Shtëpi e ëmbla shtëpi thuhet gjithmonë dhe në këtë rast kuzhina e restorantit apo kuzhina e shtëpisë janë gjithë shtëpia ime. Kam udhëtuar në Shqipëri dhe jashtë saj për të gatuar në festa private, por gjithmonë duke përcjellë kuzhinën më të mirë shqiptare të transformuar në kohë dhe kjo më bën të ndjehem mirë. Në çdo rast që dal jashtë kuzhinës time nuk ndiehem shumë komod sepse nuk gjej gjithmonë atë që kam nevojë për të realizuar lehtësisht pjatat e këtij lloj gatimi, por padiskutim që prezantoj vetëm më të mirën dhe pjata që i përshtaten ambjentit që do t’i serviren.
Stili, mënyra e gatimit, përbërësit cilësorë dhe shija janë të panegociueshme në kuzhinën time.
Pa diskutim që pasioni dhe teknologjia ndihmojnë për avancimin e cdo recete të re që krijoj, edhe në restorantin tim.
Është vendi ku frymëzohem dhe emocionohem. Ajo është më e vogël se në restorant, por ka ndjesi më të mëdha. Shijoj gjithmonë mënyrën e përgatitjes së ushqimit dhe pres me padurim të provoj pjatat, sepse atje gatuan nëna ime dhe gjithçka që gatuan ajo është e mrekullueshme dhe ndërkohë më inspiron edhe mua.
Janë disa receta që vazhdoj ti gatuaj si një traditë familjare. Ato janë burim për gastronominë e pasur që prezantojmë vazhdimisht, thjesht i transformojmë në kohë për ti sjellë një stilin gurme. Nuk ndryshojnë përbërësit, por mënyra e gatimit dhe përdorimi i përbërësve në një kombim sa më perfekt.
Tavë orizi që nuk është tavë orizi është inspirimi që ka lindur tek tepsia me pilaf dhe peshk furre që ka gatuar gjithnjë nëna ime. Për të transformuar këtë pjatë më ka ndihmuar edhe Ilve, soba që ka qenë dashuri me shikim të parë në Vanto, sepse më jep lehtësi në realizimin e të gjithë përbërësve të pjatës duke ruajtuar vlerat ushqyese dhe duke i dhënë shijen unike që unë synoj të kem në çdo pjatë.
Nëpërmjet Ilve, në kuzhinën time në restorant apo në shtëpi mund të jem tradicional, modern dhe kreativ, pra më mjafton kjo pajisje kuzhine që unë të ndjehem komod në gatim dhe të ofroj atë që dua, duke rikrijuar recetat e trashëguara në mënyrën më moderne të mundshme, falë teknologjisë që Ilve prezanton.
Gjithmonë nis nga një shkëndijë!
Së pari mendojmë së çfarë kemi dëshirë për të realizuar dhe vijojmë pas duke studiuar teknika gatimi/përgatitjes dhe mënyrën e prezantimit. Duke patur pajisjet e duhura, e për këtë më ka ndihmuar Vanto ku jam edhe brand ambasador dhe gatuaj receta në showroom cdo javë, sepse ka gjithmonë atë që më nevojitet në kuzhinë.
Kur gjendem në ambiente te tilla, frymëzohem për të sjellë mënyra të reja prezantimi ushqimi apo për të krijuar nga e para.
Pasi kemi ndërtuar idenë sesi do të jetë pjata, i vendosim një emër. Emri na ndihmon për mënyrën sesi duhet prezantuar dhe si do të qëndrojë kjo pjatë në sherbim. Sa herë që jam i stresuar shkoj në kuzhinë dhe aty relaksohem dhe më duket edhe sikur çlodhem. Një kuzhinë e kompletuar bëhet emocionale dhe sigurisht që përfundon duke realizuar një pjatën shumë të shijshme dhe plot vlera ushqyese. Një ambient i rrëmujshëm dhe i lodhshëm për syrin, padiskutim që krijon ngarkesa emocionale edhe për shefat e kuzhinës.
Sa më shumë të duash të eksperimentosh, aq më shumë kupton se ka ende më shumë. Për këtë arsye, të vjen oreksi për të studiuar teknika të reja dhe kombinime të reja produktesh që japim një pjatë të shijshme. Ushqimi është një udhëtim në kohë që nuk ndalon asnjëherë. Informacioni, teknikat shija dhe kombinimet e ndryshme nuk mbarojnë asnjëherë, është si universi që nuk ka fund. Mendoj se ky nivel është përtej meje dhe kjo më nxit në eksplorim duke mbajtur në këtë mënyrë edhe interesin gjallë në mënyrë të vazhdueshme.
Edhe në restorantin tim, tek Rapsodia, menuja ndryshon vazhdimisht. Edhe në Vanto, ndjekësit dhe klientët aty, shkruajnë dhe kërkojnë receta të reja çdo javë.
Në Vanto vleresoj seriozitetin, kujdesin për detajet dhe përzgjedhjen e brandeve më të mira, pa asnjë kompromis. Vlerësoj pasionin dhe iniciativën për të sjellë në Shqipëri marka dhe produkte që shqiptarët ende nuk janë familjarizuar, dhe kjo kërkon guxim.
Por, unë ndalem gjithmonë aty ku kam shpirtin. Për këtë arsye mund të them se nuk ka si soba Ilve. Ajo është dashuria e parë që nuk mund ta harrosh asnjëherë dhe dëshiron ta kesh gjithmonë.
Të gjitha janë soba që të japin mundësi për të gatuar mirë dhe për të bërë pjata fantastike, qe nga mishi në hell deri tek delikatesat moderne, sipas fantazisë së atij që gatuan, për të bërë pjata që nuk i dëmton në strukturë sepse ke mundësi ti pjekësh, ti ziesh apo të gatuash në tigan në temperatura të ulta, ashtu siç e do teknika moderne sot për sot dhe këtë e mundësojnë këto pajisje të Vantos. Madje Asko sjell edhe pianurën me gradë Celcius, që është e pazakontë dhe garanton precizion dhe kontroll maksimal të temperaturës, edhe për gatimet në pianurë.
Me Asko jam tejmase i kënaqur edhe me gatimin 100 % avull, si në asnjë furrë tjetër për përdorim shtëpiak.
Me Falmec kemi përgatitur një recetë që e gjeni edhe në rrjetet sociale në Vanto, ku aspiratori i integruar në pianurë ka thithur edhe flakën e gatimit. Gatuaj shpesh edhe me Siemens dhe e ndez furrën ndërkohë që parkoj, me Wi-Fi Home Connect. Ndihem konfident kur bashkëpunoj me profesionistë, edhe vetë qëndroj i përditësuar për zhvillimet më të fundit të teknologjisë dhe dizajnit.
Për njerëzit që më vizitojnë ndërkohë që gatuaj në Vanto, është e rëndesishme të kuptojnë që mrekullitë nuk ndodhin vetëm në restorant, por ka pajisje dhe teknika qe janë kaq praktike dhe një ndihmë e madhe edhe për amvisat në shtëpitë e tyre. Për ata që nuk kanë aftësi të dalluara në kuzhinë, apo nuk duan të shpenzojnë orë, mjafton memorizimi i recetave dhe rikrijimi i tyre më pas vetëm me një buton. Teknologjia padiskutim që lehtëson çdo proces dhe kush e provon nuk mund të heqë më dorë nga ky stil jetese!
Vanto është që inspiron kreativitet. Duke parë këto pajisje, ndërmend të vijnë gjithmonë shijet që janë shumë të pazakonta dhe në të njëjtën kohë mund të prekesh traditën me modernen. Ti mund ti qëndrosh besnik të vjetrës apo të rrokësh të renë dhe kjo është mundësia që të jep Vanto. Mbi këto ndjesi tashmë jam duke ndërtuar edhe një pjatë të re ku do të reflektohen jo vetëm ngjyrat, por krejt atmosfera, shija, nostalgjia. Përbërësit? Gjithçka ndërmjet traditës dhe modernes, por të kombinuara me mënyrën sesi vetë Vanto ka kombinuar në pajisjet e saj traditën me përmirësuesit teknologjikë që ka nevojë një kuzhinë kudo qoftë ajo, në shtëpi apo në një restorant.
Për recetën e plotë do duhet të me ndiqni në Vanto, çdo të martë.