Commonsense Studio kërkon një arkitekt/e me eksperiencë për t’iu bashkuar ekipit në zhvillimin e projekteve deri në zbatim. Do punosh në projekte me kompleksitet të lartë, në një ekip bashkëpunues dhe me standard të lartë teknik e dizajni.
Çfarë do bësh:
Detajim arkitektonik për leje ndërtimi dhe faza zbatimi;
Përgatitje e preventivit dhe specifikimeve teknike;
Koordinim me disiplinat inxhinierike dhe konsulentët;
Aplikim dhe ndjekje e procesit të Lejes së Ndërtimit (AZHT/Bashki) dhe zbardhje e saj.
Çfarë kërkojmë:
Min. 3 vite eksperiencë në zyrë projektimi (leje ndërtimi / dokumentim);
Njohuri shumë të mira të rregulloreve dhe legjislacionit shqiptar;
Aftësi të forta teknike për të avancuar projektet në mënyrë të pavarur;
Revit (i avancuar) + AutoCAD; Adobe Illustrator dhe InDesign (avantazh);
Anglishte e avancuar;
Ambicioz/e, i/e organizuar dhe bashkëpunues/e;
Interes për kontratë afatgjatë (+2 vite);
Gatishmëri për t’u bërë pjesë e kulturës Commonsense: standard i lartë, bashkëpunim, integritet dhe vëmendje te ndikimi real i projektit.
Çfarë ofrojmë:
Projekte të larmishme dhe sfiduese, me standard të lartë dokumentimi dhe dizajni;
Hapësirë reale për rritje në rol dhe frymë nxitëse për zhvillim personal dhe në ekip;
Ekip bashkëpunues dhe kulturë pune me përgjegjësi e besim;
Mundësi për zhvillim profesional/trajnime (sipas performancës dhe nevojave të rolit).
Mjedis pune frymëzues dhe motivues, me kujdes për hapësirën, procesin dhe mirëqenien e ekipit.
Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas eksperiencës dhe nivelit të aftësive, me rishikim periodik + bonuse mbi bazën e performancës dhe përgjegjësive; rritja e kompensimit lidhet drejtpërdrejt me kontributin.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe portfolio në [email protected].
Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me e-mail për intervistë.