Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Avatelier
-
Arkitekti
Armand Vokshi, Alba Caja
-
Tipologjia
Interior Design, Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
-
Sipërfaqja
450 m2
-
Kate
3
-
Photography
Shpëtim Baca
-
Ekipi
Inxh.gli Kondi, Julian Kasharaj, Mamica Babi, Ylli Molla
Përshkrimi
NGA ARKITEKTI
Projekti i ndërtesës rrjedh nga veçoritë e terrenit, pjerrësia e tij, vegjetacioni, panorama si dhe prej kërkesave te klientit, i cili i lejoi arkitektëve që të definojne programin e një shtëpie familjare për të jetuar në një relacion të ngushtë me peizazhin e qytetit të Tiranës dhe atë te peizazhit të malit të Dajtit.
Njëkohësisht, vila shtrihet përgjatë një aksi lindje-perëndim që arrin maksimumin si një hapësirë fantastike e jetesës në natyrë, me mure të xhamta që rrëshqasin e që lejojnë shikimin e peizazhit të qytetit, dritën dhe malin.
Projekti u konceptua si një seri volumesh të pavarura të vendosura nën dhe midis tarracave horizontale fluide. Këto volume të pavarura në gur, beton dhe xhami janë vendosuara në hapësirë për të krijuar raporte të ndryshme të hapësirave të brendshme dhe asaj të jashtme.
Në Jug, vila eshte e futur nën tokë për arsyen e pjerrësise së madhe që ka kodra dhe hapet për pjesën e mbetur duke filluar nga zona e kuzhinës deri në fund të anës perëndimore.
Në veri-lindje volumi hapet kundrejt panoramës. Dyert e xhamta në tre anët rrëshqasin dhe hapësira kryesore e shtëpisë hapet plotësisht ndaj peizazhin. Terracat dhe soletat e bardha shtrihen horizontalisht në ajër në raport me peizazhin dhe hapësirën.
Volumet e ndara, oxhaku i gurtë, shkallët e brendshme të hekurta që lidhin tarracat lundruese arrijnë të konturojnë hapësirën dhe fshehin të gjithë strukturën mbajtëse.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania