Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Swiss Line

    • Detajet
    • prev
    • next
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      archistudio

    • Tipologjia

      Wellness and Spa

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2019

    • Sipërfaqja

      250 m2

    • Photography

      Eno Bajrami

    • Ekipi

      Ilda Karanxha, Matilda Pando; Eni Konomi; Bruno Rama

    Përshkrimi

    Swiss Line dhe SPA nga archistudio është një projekt shumë i veçantë dhe i bukur gjithashtu në shumë aspekte…

    Duke qenë një arkitekte, por edhe një grua,  ndjeva njëkohësisht përgjegjësi dhe kënaqësi të jashtëzakonshme për të realizuar dzajnin e kësaj qëndre luksoze të trajtimit të fytyrës dhe SPA-së.  Duke evokuar drejtpërdrejt alpet e Zvicrës, produktet Swiss Line janë një nga më të mirat në treg! Dhe gjithçka u qartësua!
    Duke sjellë më të mirën e  Zvicrës duke krijuar ndërkohë dizjanin  e duhur për këto produkte luksoze … ky ishte qëllimi!

    Zvicër, përkthehet në cilësi e lartë, luks, bukuri, freski dhe klasike!

    Ky projekt vjen si një bashkim i shkëlqyeshëm dhe elegant i dy funksioneve të rëndësishme, hapësira e ekspozimit dhe shitjes së produkteve për trajtimin e fytyrës & Spa-ja!

    Në hyrje, përballemi direkt me zonën e ekspozimit të produkteve Swiss Line dhe shitjes së tyre, të ndriçuar nga  dritë e butë led, e cila thekson me hijeshi produktet. Përbri, gjendet zona e pritjes, e konceptuar me mobilje moderne dhe elegante. Hyrja përmbyllet me recepsionin i cili ravijëzohet nëpërmjet relievit të bardhë të alpeve `zviceriane në sfond.

    Dizajni i përgjithshëm është një kombinim i elementeve moderne dhe luksoze dhe detajeve të zbehta të stilit klasik shumë preciz të përdorur në mure dhe tavan. Të gjitha këto lidhen së bashku nga një ngjyrë e bukur fildishi e përdorur pothuajse në të gjithë SPA-në.

    Kjo i jep një ndjenjë të freskisë, rinisë, qetësisë dhe mirëqenies në përgjithësi!

    Archistudio i ka dhënë Swiss Line trajta minimale, por me elementë delikatë të klasikes, që nga përsëritja ritmike dhe simetrike e vitrinave, te kornizat me trajtën e flamurit zvicerian të modifikuar, i dukshëm vetëm nën prezencën e dritës si te mobiljet ashtu dhe në dhomat e masazhit dhe deri te tavani i dekoruar.
    Metali, bakri, spikat si elementi cili ndërhyn në të gjithë hapësirat për të forcuar kompozimin e një ambjenti bashkëkohor.

    Autori
    Anita Tare
    Galeria
    swiss line archistudio swiss line archistudio swiss line archistudio swiss line archistudio swiss line archistudio swiss line archistudio swiss line archistudio swiss line archistudio

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link