë përparësi dritës, me vende që kumtojnë dhe përfaqësojnë fenomenet e dritës.
Në këtë udhëtim të angazhimit shqisor, një bashkëveprim midis dritës dhe natyrës së Vendit pret të zbulohet. ADN-ja e Vendit e lidhur me fiziken si eteri, drita, zjarri, uji, toka dhe trashëgimia kulturore, historia, kujtimet si dhe folklori, krijojnë bazën dhe origjinën e dizajnit konceptual.
Udhëtimi i brendshëm vjen si një eksplorim i elementeve të mësipërme i cili zhvillohet si një kërkesë programore dhe si një nevojë e brendshme për të kërkuar dhe shprehur veten si një shpirt i palodhur i një eksploruesi për të perceptuar shtresat e padukshme dhe të (pashfaqura) shfaqura imagjinatës.
Në këtë këndvështrim, metodat të reja të projektimit hulumtohen dhe eksperimentohen pa u përkushtuar ndaj hapësirave, vëllimeve ose materialitetit për të nxitur pjesëmarrjen krijuese dhe duke u cliruar nga idete e paracaktuara apo kushtezimet mentale. Itinerari dhe destinacioni janë të panjohura. Vizatimet kriptike që zbulojnë ide të ndërlikuara ose zgjojnë dritën brenda përbëjnë qasjen konceptuale të dizajnit.
Udhëtimi i pelegrinit është njëkohësisht pika matshme dhe e pamatshme e takimit mes Dritës dhe Vendit. Ky rrugëtim fillon me ndërgjegjësimin dhe perceptimin e të pamatshmes. E matshmja ndodh kur i jep hapësirë dhe dritë një eksperience. Dhe pas sigurimit të këtyre dy përbërësve, ai rikthen aksesin në realizimin e pamatshëm origjinal
Pelegrini shpreh atë lidhje, aspektet kualitative dhe kuantitative, dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me përvojën e njeriut për nevojën për të kërkuar të panjohurën, për të kërkuar dhe gjetur dritën në një tokë me histori dhe trashëgimi të madhe kulturore, ku njerëzit e kërkojnë Zotin në një larmi mënyrash, por mbeten gjithmonë të bashkuar pavarësisht besimeve dhe ritualeve të tyre.
Ky udhëtim i brendshëm lidhet me një udhëtim fizik në Mesdhe në Rivierën Shqiptare në Majën Qorra. Është një vend natyror i ashpër polimorf në vargmalin jugor, ku takimi me rrezet e diellit bëhet një fenomen eksperimentues. Kushtet e dritës specifike për një vend dhe zhytja në Natyrë lehtësojnë udhëtimin e një kërkuesi, endjen mes të papriturave dhe eksplorimin e Vetvetes
Figure 1. The overlapping Planes (first stop)
Figure 3. The Overlapping Plane (Interior view - Moon reflection close to the Cross)
Figure 4. The Look Up Point (Second Stop)
Figure 5. The Look Up Point (Interior View)
Figure 6. The Union (Third Stop - Orthodox and Muslim Chambers)
Figure 7. The Orthodox Veranda
Figure 8. The Muslim Veranda
Figure 9. View from the Orthodox veranda
Figure 10. The Orthodox Chamber
Figure 11. The Orthodox Hall
Figure 13. The Muslim Chamber
Figure 13. Rooftop View
Figure 14. Rooftop View
Vendndodhja
9425, Himarë, Vlorë, Albania