Veprimtaria e Kristo Sotirit I kalonte kufijtë e vendit. Sfondi historik I jepte prioritetin e pionerit të arkitekturës shqiptare. Një figurë si Sotiri meriton të nxirret në pah, të njihet dhe të vlerësohet si duhej ndaj dhe ne vendosëm të ndajmë pak nga historia e formimit dhe punët e tij si arkitekt.
Kristo Sotiri lindi më 27 Mars të vitit 1870, në qytetin e Pogradecit, në një familje me 6 persona. I ati I tij ishte tregëtar, ndërsa e ëma shtëpiake. Duke u ndodhur në këto rrethana familja ishte në vështirësi ekonomike gjë që e bëri kreun e familjes të emigronte në Rumani, në një qytezë të vogël e quajtur Tuçla. Pas një pune dhe përpjekjeje të madhe I ati I Kristos, Vangjeli ia del të ngrejë një fabrikë që merrej me shitjen dhe përpunimin e drurit. Pas 5 viteve punë Vangjeli ja del të tërheqë dhe familjen në Rumani. Atje I riu Kristo përfundon arsimin fillor, e më pas atë të mesëm në qytetin e Galacit. Në moshën 23 vjecare Kristo vendosi të ndiqte edhe studimet e larta. Por këtë here ai vendos të shkojë në Itali, tokë e përzgjedhur nga piktorët e arkitektët e kohës. Këtu ai zgjedh universitetin e Padovës, I regjistruar në fakultetin e inxhinierisë civile, e përfundon atë në vitin 1898 si inxhinier ndërtimi. Një fakt interesant është se gjatë kohës që vazhdonte studimet në Padova, Sotiri udhëtonte shpesh drejt Venecias dhe ishte shumë I tërhequr nga vlerat artistike dhe monumentale të saj. Për këtë arsye ai vendos që pas diplomimit si inxhinier të studiojë në Akademinë e Arteve të Bukura Mbretërore. Pas gjashtë vitesh studime, inxhinier Sotiri diplomohet si arkitekt.
Ark.Kristo Sotiri
Një ngjarje mjaft interesante e jetës së tij është njohja, gjatë kohës që ndiqte akademine, me konteshën Bianca Maria Querini, me të cilën më pas martohet. Kjo martesë e ndihmoi arkitektin të hynte në rrethe të larta shoqërore.
Për sa I përket anës profesionale kemi një lëvizje të Sotirit nga Italia në Rumani, rreth vitit 1909, ku punonte në oborrin e mbretëreshës Elizabeta. E me pas në Konstanca, me funksionin e drejtuesit të një studioje projektimi.
Rreth viteve 1920, pas thirrjes që iu be të gjithë figurave të shquara të emigracionit për tu vënë në shërbim të ndërtimit të shtetit të pavarur shqiptar, Kristo Sotiri kthehet me familjen e tij në Shqipëri ku punon si arkitekt I oborrit mbreteror. Aktiviteti I tij profesional shtrihet në disa qytete ku do të veçonim Durrësin, Shkodrën, Korçën, Tiranën.
Në vitin 1932 Sotirit I ndahet nga jeta e shoqja e tij prej 29 vitesh martesë. Dy vite pas kësaj ngjarjeje ai vendos të martohet sërisht, me Juliana Kacinarin me te cilën ka dhe dy djem.
Me pushtimin fashisht në vend, në vitin 1939, arkitekt Sotiri shkarkohet nga funsioni I mëparshëm dhe detyrohet të ushtrojë profesionin e tij në mënyrë private.
Pas çlirimit të vendit, në vitin 1945, ai emërohet inxhinier në Ndërmarrjen Rruga-Ura dhe më tej në Ndërmarrjen e Ndërtimit, Durrës. Në vitin 1947 riemërohet arkitekt në zyrën e punëve botërore të qytetit. Së fundi në karrieren e tij, në vitin 1951, Sotiri kalon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve, ku vazhdon deri në fund të jetës së tij. Me 28 shkurt të vitit 1953, arkitekti ndahet nga jeta.
“50 vite punë projektuese, nga restaurimi I një kishe në Itali, te një përmendore në Rumani e deri te një ndërtimi I një mauzoleumi në Shqipëri.”
Me fjalinë e mësipërme kuptojmë se sa e shtrirë në hapësire e në kohë ka qenë veprimtaria e arkitekt Sotirit. Nga të dhënat e dokumentuara shkruhet se gjatë viteve 1905-1906 Sotiri ka qenë pjesë e grupit restaurues të Kishës Santa Maria della Salute në qytetin e Venecias. Gjithashtu në disa dokumenta të trashëguara në familje, bëhet fjalë për një revistë “Architettura Italiana”, listohen disa projekte të Sotirit.
Përmbajtja e listës:
Riparime të kupolës së kishës Santa Maria della Salute e të kapelës të San Giuseppes në Venecia.
Projektoi ndërtimet e Stabilimentit të Madh të Banjave në Lidon e Venecias.
Projektoi ndërtesat e Ossariumit në Lidon e Venecias.
Projektoi ndërtesat e disa vilave në Lidon e Venecias.
Projektoi pallatin e Borsas, në Genova.
Projektoi pallatin e Madh della Cupole, në Genova.
Projektoi pallatin e Madh della Cornice, në Genova.
Projektoi kinema-teater, në Genova-Pegli.
Projektoi Ossarium, në Kostanca (Rumani).
Projektoi Stabiliment banjash “Casino”, në Kostance (Rumani).
Projektoi Xhami otomane, në Kostance.
Projektoi Bankën otomane, në Kairo.
Të dokumentuara gjithashtu janë konkretisht dy objekte: Përmendorja “Avantul Tarii” dhe një bllok prej katër banesash, në një rrugë kryesore të Konstancës.
Me kthimin në atdhe arkitekt Sotirit I atribuohen këto vepra:
Në Tiranë: Ndërtesa e z.Abdi Toptani (projekt), ndërtesa e ish Bibliotëkes Kombëtare, pallati I Princeshave (projekt), Bashkia e kryeqytetit (projekt), Stacioni I Trenit (projekt), vile personale (projekt).
Ish Biblioteka Kombëtare, Tiranë
Në Korçë: Projekti I Kishës së Vllehëve dhe plani I ndërtimit të kishës së Mitropolisë.
Kisha e Vllehëve, Korçë
Në Durrës: Projekti I vilës së Mbretit Zog, Bashkia e qytetit, vila në plazh, Vila Lule, banesa e familjeve Kalamishi, Kosova, Goga, Krosi, Koja, Breshka e Jorgji. Së fundi, por jo nga rëndësia, Mauzoleumin e Dëshmorëve.
Banesa e Mantho Jorgjit, Durrës
Banesa e Jovan Goga, Durrës
Banesa e vëllezërve Kosova, Durrës
Në Shkodër: Vila e Shirokës.
Vlia Mbretërore, Shirokë
Në Elbasan: Ndërhyrje për rregullimin e ndërtesave të Prefekturës dhe të Shkollës Normale.
Në Gjirokastër: Ndërtesa e burgut të përgjithshëm në brendësi të Kalasë (projekt).
Veç punimeve që përmendëm më sipër arkitekt Sotiri ka hartuar mjaft projekte të cilët për arsye të ndryshme nuk janë zbatuar.
Referuar librit të Koço Mihos "Arkitekt Kristo Sotiri"