Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Greta Belishaku
-
Arkitekti
Greta Belishaku
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Cultural
-
Statusi
Project Idea
Përshkrimi
Festivali Artizanal, Kalaja e Beratit
Akropoli ose ndryshe rrethimi I dytë i kalasë së Beratit e cila daton që në shek.V p.e.s. është sheshi më i konturuar, i mistershëm dhe pika më e lartë e kalasë.
Rivitalizimi konsiston në konsolidimin e një grupi rrënojash të periudhës mesjetare dhe asaj osmane (shek.XIII deri në shek.XVIII), gjithashtu përfshin hapësira të reja me funksione inovative duke përfshirë edhe një sallë të vogël multifunksionale.
Propozimi për rinovim vjen duke u përpjekur për të siguruar që ansambli të jetë i qëndrueshëm jo vetëm për sa i përket konsumit të energjisë dhe kostove të mirëmbajtjes, por edhe duke përfshirë popullsinë vendase në shoqëri dhe duke krijuar një vend për aktivitete të reja kulturore dhe ekonomike. (të gjitha strukturat e propozuara janë të ç’montueshme dhe të transformueshme, mbi të gjitha nuk mbështeten/inkastrohen/kapen në asnjë moment me strukturat ekzistuese).
Rinovimi propozon nje rrjetë me; platforma, shkallë dhe mbulesa.
Këto elementë vendosen në mënyrë strategjike për të diferencuar periudhat e ndryshme historike dhe për të përforcuar pamje të cilat nuk mund të shiheshin më parë. Qëllimet e këtij rinovmi janë të shumta:
-Për të gjallëruar jetën e banorëve të kalasë dhe jo vetëm
-Për të përforcuar strukturat ekzistuese dhe për të parandaluar prishjen e mëtejshme
-Të transformojë rrënojat ekzistuese në hapësira të sigurta për vizita publike
-Për të futur aktivitete të reja kulturore dhe të vetë-qëndrueshme, duke kompensuar burimet e dobëta lokale
Pikat e forta dhe perfitimet:
-Rritjen e cilësisë së jetës së banorëve;
-Zhvillimi i turizmit vendor dhe ndërkombëtar;
-Zhvillimi i veprimtarive krijuese të bazuara në kulturë
-Përfshirja e komunitetit lokal.
-Përfitimet kulturore
-Përfitimet ekonomike
-Përfitimet sociale
Vendndodhja
Berat, Albania