Arkitekti, Wes Anderson, po zgjeron dëshirën e tij për të projektuar, planifikuar, arreduar dhe krijuar botë. Këtë e ka bërë gjithmonë, në të gjithë filmat e tij. Personazhet e shumtë që gjallërojnë historitë e tij shpërndajnë përqendrimin që do të kishte nëse do të ishin vetëm 2 ose 3 personazhe të përfshirë, duke theksuar atë që kanë të përbashkët. Shtëpia në The Royal Tenenbaums, anija e Steve Zissou, tunelet nëntokësore në Fantastic Mr. Fox ose karrocat në The Darjeeling Limited janë disa shembuj. Pastaj filmat u bënë më të mëdhenj. Një hotel i tërë apo edhe një ishull qensh. Tani për The French Dispatch një qytet të tërë.