Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Jora Kasapi architecture & design
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Jora Kasapi
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2017
-
Sipërfaqja
215m2
-
Photography
Artemis Hajdini, Bora Dervishi
Përshkrimi
PËRSHKRIMI NGA ARKITEKTI
Last Supper Tirana është konceptuar të jetë hapsira më e re, më e ngrohtë dhe mikpritëse për grupe shoqërore dhe adhurues Burger-ash. Qëllimi kryesor ishte që të krijohej edhe në Tiranë një vend i veçantë, i përshtatshëm për një gastro-pub, duke kombinuar në të njëjtën kohë të dy eksperiencat, ajo e të shijuarit të një burgeri/vakti kryesor me atë të marrit pjesë në lojëra të ndryshme tavoline dhe në grup, si futboll, karaoke etj., së bashku me shumë shokë, në orët e vona të mbrëmjes.
Karakteri i vendit është prezent e i mishëruar në zgjedhjen e materialeve dhe në organizimin e hapësirave kryesore. Si pasojë, është krijuar një kuzhinë e hapur dhe trasparente afër me hyrjen kryesore të ambientit, për ti vënë në dijeni klientet për freskinë e produkteve të përdorura, si dhe të gatuarit në moment të pjatave.
Ka një larmi në përdorimin e paternave dhe ngjyrave në Interior. Ky fakt vihet re lehtë në përdorimin e drurit, brezave të paletave të ricikluara, imitimi i betonit në veshjen e mureve, pllakat gri dhe krem në prerje të vogël diku duke imituar stilin retro të mureve të metrove më të hershme europiane, e diku të trajtuara me motivin e kurrizpeshkut, që bëhet ‘leitmotiv’ në trajtimin e të gjithë hapësirës së brendshme.
Si për ti dhënë pak freski të gjithë atmosferës dhe konglomeratit të materialeve të mësipërme, një pjesë e mirë e mureve trajtohen në ngjyre bruzi (turquoise) të lehtë. Motivi i lartpërmendur i kurrizpeshkut mund të evidentohet kudo në mënyrën së si janë trajtuar dyshemeja (me nje parket shumë special Avatara), mënyra se si janë trajtuar muret e zonës së kuzhinës, si dhe hapësira e të gjithë Barit (pjesa e pijeve).
Në stil, qëllimi kryesor ishte të mbahej një balancë mes karakterit urban/industrial dhe karakterit më të orientuar drejt natyrës, duke përdorur elementë që ta zgjojnë në shqisa, idenë e saj si bimët e varura dhe Terrariumet e varura apo elementet me strukture metalike që imitojnë pemët e larta me ndriçues të varur nepër to.
Një vëmendje e veçantë i është dhënë elementëve të realizuar me dorë si ‘Terrariumet’ me kaktuse dhe sukulentë dhe shumë vëmendje iu është dhënë dhe trajtimit të hapësirave të tjera, si: hapësira e brendshme e kuzhinës, tualetet, një zyrë për qëllime menaxhimi në ambient, veranda dhe hapësira e veçantë për ushqim ‘take away’, në fasadën kryesore.
Vendndodhja
Tirana, Albania