MVM Architecture, Construction and Development kërkon të punësojë një Arkitekt me 2-5 vite eksperiencë.
Profili i kandidatit që kërkojmë:
Kandidati ideal duhet të ketë aftësi shumë të mira krijuese dhe komunikimi, si dhe të jetë i aftë të punojë në grup gjatë gjithë procesit të projektimit.
Aftësi/Kualifikime të preferuara:
Diplomë në Arkitekturë dhe 2-5 vite eksperiencë pune.
Njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e projektimit.
Eksperiencë dhe aftësi për të propozuar zgjidhje inovative në projektim.
Aftësi për të respektuar afatet e punës (deadlines).
Njohuri në përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor të projektimit.
Njohuri të kërkuara në programe kompjuterike:
Revit
AutoCAD
Photoshop (përparësi kanë kandidatët me njohuri në InDesign dhe Illustrator)
Software për renderizim si: 3ds Max, Lumion, SketchUp, etj.
(Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri në 3ds Max dhe Corona Render ose V-Ray.)
Aplikimi:
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë:
Një letër prezantimi Një portfolio në format PDF (maksimumi 20 MB)
në adresën e emailit: [email protected], me subjektin: "Pozicioni – Emër Mbiemër".
Paga do të përcaktohet në përputhje me eksperiencën, edukimin dhe njohuritë e dëshmuara.