Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Prezenca e Dritës dhe Vendit - Një temë masteri nga Eliona Pasku

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Eliona Pasku

    • Arkitekti

      Eliona Pasku

    • Tipologjia

      Religious

    • Statusi

      Project Idea

    • Viti i ndërtimit

      2022

    Përshkrimi

    Prezenca e Dritës dhe Vendit

    Një studim cilësor dhe sasior i dritës dhe vendit.

    University-of-Florida-Logo

     

    Drita është një material i paprekshëm që ka një prani fizike. E dukshme dhe e perceptueshme; drita përcakton vëllimet, limitet dhe kufijtë dhe krijon  frymën e vendit. Drita zbulon sipërfaqet dhe vëllimet, ose ndryshe drita është "vetë zbulimi". (Turrell, 1987). Arkitektura dhe drita kanë një marrëdhënie të ndërvarur që është festuar me shekuj. Ndërveprimi midis dritës dhe arkitekturës shpesh i ka dhënë përparësi dritës, me vende që kumtojnë dhe përfaqësojnë fenomenet e dritës.

    Në këtë udhëtim të angazhimit shqisor, një bashkëveprim midis dritës dhe natyrës së Vendit pret të zbulohet.  ADN-ja e Vendit e lidhur me fiziken si eteri, drita, zjarri, uji, toka dhe trashëgimia kulturore, historia, kujtimet si dhe folklori, krijojnë bazën dhe origjinën e dizajnit konceptual.

    Udhëtimi i brendshëm vjen si një eksplorim i elementeve të mësipërme i cili zhvillohet si një kërkesë programore dhe si një nevojë e brendshme për të kërkuar dhe shprehur veten si një shpirt i palodhur i një eksploruesi për të perceptuar shtresat e padukshme dhe të (pashfaqura) shfaqura imagjinatës.

    Në këtë këndvështrim, metodat të reja të projektimit hulumtohen dhe eksperimentohen pa u përkushtuar ndaj hapësirave, vëllimeve ose materialitetit për të nxitur pjesëmarrjen krijuese  dhe duke u cliruar nga idete e paracaktuara apo kushtezimet mentale. Itinerari dhe destinacioni janë të panjohura. Vizatimet kriptike që zbulojnë ide të ndërlikuara ose zgjojnë dritën brenda përbëjnë qasjen konceptuale të dizajnit.

    Udhëtimi i pelegrinit është njëkohësisht pika matshme dhe e pamatshme e takimit mes Dritës dhe Vendit. Ky rrugëtim fillon me ndërgjegjësimin dhe perceptimin e të pamatshmes. E matshmja ndodh kur i jep hapësirë ​​dhe dritë një eksperience. Dhe pas sigurimit të këtyre dy përbërësve, ai rikthen aksesin në realizimin e pamatshëm origjinal

    Pelegrini shpreh atë lidhje, aspektet kualitative dhe kuantitative, dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me përvojën e njeriut për nevojën për të kërkuar të panjohurën, për të kërkuar dhe gjetur dritën në një tokë me histori dhe trashëgimi të madhe kulturore, ku njerëzit e kërkojnë Zotin në një larmi  mënyrash, por mbeten gjithmonë të bashkuar pavarësisht besimeve dhe ritualeve të tyre.

    Ky udhëtim i brendshëm lidhet me një udhëtim fizik në Mesdhe në Rivierën Shqiptare në Majën Qorra. Është një vend natyror i ashpër polimorf në vargmalin jugor, ku takimi me rrezet e diellit bëhet një fenomen eksperimentues. Kushtet e dritës specifike për një vend dhe zhytja në Natyrë lehtësojnë udhëtimin e një kërkuesi, endjen  mes të papriturave dhe eksplorimin e Vetvetes

     

     

    Figure 1. The overlapping Planes (first stop)

     

    The Overlapping Planes (interior view)

    Figure2. The Overlapping Planes (interior view)

    Figure 3. The Overlapping Plane (Interior view - Moon reflection close to the Cross)

     

    Figure 4. The Look Up Point (Second Stop)

     

    Figure 5. The Look Up Point (Interior View)

     

    Figure 6. The Union (Third Stop - Orthodox and Muslim Chambers)

     

    Figure 7. The Orthodox Veranda

     

    Figure 8. The Muslim Veranda

     

    Figure 9. View from the Orthodox veranda

     

    Figure 10. The Orthodox Chamber

     

    Figure 11. The Orthodox Hall

     

    Figure 13. The Muslim Chamber

     

    Figure 13. Rooftop View

     

    Figure 14. Rooftop View

    Autori
    epasku
    • Instagram
    Vendndodhja

    9425, Himarë, Vlorë, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link