Përshkrimi
"Jo Gjithë Dritëhijet e Qelqit'' është një ekspozitë arti me rreth 30 vepra arti të bëra prej qelqi në forma dhe madhësi të ndryshme nga artistja dhe arkitektja Joana Dhiamandi.
Kjo ekspozitë mirëpret vizitorët në sallën e Ministrisë së Kulturës. Të ndara në disa mini-seri, dalin dy pika të rëndësishme: pjatat dhe format abstrakte.
“Pavijoni”, do të jetë i hapur në hollin e Ministrisë së Kulturës, nga data 10 qershor deri më 10 korrik 2022.
Shumë falenderime i shkojnë Elva Margaritit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Ergys Krisiko, kuratorit i ekspozitës! Fotografitë nga Zeni Alia.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania