“Të gjithëve na ndodh që të zhgënjehemi me produktet që nuk funksionojnë siç duhet. Si dizenjues dhe inxhinierë, ne sigurisht bëjmë diçka për të zgjidhur këtë problem. Ne të gjithë jemi të përkushtuar për shpikjet dhe përmirësimin”, do të thoshte dikur James Dyson, shpikësi i teknologjisë së vakumit ciklonik. Në vitin 1978, James Dyson u zhgënjye me performancën e dobët dhe gjithnjë në rënie të fshesës së tij me korent. Duke e veçuar, ai zbuloi se qesja e saj ishte bllokuar nga pluhurat, e cila bllokonte performancën e thithjes. Ai sapo kishte përfunduar së ndërtuari një kullë cikloni industriale për fabrikën e tij që ndante grimcat e bojës nga ajri duke përdorur forcën centrifugale. Por, a mund të funksiononte i njëjti parim dhe tek një fshesë më korent?
G-Force
Fshesa me korrent e James Dyson u shit për herë të parë në Japoni, shtëpia e produkteve të teknologjisë së fundit. E njohur ndryshe dhe si ‘G-Force’, ajo impresionoi japonezët me performancën e saj dhe shumë shpejt u shndërrua në një simbol të statusit, duke u shitur për 2,000 dollarë për copë. Ajo gjithashtu fitoi çmimin e Panairit Ndërkombëtar të Dizajnit në vitin 1991 në Japoni. Me fitimet nga shitjet e modelit G-Forcë, James Dyson arriti të krijojë kompaninë e tij, Dyson Ltd. Në vitin 1993 ai hapi qendrën e tij kërkimore dhe fabrikën në Cotsëolds, dhe vendosi që të niste punën për krijimin e një fshese të re me korrekt, një model që do të thithte grimca edhe më të vogla të plihurit. Modeli i quajt DC01, një emërtim i teknologjisë “Dual Cyclone” dhe ishte fshesa e parë me korent që kishte një kapictet thithjeje 100% gjatë gjithë kohës.
Kërkim, Projektim dhe Zhvillim
Sot, Dyson është i njohur është prezente në mbi 65 vende të botës me produktet e saj; fsheshat me vakum, tharëset e flokëve, stiluesit e flokëve, drejtuesin e flokëve, purifikuesit e ajrit, lagështuesit të ajrit, ndriçuesit e ajrit dhe shumë produkte të tjera inovative. Dyson është zhvilluar jashtëzakonisht shumë nga ideja dhe fillimet e një njeriu, duke u shndërruar në një kompani teknologjie, e cila ka në përbërjen e saj mbi 1 000 inxhinierë në mbarë botën. Por, nuk është vetëm kjo. Në bërthamën e kompanisë është një ekip gjithnjë në rritje i inxhinierëve dhe shkencëtarëve. Më shumë ide. Më shumë shpikje. Pajisjet Dyson kanë integritet strukturor. Ata janë rezistente dhe të lehta njëkohësisht. Një njohuri fantastike e gjeometrisë dhe materialeve pioniere nënkutpon që inxhinierët e Dyson me shumë pak materiale mund të arrijnë gjëra të jashtëzakonshme. Më pak materiale, më pak peshë, më pak mbeturina.
Dyson Airwrap gjenerata e re e stilueses së flokëve
Mjeti i stilimit më i vlerësuar është ridizajnuar rrënjësisht, për stilim më të shpejtë, më të lehtë, pa nxehtësi ekstreme. I nxitur nga përkushtimi i Dyson ndaj shkencës në funksion të kujdesit ndaj flokëve, stiluesi i ri me shumë stil sjell pajisje të reja dhe të riinxhinieruara të mundësuara nga fluksi i përmirësuar i ajrit me efektin Coanda. Të pakënaqur pa pushim, inxhinierët e Dyson sfiduan dizajnin e tyre për të kondensuar dhe shumëzuar efektin Coanda, duke krijuar një mjet stilimi plotësisht të personalizueshëm për të ofruar një sërë stilesh për lloje të ndryshme flokësh, pa nxehtësi ekstreme. Stilueset e gjeneratës së re, e bëjnë më të shpejtë dhe më të lehtë arritjen e kaçurrelave dhe valëve pa dëmtime nga nxehtësia, për të ndihmuar në ruajtjen e forcës së flokëve.
Duke përzier rezultatet e arritura më parë, tani përdoruesit mund të stilojnë flokët, duke krijuar kaçurrela dhe valëzime në drejtimin e akrepave të orës dhe kundër akrepave të orës, pa patur nevojë të ndërrojnë stiluesin, Shtojcat e furçave të ri-inxhinieruara ofrojnë formësim preciz me performancë të përmirësuar të Coanda, së bashku me një tharëse zbutëse të gjithanshme me qëllime të dyfishta Coanda. Duke kombinuar dy bashkëngjitje në një, efekti Coanda i tharjes mundëson rezultate perfekte në një kalim të vetëm, pa nxehtësi ekstreme dhe shndërrohet në një tharëse të fuqishme me lëvizjen e një çelësi. Një krehër me dhëmbë të gjerë, i krijuar për flokë kaçurrelë dhe me dredha, ndihmon për të shtuar formën, vëllimin dhe gjatësinë ndërsa thahet. Dhëmbëzat e krehërit Dyson janë të dizajnuara me majë të lakuar të butë për t'u rrëshqitur nëpër flokë, pa skaje të mprehta për t'u kapur, tërhequr ose shkaktuar dëme.
Stilim i përmirësuar dhe renduktim i dëmtimit të flokëve
Një ngjyrë e re e flokëve është një mënyrë e re për të ndryshuar pamjen e stinës, nga nuancat e ndezura të verës, në tonet e ngrohta të vjeshtës, pikat e ftohta të dimrit ose nuancat pastel pranverore. Por pavarësisht përfitimit vizual, zhvilluesit e produkteve të kujdesit të flokëve të Dyson kanë kryer kërkime duke zbuluar se si nxehtësia e lartë mund të shkaktojë zbehje të ngjyrës dhe dëmtim të thelbit të fijeve të flokëve.
“Sa më shumë nxehtësi të përdoret në flokë, aq më e rëndësishme zbehet ngjyra. Kjo është për shkak se nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë shtresën e jashtme të flokëve, e cila lejon që boja të largohet nga flokët dhe zbeh gjallërinë e ngjyrës. Dyson Corrale™ është e vetmja drejtuesi e flokëve me teknologjinë e pllakave përkulëse dhe kombinimin e pllakave të tij përkulëse dhe kontrollin inteligjent të nxehtësisë, e cila e inxhinieron atë për më pak zbehje të ngjyrave për shkak të nxehtësisë së tepërt”, thotë Veronica Alanis, inxhiniere e Dyson.
Dyson ka hulumtuar shkencën e stilit për më shumë se një dekadë, duke investuar 100 milion £ në laboratorët e saj të flokëve globalisht dhe duke u zhytur në shkencën e zbehjes së ngjyrave. Kjo ka ndihmuar në zbulimin e njohurive që zbulojnë se si, me edukimin dhe mjetet e duhura të flokëve, mund të kontrollohet dëmtimi dhe zbehja e ngjyrës.
Dyson Corrale është projektuar për të ofruar stilim të përmirësuar për të gjitha llojet e flokëve pa nxehtësi të tepërt. Ngjyrosja e flokëve mund të dobësojë flokët pasi është një trajtim kimik që mund të thyejë lidhjet në korteksin dhe kutikulën e flokëve. Dëmtime të mëtejshme mund të ndodhin shpejt me stilimin në temperatura të larta.
Dyson Supersonic, për flokë të butë dhe cilësorë
Tharësja e flokëve Dyson Supersonic është tharësja më e shpejtë, e fuqizuar nga motori dixhital i vogël, por i fuqishëm V9 Dyson, i cili rrotullohet deri në 110,000 rpm. Madhësia e motorit dixhital Dyson V9 i lejoi inxhinierët të rivendosin motorin në dorezë për ekuilibër optimal në dorë. Ndërkohë kontrolli inteligjent i nxehtësisë mat temperaturën e ajrit mbi 40 herë në sekondë dhe përshtat nxehtësinë. Kjo parandalon dëmtimin ekstrem të nxehtësisë, për të ndihmuar në mbrojtjen e shkëlqimit të flokëve tuaj. Teknologjia Air Multiplier përforcon ajrin me tre herë për të prodhuar një rrymë ajri të kontrolluar me presion të lartë dhe shpejtësi të lartë, për tharje të shpejtë dhe stilim preçiz.
Pas testimit rigoroz të llojeve të ndryshme të flokëve në laboratorët Dyson, kjo e fundit ka krijuar pajisje të ndryshme për tharëse flokësh Dyson Supersonic për të stiluar lloje të ndryshme flokësh. Shtojcat e projektuara nga Dyson përfshijnë zbutësen, përqendruesin stilues, shpërndarësin, krehërin me dhëmbëza të gjerë dhe shtojcën me efektin e ajrit të butë.
*Produktet e Dyson i gjeni në showroomet e Vanto Home, partner zyrtar i Dyson në Shqipëri. Për informacion më të detajuar mund të kontaktoni në numrin +355 67 300 3033 ose në adresën [email protected]