Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    SHTËPIA PRIVATE

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      ARCHISTUDIO

    • Faqja e Studio

      https://www.facebook.com/mjarchistudio/

    • Arkitekti

      Matilda Pando, Junilda Karanxha

    • Tipologjia

      Residential Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2016

    • Sipërfaqja

      425 m2

    • Photography

      Genti Onuzi

    Përshkrimi

    Shtëpia Private nga Archistudio është ndërtuar në qytetin e Vlorës, në fundin e një shpati të pjerrët malor, mes bimësisë karakteristike të zonës, duke zbritur fare pranë rrugës së rivierës dhe vijës bregdetare.

    Dizajni i projektit lindi natyrshëm, duke ndjekur kufizimin dhe pamundësinë e shtrirjes së pronës, karakteristikat e vendit dhe topografinë.

    Ndërtimi u pozicionua në platformën më të balancuar të terrenit, por edhe në hapjen më të privilegjuar të peizazhit, duke përfituar pjerrësinë e skarpatit në veri, me projektimin e një diafragme nëntokësore në mbrojtje të rrëshkitjeve të terrenit shkëmbor.

    Vila është konceptuar si një strukturë sa e ngurtë po aq minimaliste, me plane të lëvizshme të hapura, si dhe të ndërfutura nëntokë, mbulesa të përshkallëzuara dhe të thyera në lidhje, të cilat krijojnë shkrirje në vazhdimësi me mjedisin natyror dhe gjelbërimin.

    Një faktor tjetër që vlen të përmendet është se janë minimizuar elementet dekorative. Imazhi i siguruar nga volumet dhe këndet e plota të mbulesave, brisoleve vertikale, dritëhijet e hedhura gjatë ditës dhe hënës gjatë natës, në veshjen e betonizuar, funksionojnë si dekori kryesor i vilës.

    Epitomizimi i mjedisit natyror propagandon arkitekturë më diskrete, më racionale, kjo në vëmëndjen tonë, thjeshtëzon formën duke vlerësuar hapësirën funksionale si brenda dhe jashtë, dritën, kontrastet, transparencën dhe të natyrshmen në teknikën e ndërtimit apo materiale.

    Koncepti hapësinor është i lidhur me të gjitha këto karakteristika, veçanërisht me materialet dhe dritën.

    Është përzgjedhur një material i ngurtë si betoni, për të theksuar gjeometrinë dhe shfaqjen vëllimore të objektit, çka ndikon dhe në formimin e hapësirave të brendshme. Në të njëjtën kohë, çeliku dhe druri balancojnë dhe diferencojnë marrdhëniet e volumeve, linjave dhe peshën e materialeve në tërësi.

    Shtëpia Private nga Archistudio është e organizuar vizualisht në dy volume kryesore, në një dhe dy kate mbi tokë.

    Dhe pse banesa mbetet një hapësirë shumë personale, ku përzihen funksionet jetike brenda dhe jashtë saj, qëndrueshmëria lidhet veçanërisht me aspekte pasive, që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin mbi vlerësimin e natyrës.

    Tarraca e shfrytëzuar dhe e gjelbëruar me bimë karakteristike mesdhetare, si lavandër e trumzë, e aksesuar nga ashensori transparent, është bërë pjesë e një ekosistemi natyror të gjetur dhe të kultivuar aty.

    ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private

    ARCHISTUDIO - Shtëpia Private

    Zona  e ditës me lartësi të dyfishtë vijon sipas një lëvizshmërie fluide në plan gjithashtu, ku një ndër elementët më të rëndësishëm të ridimensionimit të saj është mënyra si ndërhyn drita natyrale.

    Ndriçimi natyral subjektivisht i mundëson volumit të ristrukturohet, përms intersektimit të tij shumë dimensional, mes thyerjeve dhe kontrasteve që drita krijon.

    Mjediset e shërbimit zhvillohen në katin nëntokë dhe në katin përdhe, ndërsa zona e natës në katin e dytë lidhet me tarraca dhe plane me skarptin e pjerrët të malit në veri, duke u shkrirë me të.

    ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private

    Autori
    Florida Tare
    Vendndodhja

    Vlorë, Albania

    Get Directions
    Galeria
    ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private ARCHISTUDIO - Shtëpia Private

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link