Drita natyrale, që buron nga dielli është një kombinim i të gjitha ngjyrave në spektrin e dritës së dukshme. Çdo ngjyrë është e përfaqësuar në mënyrë të barabartë në një rreze drite natyrore, duke i reflektuar ngjyrat e objekteve me saktësi. Për një përvojë optimale të ndriçimit, drita artificiale duhet t’i përafrohet sa më shumë asaj natyrale.
Krijimi i dritës së bardhë në një burim drite LED ndodh ose duke kombinuar LED të kuqe, jeshile dhe blu në të njëjtin burim drite ose duke inkorporuar fosfore të bardha në një LED blu për të gjeneruar dritë të bardhë, të ngjashme me mënyrën se si realizohet dritat fluoreshente.
Burimi i dritës LED nuk ka të pranishëm spektrin e plotë të ngjyrave. Mungesa e disa ngjyrave ndikon në mënyrën se si LED i pasqyron ngjyrat e objekteve në hapësirë. Burimet e dritës LED janë më pak "të sakta" se drita natyrore ose inkandeshente.
Kjo ishte sfida e Studio Luce by Abiesse kur realizoi projektin illuminoteknik të ndriçimit të pikturave të Onufrit dhe veprave të ekspozuara në Muzeun Kombëtar Ikonografik në Berat.
Studio Luce nga Abiesse duhej të ofronte një zgjidhje ndriçimi që do të jepte të njëjtën përvojë optike të dritës natyrale në mënyrë që pikturat të vinin në syrin e publikut në të gjithë botën e ngjyrave të tyre, me një fokus të veçantë në "ngjyrën e kuqe" unike të Onufrit.
Nga të gjitha ngjyrat në spektrin e dritës, e kuqja është më e vështira për t'u ndriçuar me ndriçim LED.
CRI (Colour Rendering Index), i matur në një shkallë nga 1 – 100, tregon saktësinë me të cilën një burim drite i shpalos ngjyrat në hapësirën që ndriçon. Burimet e dritës me spektër të plotë si drita natyrale dhe burimet inkandeshente (halogjene) kanë një CRI prej 100. (CRI) është një parametër i përdorur gjerësisht për të përshkruar saktësinë dhe besnikërinë e ngjyrave. Llogaritet si një rezultat mesatar i pikëzimit në realizimin e 8 ngjyrave primare dhe 7 ngjyrave plotësuese.
Secila nga këto pikë quhet Ri, ku përfaqëson rezultatin e testit të kampionit të ngjyrës. Për shembull, R9 është një tregues që i referohet gjerësisht ngjyrës së kuqe të thellë dhe është njëkohësisht një tregues i rëndësishëm i cilësisë së ngjyrave për ndriçimin e aplikuar, veçanërisht në ndriçmin e veprave të artit.
Studio Luce nga Abiesse dhe Exenia Lighting zgjodhën teknologjinë më të përparuar Led, me zgjidhje ndriçimi me R9 më të larte se 95, në mënyrë që përvoja që marrim kur vizitojmë pikturat e Onufrit brenda Muzeut Kombëtar të Ikonografisë të jetë e kompletuar në çdo detaj.
Vizitori arrin të perceptojë në mënyrë perfekte ngjyrat, kombinimet dhe atmosferën e pikturave. Drita formon gjithçka rreth nesh dhe Studio Luce nga Abiesse kujdeset veçanërisht që ajo që shohim, ajo që perceptojmë të jetë e ndriçuar në mënyrë të përsosur, në mënyrë që të përjetojmë maksimumin e gjithçkaje që na rrethon.