Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    SMEG: RECETA PËR NJË KUZHINË TË ËMBËL!

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Forma të rrumbullakosura, detaje klasike, ngjyra pastel dhe shumë gjelbërim. Kjo është receta e përsosur për një kuzhinë të ëmbël, e cila do të magjepsë çdo adhurues të stilit dhe dizajnit. Bëjeni kuzhinën tuaj të gumëzhijë stil dhe karakter duke përdorur këto gjashtë përbërës:

    1.Një frigorifer ikonik FAB28

    Gama e stilit të viteve 50-të nga Smeg përmban dizajne të pagabueshme, linja klasike, të lakuara dhe ngjyrat të gjalla të cilat kombinohen në mënyrë të përsosur me teknologjinë më të përparuar. Frigoriferi më i mirë dhe me dizajn origjinal FAB28 është më shumë sesa thjesht një frigorifer duke dominuar në çdo hapësirë që vendoset. Një përbërës i tillë në ngjyrë të bardhë nuk do t’ju zhgënjejë asnjëherë pasi nuk del kurrë nga moda.

    SMEG: RECETA PËR NJË KUZHINË TË ËMBËL!

    2. Një furrë e linjës Victoria

    Estetika ekskluzive, cilësia e shkëlqyeshme dhe dizajni unik janë përbërësit që e bëjnë çdo pajisje Smeg speciale. As linja Victoria nuk është përjashtim. Frymëzuar nga soba e parë e Smeg ‘Elisabeth’ e prodhuar në 1948, furra Victoria kap në mënyrë të përsosur thelbin e dizajnit klasik të përjetshëm dhe estetikës së jashtëzakonshme.

    3. Një pianurë me induksion

    Smeg ofron një sërë pianurash të cilat janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shkurtuar kohën e gatimit, për të kontrolluar me saktësi temperaturat dhe për të minimizuar konsumin e energjisë.

    4. Pajisje të vogla Smeg të stilit të viteve ‘50 (sipas dëshirës)

    Detajet janë ato që i japin karakter atmosferës dhe e bëjnë të veçantë një pjatë të kuzhinës së lartë. Pajisjet e vogla shtëpiake të stilit retro janë produkte të gjithanshme, kushtuar atyre që duan të rrethojnë veten me objekte që kanë personalitet, pa harruar performancën e një cilësie të lartë.

    SMEG: RECETA PËR NJË KUZHINË TË ËMBËL!

    5. Dollapë me ngjyra pastel

    E ekuilibruar, relaksuese, joformale: jeshilja pastel është më shumë se një ngjyrë - është një kthim mbrapa në kohë në vitet pesëdhjetë. Ky tonalitet, midis mentes dhe bruzës, i zbehtë dhe i ndritshëm, qëndron mjaft mirë në një mjedis të karakterizuar nga ngjyra gri ose e bardhë, midis frigoriferit FAB dhe këndit të gatimit Victoria.

    SMEG: RECETA PËR NJË KUZHINË TË ËMBËL!

    6. Dy vazo me lule

    Kompletoni estetikën e kuzhinës tuaj duke përfshirë edhe diza vazo me lule për ambiente të brendshme. Mund t’i vendosni ato mbi banakun e punës, mbi frigoriferin Fab28 ose mbi tavolinë. Mos ngurroni të zgjidhni edhe bimë në përmasa të mëdha. Kështu kuzhina juaj do të marrë frymë lirisht duke u bërë vendi i preferuar për të kaluar kohën në shtëpi.

    SMEG: RECETA PËR NJË KUZHINË TË ËMBËL!

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link