Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Architectkidd
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Luke Yeung
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
7000 m2
-
Photography
Wworkspace, Panoramic Studio, Ketsiree Wongwan
-
Ekipi
Luke Yeung, Manassak Senachak, Korpong Sanaha, Nashanachart Jitjaengthanyakorn, Ployratsamee Thammajindawong, Mana Nampanwiwat
Përshkrimi
Architectkidd ka përfunduar projektimin e Megapark, një qendër rekreative tregtare në Bangkok, në bashkëpunim me arkitektët e peizazhit Landscape Colaboration.
Arkitektura e Megapark është projektuar të jetë një lloj skele me gjelbërim. Struktura mund të mbajë bimësi vertikale dhe së bashku me mbjelljen dhe dizajnin e peizazhit, formon një filtër mjedisor midis hapësirave të brendshme dhe të jashtme. Dizajni lejon që drita dhe ajrimi natyror të përshkojnë ndërtesën brenda një klime tropikale.
Dizajni i Architectkidd përbëhet nga një platformë e ngritur që lidh qendrën tregtare drejt peizazhit të jashtëm. Arkitektura vepron si një urë lidhëse dhe si një hapësirë publike që ndërvepron me zonat e jashtme dhe kopshtet.
Materiali kryesor i dizajnit përbëhet nga kolona çeliku të galvanizuar 20cm x 20cm që janë të vendosura 1 metër larg njëra-tjetrës. Kolonat e çelikut ofrojnë mbështetje strukturore për vendkalimet, tendat, sistemet dhe hapësirat e programit. Me hapësirën e përsëritur, qëllimi ishte të shmangeshin rrjetet tipike të ndërtimit në shkallë të gjerë dhe sistemet e nevojshme për ndërtesat tregtare.
Përdorimi i çelikut u frymëzua nga urat lokale të këmbësorëve dhe infrastrukturat e këmbësorëve në Bangkok. Architectkidd dhe projektuesit strukturorë Aurecon e transformuan këtë precedent në një kornizë të hapur dhe një sistem të integruar arkitekturor dhe strukturor për të akomoduar aktivitetet dhe programet publike. Programi prezanton objektet komunale, parqet, pazaret dhe zonat rekreative në tre nivele në qendrën tregtare ekzistuese. Sfida në dizajn ishte transformimi i një hapësire tregtare më parë të mbyllur në një hapësirë më ekstroverte për komunitetin.
Kornizat krijojnë një ritëm natyral të tyren, me gjerësi dhe lartësi të kornizave që ndryshojnë gradualisht në një mënyrë që fasada të japi ndjesinë e rrjedhshmërisë në të gjithë sitin. Rezultati është një qasje arkitekturore më natyrale që ofron hapësira më intime në shkallë njerëzore.
Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që kur u ndërtua qendra tregtare që mbate dyqanin e pare IKEA në Tajlandë. Që atëherë, mjedisi urban në Azinë Juglindore ka evoluar ndjeshëm. Dizajni i Architectkidd sjell një vizion ndryshimi në modelin e qendrës tregtare si dhe një mundësi për të eksperimentuar me qasje të reja që kombinojnë komercialitetin me komunitetin dhe publikun.
Project contributers
Manufacturers : ALPOLIC, American Standard, Atlas Schindler, COTTO, WE-EF, T-Rex Steel, TOA, Taiyo Kogyo
Design Consultant: Deline Architects, Jutharat Thatprakob
Structural Engineer: Aurecon
MEP Engineer: Aurecon
Landscape: Landscape Collaboration
Construction: Future Construction
Landscape Construction: Ped Garden Co.Ltd
Architect In Charge: Luke Yeung
Design Team: Luke Yeung, Manassak Senachak, Korpong Sanaha, Nashanachart Jitjaengthanyakorn, Ployratsamee Thammajindawong, Mana Nampanwiwat
Client/Developer: Siam Future Development
Vendndodhja
Bangkok, Thailand